| E marte, 05.04.2022, 09:11 PM |
Rusia putiniane, vatër e kryekrimit kundër popullit ukrainas
(Rusia
e artit dhe e kulturës, sot gërmadha e krimit dhe e turpit para mbarë
njerëzimit. Putini, kryekrimineli i shekullit)
Nga
Prof. dr. Eshref Ymeri
I kam ndjekur
rregullisht me interes ngjarjet në Ukrainë që prej vitit 2013, derisa Putini pushtoi Krimenë. Kam pasur letërkëmbim
me politologun, analistin,
gazetarin për problemet ndërkombëtare dhe publicistin e shquar ukrainas
Viktor Kaspruk, i cili më pati rekomanduar të lexoja në internet një artikull
që ia kushtonte Rusisë shoviniste. Atë artikull, me titull “Rusinë e mundon
kompleksi i inferioritetit”, e pata përkthyer dhe botuar në internet më 07
maj 2014. Atë ditë e pati botuar gazeta “Telegraf”.
Me të njëjtin interes i kam ndjekur dhe vazhdoj t’i ndjek
ngjarjet e fundit tragjike në Ukrainë.
Në Kiev punon dhe
jeton pronari i mediaperandorisë “Gordon”, Dmitri Gordon. Informacionet
e tij i ndjek gjithë kombi ukrainas, deri në diasporë. Po ashtu, në
mediaperandorinë e tij vijnë informacione nga e gjithë bota. Më 02 prill, në
mbrëmje, ndoqa një intervistë të tij në youtube lidhur me krimet e ushtrisë
fashiste ruse në Ukrainë. Gjatë intervistës ai rrëfeu për përgjimin e një
bisede telefonike të një ushtari rus me nënën e tij diku në Rusi. Në bisedë e
sipër, ushtari po i tregonte asaj se kishte shkuar në një pallat me xhama të
thyer dhe ballkone të shkatërruara nga bombardimet. Atje kishte hyrë në një
apartament, me derë të hapur, dhe i kishte bërë përshtypje të madhe që ishte i
pajisur për mrekulli me gjithçka. Madje familja e atij apartamenti qe larguar
me aq shpejtësi, saqë mbi tryezë kishte harrur një dëng të mirë me para. Ai
bashkëbisedim i ushtarit mercenar rus me nënën e tij të ngjallte dhembje dhe
trishtim të thellë. Por ajo që ishte befasuese dhe tmerrësisht tronditëse në
atë bisedë telefonike, ishte përgjigjja e nënës ruse, e cila e porosiste të
birin që të merrte gjithçka që ndohej në atë apartament dhe t’ia çonte asaj.
Kjo ishte e tmerrshme. Nga përgjigjja e asaj nëne del përfundimi se ushtarët
mercenarë rusë që kryejnë krime në Ukrainë, kanë mbështetjen e fuqishme të
shumicës shoviniste të popullit rus.
Të djelën, më 03
prill, po në youtube ndoqa intervistën
që Dmitri Gordon i kishte marrë Kryetarit të Bashkisë së Kievit Vitali
Kliçko, i njohur në mbarë rruzullin
tokësor si kampion bote në boks. Në atë intervistë kryabashkiaku
përcolli rrëfimin në vijim:
“Dola nëpër rrugët
e qytetit. Diku më ndali një qytetar dhe më tha të hidhja sytë në drejtim të
një pallati të shëmtuar nga bombardimet. Me gishtin tregues nga ai pallat, më
tha se atje e kishte pasur apartamentin e vet dhe u përlot. U trondita. I
thashë se do të interesohem që të zhvendosej në perëndim, në njërin nga shtetet
fqinj. Por ai reagoi menjëherë: “Jo, në asnjë mënyrë, por më jepni një armë,
zoti kryetar, se do të luftoj dhe do të mbroj vendin tim”. Ecëm një copë rrugë
bashkë. Ç’të shikonim! Anës rrugës, në trotuare kufoma njerëzish të copëtuara
nga bombardimet dhe qen të braktisur që ushqeheshin me mishin e atyre kufomave.
Por ne nuk do të dorëzohemi, do të luftojmë deri në fitore se nuk duam të
jetojmë në Bashkimin Sovjetik, nuk duam të jetojmë në perandorinë ruse që
kërkon të rikrijojë Putini”.
Presidenti i
Ukrainës, Vladimir Zelenski, para dy ditësh, mbajti një fjalim me një thirrje,
si çdo mbrëmje në video, në të cilën u shpreh përsëri me indinjatë për atë që
ndodhi në qytetin Buça, jo larg Kievit,
ku barbarët rusë kishin vrarë dhe varrosur në një varr masiv 300 qytetarë të
pafajshëm Me atë video ai iu drejtua nënave ruse si më poshtë:
“Në tokën
ukrainase u krye një tragjedi me goditje të përqendruar. Nga vrasës, xhelatë,
përdhunues, plaçkitës. Të cilët e quajnë veten
ushtri. Dhe të cilët meritojnë vetëm vdekjen pas kryerjes së atyre
masakrave. Unë dua që çdo nënë e çdo ushtari rus të shikojë kufomat e njerëzve
të vrarë në Buça, në Irpen, në Gostomel. Ç’qe ajo që bënë? Pse i vranë? Çfarë
pati bërë ai burri që ecte në rrugë me biçikletë? Cila ishte arsyeja që ata i
torturuan deri në vdekje ata njerëz paqësorë në një qytet të zakonshën paqësor?
Cila ishte arsyeja që i mbytnin gratë pasi u shqyenin vathët nga veshët? Si është e mundur të
përdhunohen gratë dhe të vriten në prani të fëmijëve? Të tallesh me kufomat e
tyre madje pasi ato kishin vdekur? Pse u shtypën me tanke kufomat e njerëzve?
Qyteti ukrainas Buça mos vallë kishte bërë gjë në Rusinë tuaj? Si u bë e mundur
një gjë e tillë? O nëna ruse! Edhe sikur ju të kishit rritur plaçkitës, atëherë në ç’mënyrë ata u
bënë xhelatë? Ju nuk mund të mos e dinit se çfarë prehej në qenien e fëmijëve
tuaj. Ju nuk mund të mos e dinit që ata
ishin të zhveshur nga gjithçka njerëzore. Ata kanë kryer vrasje me vetëdije dhe
me kënaqësi. Unë dëshiroj që të gjithë udhëheqësit e Federatës Ruse ta shikojnë
me sytë e tyre se si zbatohen urdhrat e tyre. Pikërisht urdhra të tillë.
Pikërisht një zbatim të tillë. Dhe përgjegjësinë solidare. Për këto vrasje, për
këto tortura, për këto duar që enden rrugëve, të këputura nga shpërthimi i
bombardimeve. Për goditjet me plumba pas kokës së njerëzve me duar të lidhura.
Ja kështu do të perceptohet paskëtaj udhëheqja ruse. Kjo është shëmbëlltyra
juaj (Citohet sipas: “O nëna ruse! Nëse ju keni rritur plaçkitës, atëherë si
është e mundur që ata u bënë dhe xhelatë?”. Fjalimi i ri i Zelenskit. Faqja e internetit “bbc.com”. 03
prill 2022).
Kur u njoha me
përmbajtjen e fjalimit të Presidentit Vladimir Zelenski për ato krime të
përbindshme që ushtria fashiste ruse po kryen në Ukrainë, menjëherë më erdhën
ndër mend fjalët e shkrimtarit dhe të publicistit të njohur rus Ivan Shmelov
(1873-1950), të cilat i pata cituar në analizën me titull “Natyra
shoviniste e popullit rus”, të botuar para ca ditësh në internet, çka e
quaj me vend t’i citoj edhe këtu. Në librin me titull “Dielli i të
vdekurve”, të botuar për herë të parë në Paris në vitin 1923 dhe të
përkthyer në shumë gjuhë të huaja, ai shkruan:
“Rusët janë një
popull që e urren lirinë dhe hyjnizon skllavërinë, i ka qejf prangat në
duart dhe në këmbët e veta, i do despotët e vet gjakatarë, nuk ka ndjesi për
kurrfarë bukurie, është i pistë fizikisht dhe moralisht, gjatë qindravjeçarëve
jeton në errësirë, në obskurantizëm dhe nuk ka marrë as mundimin më të vogël
për diçka njerëzore, por ama gjithmonë është i gatshëm t’i skllavërojë, t’i shtypë të gjithë pa
përjashtim, mbarë botën. Ky nuk është popull, por një mallkim historik i
njerëzimit”.
Në nderim të
lexuesve, po përcjell në vijim dy deklarata të dy figurave të njohura në botën
ruse, të cilat kanë qenë të përmendura si kundërshtare të rrepta të Putinit, si
kryenxitës i krimit kundër popujve të tjerë. Këto figura janë:
Ana Politkovskaja (1958-2006), gazetare, sekretare shtypi e organit “Novaja gazeta”, personalitet
shoqëror, mbrojtëse e të drejtave të njeriut dhe shkrimtare. Ajo i pati
kushtuar një vëmendje të veçantë konfliktit në Çeçeni. Ajo shprehet:
“Personalisht nuk
dua të jetoj në një superfuqi. Kam dashur të jetoj mes njerëzve që respektojnë
veten, sepse nuk janë të uritur, janë të punësuar. Lufta është shenjë e
barazisë me Putinin, sepse edhe Putini është shenja e barazisë me luftën. Ai qe
zgjedhur president në valën e konsolidimit të fuqishëm të opinionit shoqëror me
ndihmën e mjeteve të informimit masiv në kohë lufte” (Citohet sipas: “Ana Politkovskaja në
filmin dokumentar të gazetarit zviceran Erik Bergkraut”. Faqja e internetit
“Arkiv”. 11 nëntor 2009).
Ana Politkovskajan
e pushkatuan më 07 tetor 2006, në ashensorin e pallatit të saj në qendër të
Moskës.
Aleksandër Litvinjenko (1962-2006), nënkolonel \i organeve të sigurimit
sovjetik dhe rus.
Ai ka deklaruar:
“Si mysafir te
miqtë e mi çeçenë, ndoqa një film dokumentar dhe pashë se si makina ushtarake
ruse i fshinte nga faqja e dheut qytete dhe fshatra, duke vrarë me egërsi dhe
pa mëshirë gra, pleq dhe fëmijë. Për një orë e gjysmë isha dëshmitar i krimeve
të përbindshme dhe i vuajtjeve të pabesueshme të atyre që patën fatin të
lindin dhe të jetojnë në këtë botë si
njerëz të lirë dhe krenarë. U duhet dhënë haku prodhuesve të filmit, në të
cilin nuk ka vend kurrfarë propagande, ka vetëm të vërteta. Të vërteta dhe asgjë
tjetër, veç të vërtetave. Dhe kur herën tjetër, nga ekrani i televizorit po më
shikonte një plak i thinjur që kishte mbetur pa strehë mbi kokë, ose një
vogëlush rreth pesë vjeç, me pamjen e një të rrituri, më erdhi tmerrësisht turp
që jam rus. Madje, duke e ndier veten si të ndotur me pisllëk kokë e këmbë,
doja që, me një leckë larëse, t’ia rrjepja lëkurën vetes, së bashku me
përkatësinë kombëtare, si pjesë e popullit “të madh dhe të fuqishëm” rus. Duke
ndjekur pamje të tmerrshme nga ajo luftë dhe vuajtjet e njerëzve të pambrojtur,
shikoja se si burrat çeçenë shtrëngonin
grushtet në heshtje, gratë çeçene qanin pa zë, kurse unë doja vetëm një
gjë - një dush të nxehtë dhe të rrjepja, të rrjepja dhe vetëm të rrjepja
gjithçka që e thërrasim me fjalën “rus” dhe që nga qenia ime të mos vijë më
kurrë era e ndotur rusizëm. Vladimir Bukovski*, në gjykimin e vet për Rusinë
dhe rusët, pati deklaruar: “Putini!? Nuk është rus. Vrasës dhe fundërrina të
tilla nuk kanë kombësi. Rusë janë të tillë, si puna ime, Saharovi dhe
Sollzhenjicini”. Nuk ka dyshim se Vladimir Bukovski edhe këtë herë ka të
drejtë, se njerëz të tillë, si Putini, vërtet nuk kanë kombësi. Po atëherë si
t’ia bëjmë hallit me 145 milionët e tjerë, pa pëlqimin e heshtur të të cilëve
nuk do të kishte mbi tokë putinë dhe shëmtira e maskarenj si puna e tij. Dhe
cilës kombësi i përkasin këto miliona krijesash të heshtura dhe të nënshtruara,
të cilat, ende për forcë zakoni, e quajnë veten rusë? Atëherë cila është
lumturia? Lumturi i thonë atëherë kur nuk e fsheh kombësinë tënde! Lumturi i
thonë atëherë kur nuk të vjen turp për Atdheun tend! Lumturi i thonë atëherë
kur nuk të pështyjnë nga pas vetëm e vetëm se ti je rus!” (Citohet sipas:
Aleksandër Litvinjenko. “Çfarë është lumturia?”. Faqja e internetit “apocalypse-2012.com”. 08 shkurt 2008).
Aleksandër
Litvinjenko kishte shumë të drejtë kur fliste për ato 145 milionë krijesat e
heshtura ruse, që përbënin atë që mund të quhet me plot gojën “delepopull” rus,
i cili vërtet është i heshtur dhe i nënshtruar para kryekriminelit Putin, por
ama, për shkak të brumosjes së vet me psikologji shoviniste, i gëzohet shpirti
kur Kremlini pushton territore të huaja dhe kryen masakra banditeske kundër popujve të tyre. Po
sikur në Moskë të qenë grumbulluar në protesta të fuqishme 200 deri në 500 mijë
veta dhe të ngrinin zërin me forcë
kundër planeve për pushtimin e Ukrainës, kryekrimineli Putin nuk do të guxonte
të fillonte sulmin kundër saj. Por ai e nisi atë sulm se ka bindjen e plotë që shumicën
dërrmuese të popullit rus e ka mbështetje të fuqishme.
Pas
demaskimit që i bëri politikës shoviniste të Putinit, Aleksandër Litvinjenko qe
pushuar nga puna. Duke e ndier rrezikun që i kanosej, ai u arratis familjarisht
në Britani, ku iu dha strehim politik. Por shërbimi sekret rus e bëri punën e
vet. E helmoi me polonium-210 dhe ai ndërroi jetë më 23 nëntor 2006, pikërisht
46 ditë pas vrasjes së Ana Politkovskajas.
Me
përdhunimin e grave ukrainase dhe vrasjen e tyre në prani të fëmijëve,
kriminelët e ushtrisë fashiste ruse në Ukrainë ndjekin shembullin e
pararendësve të tyre në radhët e ushtrisë sovjetike në vitet e luftës kundër
trupave naziste të Hitlerit. Ushtria sovjetike, gjatë asaj lufte, shënoi me të
vërtetë faqe të lavdishme në betejat kundër trupave pushtuese gjermane. Por kur
ajo ushtri hyri në territorin gjerman dhe sidomos me hyrjen në Berlin, ushtarët
sovjetikë zbuluan faqe botës krejt pisllëkun, krejt shëmtinë e moralit të tyre
të degjeneruar deri në palcë, duke përdhunuar dy milionë gra dhe vajza
gjermane, një imoralitet banditesk masiv
ky, një turp i paparë dhe i padëgjuar ndonjëherë në historinë e mbarë
njerëzimit. Këtë lloj imoralteti të përbindshëm ushtarët sovjetikë kishin
filluar ta shfaqnin që kur shkelën në vendet e Evropës Lindore, madje deri edhe
në Jugosllavi. Siç dihet, të njëjtin imoralitet banditesk manifestoi ushtria
fashiste serbe në Dardani në vitet ’90, kur përdhunoi 20 mijë femra dardane,
edhe në prani të fëmijëve të tyre. Prandaj dukuria e imoralitetit, e shfaqur
përmes përdhunimeve masive, në Evropë ka vetëm “patentë” ruse dhe serbe.
Me
sa duket, jo rastësisht, pikërisht kombi serb, i mëkuar me psikologji
shoviniste, shekullin XX e mbylli me masakra dhe me krime shtazarake kundër
kombeve të tjera në Gadishullin e Ilirisë, duke u bërë mbështetje e fuqishme e
kriminelëve me damkë që kishte në krye. Jo rastësisht kombi rus, i mëkuar me
psikologji shoviniste, i filloi krimet kundër popullit çeçen në dhjetëvjeçarin
e fundit të shekullit që kaloi dhe i vazhdoi edhe në dhjetëvjeçarin e parë të
këtij shekulli, duke u bërë mbështetje e fuqishme e kryekriminelit Putin dhe të
bandës rreth tij. Më 18 mars në Moskë u zhvillua një manifestim me rastin e
8-vjetorit të pushtimit të Krimesë, në të cilin njerëzit, me flamuj të ngritur
lart, përshëndetnin me entuziazëm kryeshovinistin Putin. Skena të turpshme për
një popull të mbarsur deri në fyt me psikologji të tërbuar shoviniste.
Pas
luftës së dytë botërore, në kontinentin evropian vetëm kombi rus dhe vetëm kombi serb janë bërë mbështetje e fuqishme e kastave të tyre
kriminale në pushtet për kryerjen e krimeve më të rënda kundër popujve fqinj.
I
rendita këto fakte për të theksuar edhe diçka se mes shqiptarëve mund të ketë
edhe nga ata, që, për turpin e tyre, për faqen e tyre të zezë, mund të jenë
radhitur përkrah fashizmit gjakatar rus dhe kundër popullit ukrainas, duke e
akuzuar këtë, sipas propagandës shpifografike fashiste ruse, për nazizëm në
qëndrimin ndaj kombësive të tjera. Nëse ka shqiptarë të tillë, kjo do të thotë se ata kanë kryer një akt të lartë tradhtie ndaj kombit
shqiptar, armiku tradicional i të cilit ka qenë dhe vazhdon të mbetet
serbosllavizmi dhe rusosllavizmi.
-------------------------
*Vladimir Bukovski (1942-2019) ka qenë jurist sovjetik,
britanik dhe rus, shkrimtar, publicist dhe personalitet shoqëror, njëri nga
themeluesit e lëvizjes disidente në Bashkimin Sovjetik. Ai pati bërë emër në
Perëdim sepse pati bërë publike praktikën e psikiatrisë ndëshkuese në Bashkimin
Sovjetik. Nëpër burgje dhe në “kurimin” e detyrueshëm pati kaluar 12 vjet. Në
vitin 1976, autoritetet sovjetike e këmbyen me udhëheqësin e komunistëve
kilianë Luis Korvalana, kështu që ai u vendos me banim në Kembrixh. Në vitin
2014, ministria e jashtme ruse ia mohoi shtetësinë.
Feniks, Arizona
05 prill 2022