| E hene, 04.04.2022, 07:22 PM |
Spastrimi i listave të veteranëve të fillojë nga LVV-ja!
Shkruan
Florim Zeqa
E
themë kështu, sepse Vetëvendosja duhet t’na bind të gjithëve me pastërtinë e
saj, ndryshe nuk ka të drejtë të flasë për këtë temë dhe as nuk do të ketë
sukses në pastrimin e listave, respektivisht me heqjen nga listat të veteranëve
të rrejshëm apo mashtrues!
Spastrimi i listave të
veteranëve, tema më e diskutuar e pasluftës
Ska
dyshim, se njëra nga temat më të nxehta, më të shpeshta dhe më të rënda për
diskutim është ajo e veteranëve mashtrues, të cilët vijnë nga të gjitha partitë
dhe të gjitha trevat e Kosovës. Pra, abuzuesit e fondit të veteranëve janë nga
të gjitha partitë politike pa dallim pushtet dhe opozitë! Sikurse
ri-aktualizimi i kohëpaskohshëm, ashtu edhe heshtja e kësaj teme bëhet për
qëllime elektorale.
Spastrimi
i listave të veteranëve do ta bënte një kthesë pozitive dhe do ta mbyllte
njërën nga temat më të diskutuara nga mbarimi i luftës e këndej, me çka do të
zbuloheshin abuzuesit e fondit të veteranëve të vërtetë të UÇK-së, gjë e cila
do të hapte rrugën për ndëshkimin e falsifikatorëve që lëshuan dhe nënshkruan
çertifikata falso duke e fryer numrin e veteranëve nga 13 mijë në 60 mijë,
numër ky i cili nuk përkon as për së afërmi me numrin real të pjesëmarrësve në
luftën çlirimtare!
Serioziteti
i qeverisë në spastrimin e listave duhet të dëshmohet me largimin e veteranëve
mashtrues të Lëvizjes Vetëvendosje nga listat e veteranëve, ngase as LVV-ja nuk
mund të jetë e “virgjër” sa u përket veteranëve mashtrues me 50 % të
elektoratit kosovar, ngase në mesin e tyre ka më bollëk pseudo-veteran dhe
anti-vlera kombëtare!
Tjetësimi i vlerave të
luftës çlirimtare
Caktimi
i listave të veteranëve të luftës çlirimtare sipas përkatësisë partiake,
ideologjike dhe lidhjeve familjare e ka shndërru këtë porces në një
"Veteranomani" të vërtetë. Lënja jashtë listave të veteranëve,
komandantët dhe ushtarët më të spikatur, pjesmarrës në betejat më të lavdishme
të luftës çlirimtare dhe përfshirja në lista të atyre që Kosovën e lëshuan të
veshur me rroba grash dhe më buzëkuq të nuseve në fytyrë apo edhe të atyre që
s’kanë qenë fare pjesë e luftës në Kosovë, të cilët pas përfundimit të luftës u
kthyen si "çlirimtar"!
Mosbërja
transparente e kritereve për pranimin e statusit të veteranit të luftës nga ana
e "komisioneve" për verifikim, ka lënë të hapur "shtekun"
për manipulim dhe keqpërdorim "allashqiptarqe" të një procesi sa të
ndjeshëm po aq të rëndësishëm për të ardhmen e ndritshme të Ushtrisë së
Kosovës.
Vrapimi
pas marrjes së bajrakut të çlirimtarit, grabitjes apo përfitimit nga vlerat e
të tjerëve, injorimi apo eliminimi i figurave markante të luftës dhe paqes nuk
ishte e paqëllimshme! E gjithë kjo u bë përmes lojës së shtrigave, duke
inskenuar "tradhtarin" imagjinar dhe "heroin" inekzistent!
Injorimi
i betejave të lavdishme, të drejtuara nga oficierët e karrierës dhe zavendësimi
i tyre më figura të improvizuara të betejave të humbura, ka çuar në tjetërsimin
e vlerave të luftës çlirimtare!
Të ndëshkohen shitësit
dhe blerësit e çertifikatave të veteranëve
Përderisa,
në të kaluarën, çertifikatat dhe statusi i veteranit janë dhënë në këmbim të
votave për subjekte të caktuara politike, në ditët e sotme, spastrimi i listave
të veteranëve mund të çojë në rritjen dhe kredibilitetin e subjekteve politike
të cilat pastrohen nga veteranët mashtrues!
Në
asnjë rrethanë, spastrimi i listave të veteranëve nuk guxon të bëhet për
llogari elektorale dhe as për hakmarrje politike apo personale, por kjo duhet
të bëhet për ta përmirësuar imazhin e veteranit të vërtetë të luftës
çlirimtare.
Si
pasojë e futjes në listat e veteranëve të dezertorëve, sipunëve dhe
tradhtarëve, UDB-ashve dhe bashkëpunëtorëve të Serbisë, i kemi “X” raste kur
luftëtarët e lirisë në shenjë paknaqësie i kanë grisur apo djegur publikisht
librezat e UÇK-së. Andaj edhe tani, kundër abuzimit të fondit të veteranëve, të
parët që duhet të reagojnë janë OVL e UÇK-së, gjegjësisht veteranët e vërtetë
dhe komandantet e pa shantazhuar dhe pa implikuar në tregëtinë me statusin e
veteranit dhe çertifikatave falso.
Prandaj,
çdo emër i dyshimtë në listat e veteranëve duhet të denoncohet nga vetë
ushtarët, veteranët e vërtetë të UÇK-së, në të kundërtën, me ose pa vetëdije
edhe ata bëhen pjesë e shkeljes dhe abuzimit të listave të veteranëve, e cila
përveqse ndikon negativisht në imazhin e tyre, i dëmton ata shumë edhe në
aspektin material.