Prishtinë/Lipjan, 15 dhjetor 2008-Sot duke filluar që nga ora 10:00,është bërë hapja e ekspozitës dhe nxjerrja në ankand e punimeve të dorës dhe të pikturave të femrave dhe të miturve të dënuar, të cilët vuajnë dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Ekspozita është hapur në prani të mysafirëve vendës dhe ndërkombëtarë, në ambientet e Galerisë së Arteve, e cila gjendet në kompleksin “Qafa” në Prishtinë.Gjithashtu, po sot, më 15 dhjetor 2008, duke filluar në orën 11:00, në Qendrën Korrektuese në Lipjan, do të mbahet ceremonia e pranimit të donacionit nga OSBE-ja, (40 detektorë metali të dorës), për Shërbimin Korrektues të Kosovës. Me këtë rast në Qendrën Korrektuese në Lipjan, do të bëhet edhe hapja solemne e furrës së bukës dhe hapja e Qendrës së kamerave për vëzhgim të perimetrit të jashtëm. Hajdin ISLAMI nga VUSHTRRIA