| E enjte, 07.04.2022, 04:14 PM |
 Neki Lulaj
Neki Lulaj
FËMIJËT
Janë
hoje mjalti për nektar shpirti  
Janë
filiza në lulishten e jetës. 
Janë
harku i diellit me ngjyra gëzimi. 
Janë
drita e dritës për sytë e qiellit   
  
Janë
gazi me i ëmbël prindëror  
Janë
engjëj dhe dhurata e perëndisë.  
Janë
drita e syve të nënës në horizont  
Që
gjumin e bukur ia fal fëmijërisë 
  
 Janë shpresa më e çmuar e atdheut  të shenjtë 
Janë
dashuria e prindërve pa kufi.  
Janë
gëzimi, bardhësia e kopshtit me shpresë. 
Janë
rreze dielli mbi flokët e hënës në qetësi. 
  
Janë
djepi i ninullës më të ëmbëltuar.  
Krenaria
e prindërve në të gjatin rrugëtim  
Janë
më të bekuarit e prindërve të malluar 
Nëpër
shkallët e jetës në ndërtim