| E hene, 04.04.2022, 07:15 PM |
Rusia paralelisht me agresionin kundër Ukrainës është duke kryer gjenocid kundër minoriteteve të saj
Nga
Skender Jashari
Me
Agresionin kundër Ukrainës, Rusia paralelisht është duke:
1.
Përdorë minoritetet për qëllime eksansioniste të Rusisë;
2.
Përdorë Luftëtarë të huaj Terrorist nga ana e Rusisë dhe
3.
Spastru etnikisht minoritetet në Rusi.
Agresioni
i Terror-rusisë kundër Ukrainës, është duke u shoqëruar edhe me gjenocid dhe
spastrim etnik kundër minoriteteve joruse në Rusi, e kjo nuk është asgjë e re,
është praktikë e njohur e saj, e ndjekur në vazhdimësi gjatë historisë nga
vitet 1715-ta. Paralelisht me agresionet ndaj fqinjëve, Rusia në vazhdimësi ka
kryer edhe spastrime etnike dhe gjenocide ndaj minoriteteve të saj. Edhe
përkundër saj edhe sot, Rusia është ndër vendet e pakëta në botë, që ende mba
nën pushtim, edhe në vitin 2010:193 grupe etnike, shumica e kanë besimin ortodoks
rus, 16.4 milion janë musliman, gjuhën ruse e flasin 99.49%, kurse ka edhe 277
gjuhë të minoriteteve, ka 21 republika etnike, minoritetet janë: Sakha,
Komi-permyaks, çeçenët, çukçi, çuvashët, kozakët, darginsët, dolganët, evenkët,
hebrenjët, ingushët, kabardët dhe balkarët, kamukët, karaçay dhe çerkezët,
karelianët, khakasët, khatsë dhe mansit, komit, koryakët, kumyksët, lezginët,
mari, mesketianët ose mesketianët turk, mordovasët, nenetsët, nogaj, osetianët,
romët, gjermanët e volgës ose rus, tatarët, tuvanët, udmurtët, ukrainasit,
belorusët dhe kazakët, jakutët, adygejët, altajët, avarët, bashkirët, burjatët.
Fatkeqësisht
Rusia paralelisht me agresionet ndaj fqinjëve, ka praktikuar edhe spastrimin
etnik a gjenocidin kundër minoriteteve të saj brenda Rusisë, sidomos duke
përdorur taktika e forma të tilla si: vendosjen e popullatave minoritare në
afërsi të fushëbetejave; mobilizimin e detyrueshëm të minoriteteve apo forma
tjera perfide të mobilizimit të tyre; fajësimin e minoriteteve si bashkëpunëtore
të armikut dhe si fajtore të dështimeve etj. Historikisht Rusia, asnjëherë nuk
është dënuar, akuzuar dhe nuk ka pësuar asgjë nga faktori ndërkombtar, për sa i
përket agresioneve të saj kundër fqinjëve, e as që nuk janë diskutu çështjet e
spastrimeve etnike a gjenocideve të Rusisë kundër minoriteteve të saj, kur këto
i ka kryer gjatë luftërave( p.sh: gjenocidin kundër polakëve, hebrenjëve,
romëve, ukrainasëve nga Rusia gjatë Luftës së II Botërore).
Edhe
gjatë këtyre ditëve të agresionit të Terror-rusisë në Ukrainë, kemi vërejtur që
shumë ushtar të Rusisë, që janë kapur rob, që janë vrarë në Ukrainë, nuk janë
të etnisë ruse, por janë kryesisht musliman, veçmas çeçen, pastaj edhe të
etnive tjera si ato të racës kineze etj.
1. Spastrim etnik ndaj
minoriteteve në Rusi
Edhe
historikisht Rusia në vazhdimësi ishte e shquar në gjenocid-shfarosje të
etnive, minoriteteve. Rusia filloi rusifikimin dhe ortodoksizimin rus edhe të
kombeve dhe minoriteteve tjera në Perandorinë ruse, përfshirë këtu edhe
polakët, republikat baltike, finlandën, pakicat tjera etnike, edhe hebrenët. E
njejta politikë e rusifikimit dhe ortodoksizimit të jorusëve vazhdoi edhe gjatë
kohës së Bashkimit Sovjetik, gjegjësisht me sovjetizimin si trampolinë për të
shkombëtarizu gjegjësisht për të sovjetizu së pari jorusët, e pastaj për t’i
rusifiku, p.sh: në Estoni, Letoni dhe Moldavi. Të njejtën praktikë edhe në
Ballkan e ndjeku Serbia, që për serbizimin e joserbëve së pari nën ombrellën e
komunizmit, i jugosllavizoi, gjegjësisht i shkombëtarizoi popullësit joserbe,
si hap avangard për t’i serbizu më pas.
Fryma
hegjemoniste, shoveniste, ekspansioniste ruse, e kombinuar me totalitarizmin
dhe autoritarizmin e regjimeve të një pas njëshme të saj, që nga vitet 1715,
kur Car Pjetëri i Madh, deklaronte ”që preferonte të shihte mes kombeve tona
muhamedanizmin dhe paganizmin më shumë sesa hebrejt. Ata janë mashtrues dhe
hileqar. Përpjekja ime është ta zhduk të keqen e jo ta shumëzojë atë”. Këto
deklarime të Car Pjetrit, ishin të mbështetura edhe nga Kolegjiumi Kishtar e më
pas edhe nga Sinodi i Shenjtë, që shërbyen si departament qeveritar. Kisha
ortodokse ruse, kishte një ndikim të madh ekskludues sidomos ndaj hebrenjëve,
por edhe ndaj çdo personi që ishte jorus, gjegjësisht kërkonte që të
konvertoheshin në fenë ortodokse ruse. Të gjitha vendimet anti-semite, gjatë
historisë në Perandorinë Ruse, Bashkimin Sovjetik, Rusinë, kryheshin nën
autoritetin e perandorëve, komiteteve shtetërore, ministrive dhe për dallim
dallim nga Kisha perëndimore Kisha ortodokse ruse nuk merrte asnjë hap në
mbrojtjen e hebrenjëve. Madje shumë klerik dhe priftërinjë të Kishës ortodokse
ruse, ishin të prirur me qëndrime anti-semite dhe prinë turmat e egërsuara siç
ishte rasti edhe i Pogromit të I të Kishinevit, të 1903.
Rusia
dëbimin e hebrenjëve edhe në forma perfide e aplikoi duke shkruar Protokolet e
Sionistëve të Vjetër, në të cilën falsifikohej gjoja prej disa burimeve të
vjetëra, që hebrenjët duan të pushtojnë botën, e cila në rusisht u botu për
herë të parë në formë serike, më 28 gusht deri 7 shtator 1903, në gazetën
ditore Znamya, në Shën Petersburg. Pastaj duke u përkthy në shumë gjuhë dhe
duke u shpërnda në mbarë botën. Në të thuhej se qëllimi i hebrenjëve ishte
hegjemonia e tyre globale, duke përmbysur moralin e johebrenjëve si dhe duke
kontrolluar medien dhe botën e ekonomisë.
Gjatë
Luftës civile në Rusi, prej 7 nëntor 1917 deri më 25 tetor 1922, u vranë rreth
7 deri në 12 milion, shumica e të cilëve civil. Në këtë kohë Rusia spastroi
etnikisht kozakët duke vrarë prej tyre 300.000-500.000 dhe duke dëbuar rreth 3
milion, duke u vra rreth 100.000-150.000 hebrenjë në Ukrainë.
Në
Luftën e II Botërore, Bashkimi Sovjetik humbi pothuajse 27 milion njerëz, mes
tyre 8.668.000 ushtar ( edhe pse këtë shifër disa burime e ngrisin deri në 11.400.000
ushtar) dhe 19 milion civil, mes tyre 8 deri 9 milion nga uria dhe sëmundjet,
kurse burimet perëndimore zakonisht japin shifra më të ulta rreth 15 milion e
më pak. Studimet e fundit akademike, e vlerësojnë më korrekt numrin e humbjeve
të popullësisë së Bashkimit Sovjetik, duke e vendosur në 11.4 milion. E
vërejtur dhe e trajtuar edhe nga studiues ndërkombëtar, që numri i ushtarëve të
vrarë rus, ishte edhe si pasojë e mungesës së trajtimit të duhur mjekësor të të
plagosurëve. Derisa numri i civilëve të vrarë vlerësojnë në 5-6 milion shkaku i
invazionit, përfshirë këtu edhe vrasjen e 2.83 milion hebrenjëve dhe mbi 1
milion civilëve të zhdukur në rrethimin e Stalingradit dhe Leningradit, ndërsa
pjesën tjetër pra prej 6-9 milion sovjetëve të rënë shkaku i represionit të
Stalinit, e që burimet zyrtare ruse i kanë përfshirë në civil të vdekur në
luftë.
Ushtia
e Kuqe dhe regjimi i Stalinit, ishte i pamëshirshëm edhe ndaj ushtarëve të tij,
të cilët refuzonin të luftonin, dezertonin, largoheshin nga fronti etj, madje
422.700 ishin “njësi penale-batalione penale”( të cilët detyroheshin të
luftonin ose vriteshin aty për aty nga oficerët e tyre) që dërgoheshin në front
lufte. Të detyruarit të shumë sovjetikëve për të luftuar si dënim penal, ka
bërë që numri më i madh i të vrarëve, të ishte nga vetë eprorët sovjetik. Duke
mos harruar as të dënuarit dhe dezertorët të cilët ishin 994.300, prej të
cilëve 212.400 dezertorët, 135.000 ushtarëve të saj ishin dënuar me ekzekutim,
436.600 të dënuar kishin vdekur në burg, si dhe 422.700 të dërguar në
“batalionet penale”, e që të gjitha këto shifra janë përfshirë si ushtar të
vrarë në Luftën e II Botërore.
Deportimet
e popullatave në vendet e aneksuara nga Bashkimi Sovjetik, si krim lufte,
spastrimi etnik i tyre, ishte katastrofal vetëm në vitet 1940-1941,
380.000-390.000 persona, mes tyre 309.000-312.000 polak; 17.500 Lituan; 17.000
Letonez; 6.000 Estonez; 22.842 Moldavas. Burimet ruse japin shifrën prej
309.000 të vdekur nga deportimet e minoriteteve etnike në Bashkimin Sovjetik.
Gjenocidi Sovjetik ishte i pamëshirshëm ndaj minoriteteve gjatë viteve
1941-1945 të rreth 2.3 milion personave, mes tyre të gjermano-sovjetikëve
1.209.000; finlandezëve 9.000; Karaçajsëve(çerkezëve) 69.000; Kalmukëve 92.000;
Çeçenëve dhe Ingushëve 479.000; Balkarëve 37.000; Tatarëve të Krimeas 191.014;
Meskhetianëve 91.000; Bulgarëve( nënkupto edhe Shqipëtarët ortodoks) dhe
Armenëve nga Krimea 42.000; Ukrainasëve të Organizatës Nacionaliste Ukrainase
100.000; Polakëve 30.000. Vdekjet e raportuara për vitet 1939-1945 në Bashkimin
Sovjetik, ishin 1.187.783 persona, përfshirë këtu ekzekutimet me gjyq të 46.350
personave; vdekjet në kampet Gulage të punës të 718.804 personave( deri në 1
milion ngritet kjo shifër nga burime objektive); vdekjet në kolonitë e punës
dhe në burgje të 422.629 personave. Në vendbanime të tilla detyruara nga
regjimi sovjetik, në tetor 1945, jetonin 2.230.500 persona, ndërsa në periudhën
1941-1948 numri i të vdekurve në vendbanimet e tilla special ishte në 309.100
të vdekur.
Prandaj
edhe gjatë Luftës së II Botërore edhe më pas, regjimi sovjet kreu gjenocid ndaj
gjithë jorusëve, pra përfshirë këtu edhe hebrenjët, krime këto asnjëherë të
dënuara. Inkuzicionin, gjenocidin dhe spastrimin etnik si kundër hebrenjëve por
edhe kundër të gjithë jorusëve e vazhdoi regjimi i Stalinit edhe pas Luftës së
II Botërore, tashmë thuhet, shkruhet, studiohet që kishte Pogrome sekrete që
vazhdonte këtë praktikë. E njejta situatë është edhe me numrin e madh të
shfarosjes së civilëve sovjetik nga regjimi i Stalinit, që në shikim të parë
mund të duken thjesht si luftë anti-naziste, apo edhe elemente të luftës
civile, madje edhe me elemente të luftës për të stabilizuar regjimin e tij, kjo
në vete ngërthen edhe më shumë elemente, pra luftën sekrete të regjimit
Stalinist për spastrim etnik të popullatave joruse. Karakteristikat tërësisht
të njejta kishte edhe regjimi i Tito-s n ëish-Jugosllavi, nuk ishte serb por
ishte zbatues i pansllavizmit serb. Duke mos harruar që Stalini ishte një
kopjues dhe zbatues i menjëhershëm i pothuajse të gjitha praktikave naziste.
Krijimi
i Komitetit Anti-fashist i Hebrenjëve, me liderët Henryk Erlich dhe Victor
Alter, u bë me iniciativën e autoriteteve sovjetike, në fund të vitit 1941 u
liruan nga burgimi sovjetik, pasi themeluan komitetin, pas as 4 muaj u
riarrestuan dhe përfundoi jeta e tyre. Komiteti anti-fashist hebraik, luajti
rrolë të rëndësishëm në mbështetjen financiare dhe logjistike të Armatës së
Kuqe, sidomos nga SHBA, Britani e Madhe. Mirëpo në përfundim të luftës së II
Botërore, ky komitet filloi të dokumentojë holokaustin, kjo ishte shkasi i
thyerjes pasiqë Rusia zyrtare dëshironte të paraqiste si holokaust ndaj
qytetarëve sovjetik( nënkupto sidomos atyre rus), e jo vetëm gjenocid ndaj
hebrenjëve. Që regjimi sovjetik ishte anti-semit dhe kreu holokaust ndaj tyre,
më së miri e tregon rasti i vrasjes së 12 janarit 1948 të të hebreut Solomon
Mikhoels( i cili ishte kryetar i Komitetit Anti-fashist Hebre që kishte luajt
rrol të rëndësishëm në propagandën kundër Hitlerit gjatë Luftës së II
Botërore), i vrarë në Minsk me urdhër të drejtëpërdrejt të Stalinit, dhe ishte
operacion tejet sekret e jo i zakonshë, i kamufluar si aksident me makinë. U
arrestuan shumica e anëtarë të Komitetit Anti-fashist Hebre, duke i akuzuar për
jobesnikëri, nacionalizëm borgjez,kundër-revolucion, kosmopolitanizëm,
spijunazh dhe planifikim të ngritjes së Republikës Hebreje të Krimesë, për
interese të SHBA-së, gjegjësisht gjoja një anëtarë i Komitetit Anti-fashist
Hebre paska kërkuar që Krimeja të bëhej mëmëdheu i Hebrenjëve. Nga gjykimi
sekret, i shoqëruar me tortura, më 12 gusht 1952, 13 hebrenjë( mes tyre edhe 5
poet, të tjerët anëtarë të Komitetit Anti-fashist Hebre) më prominent u
ekzekutuan, prona e tyre u konfisku, ndërsa deri në nëntor 1955 as familjarët e
tyre nuk e dinin për ekzekutimin e tyre.
Pasuar
pastaj “Komploti i Mjekëve”, që gjasonte me rastin e anëtarëve të Komitetit
Anti-fashsit Hebre, ishte e radhës, duke filluar arrestimet nga shtatori 1952,
fillimisht duke u arrest 37 persona, por shpejt numri u rrit në qindëra, kurse
më 13 janar 1953 u arrestuan edhe 9 mjek eminent, nën akuzat për komplot për
helmimin e politikanëve më të lartë dhe ushtarak Sovjetik dhe për helmim të
Andrey A. Zhdanov( sekretar i Komitetit Qendrorë) i vdekur më 1948, Aleksander
S. Shcherbakov( kryetar i Administratës kryesore politike të Armatës Sovjetike)
i vdekur më 1945, si dhe për tentim-vrasje të disa marshalëve të Armatës
Sovjetike, madje përfshirë edhe Stalinin. Prej këtyre mjekëve 6 ishin hebrenj,
e që të gjithë akuzoheshin se ishin ngarkuar nga shërbimet inteligjente të
SHBA-së dhe Britanisë.
Gjatë
kohës sa ishte ”komploti i mjekëve” në të njejtën kohë ekzistonte edhe “afera
Minigrelian”, në të cilën akuzoheshin disa anëtarë të Partisë Komuniste të
Republikës Socialiste Sovjetike të Gjeorgjisë, të akuzuar për secesionizëm dhe
bashkëpunim me fuqitë perëndimore. Edhe ky rast ishte i fabrikuar nga Stalini i
cili personalisht kishte qëllim që të eliminonte ndikimin e Lavrenty Beria-s,
në të cilin dyshonte. Si rrjedhojë, shumë gjeorgjian, që ishin mbështetës të
Beria-a, u pushuan nga puna, u arrestuan dhe mijëra të tjerë pësuan shtypje.
Bashkimi
Sovjetik, nën regjimin e Stalinit, synonte deportimin e popullatës hebraike për
në Siberi ose në Kazakistan. Edhe pas vdekjes së Stalinit, anti-semitizmi dhe
shfarosja e hebrenjëve dhe kombeve, minoriteteve, pakicave etnike dhe fetare
vazhdoi në Bashkimin sovjetik, por siç edhe është vërejtur nga studiues të
pavarur, që nga forma e eliminimit fizik aplikoheshin politika anti-Semite
indirekte( perfide).
Më: 04.04.2022
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e
sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e
Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.