| E diele, 03.04.2022, 11:23 AM |
Albini po e forcon dinjitetin e shtetit të Kosovës
Nga
Ibrahim Kabili
Qeveritë
paraardhëse të Kosovës kanë bërë gabime të rënda lidhur me dialogun me Serbinë.
Për këtë populli i ndëshkoi me votë të gjitha partitë politike dhe ia dha votën
Vetvendosjes. Kryeministri Kurti në mendimin tim po punon mirë për Kosovën. Ai
po i thotë ndal Serbisë për shumë nisma të saj. Veprimi i fundit i Qeverisë së
Kosovës dhe i Kurtit për moslejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë është vendim
dinjitoz. Unë nuk e kam besuar se Kurti do të tregohej kaq i vendosur në këtë
aspekt. Ai kundërshtoi Serbinë dhe Vuçiçin dhe nuk pranoi që këto zgjedhje të
mbahen në Kosovë. Kjo nuk është pak për të si kryeministër! Më befasoi fakti që
këtë kërkesë, Kurtit, ia rekomanduan edhe vendet e Kuintit... Refuzimi i tyre
nuk qe i lehtë por tepër i vështirë...
Megjithatë Kurti respektoi kushtetutën e vendit të tij dhe nuk i pranoi.
Nuk është e moralshme për ndërkombëtarët, që edhe në këtë rast, mbajtën anën e
Serbisë... Eshtë paradoks fakti që Serbia "ledhatohet" në vijimësi
nga BE-ja. Shpresoj që Evropa të zgjohet kësaj here. Qëndrimi i Serbisë ndaj
agresionit të rus ndaj Ukrainës flet qartë se ajo është pro dhe afër Rusisë. Aq
më shumë që Serbia nuk i vuri sanksione Rusisë. Ajo doli hapur kundër embargos
ruse. Kur do të zgjohet Evropa në lidhje me qëndrimin ndaj Serbisë dhe Vuçiçit?
Ky është rasti. Ato janë pro Rusisë dhe dora e saj e zgjatur në Ballkan. Duke
ndjekur në vijimësi ecurinë politike dhe zhvillimet në Kosovë mendoj se
Kryeministri Kurti po tregohet një shtetar dinjitoz. Ky është njeriu që i duhet
Kosovës! I duhet asaj sepse deri më tani nuk ka firmosur asnjë marrëveshje që
bie ndesh me kushtetutën. Ai nuk pranoi "Open Ballkanin". Pranimi i
tij do ishte tradhëti për Kosovën dhe shtetin e saj... Kurti dhe Osmani nuk e
pranuan atë, dhe as që e vunë fare në diskutim. Bravo! Një meritë tjetër e
padiskutueshme e tyre është mospranimi i Asociacionit të Komunave Serbe me
kopetenca ekzekutive. Edhe për këtë, të dy në unison, janë kundër tij. Shpresoj
që ata, për këto tema të nxehta të qëndrojnë te vendosur deri në fund! Ndryshe
"karremi" i vendosur nga serbët do t'ju ngecte në fyt...
Mendoj
se duhet thënë jo dhe vetëm jo:
?"Open
Ballkanit".
?
Dhe "Zajednicës" me kopetenca ekzekutive.
Tregues
pozitiv është edhe një aspekt tjetër, deri më tani nuk ka pasur asnjë rast
korrupsioni në radhët e saj. Kjo nuk është e paktë. Ky është një leksion
demokracie! Këtë po e injekton Kurti me filozofinë e tij. Shpresojmë që ai të
qeverisë deri në fund me duar të pastra!
Që
ti kaloi me sukses vështirësitë, ai duhet:
?Të
vej më mirë në punë institucionet në vartësi dhe ti shkundi nga plogështia.
?Të
largojë prej tyre njërëzit e inkriminuar.
?Të
mos i bëjë asnjë lëshim Serbisë, në bisedimet e mundshme me të.
?Në
bashkëpunim me SHBA-në ti vendosë reciprocitet të plotë Serbisë.
?Të
ngrejë aktpadi për krimet e luftës së bërë nga Serbia dhe kriminelët e saj.
?Të
mos ketë asnjë shpresë se do të mund të ndryshojë Serbia! Ajo nuk ndalet me lëshime dhe kompromise. Serbinë dhe
Vuçiçin e ndal vetëm Amerika. Eshtë fitore e madhe që interesat gjeostrategjike
të shqiptarëve përputhen me ato të Amerikës...
?Të
forcojë dhe armatosë ushtrinë.
?Të
luftoj korrupsionin dhe të dënoj të korruptuarit.
?Të
miratohet në Kuvendin e Kosovës një rezolutë ku të dënohen krimet dhe gjenocidi serb ndaj shqiptarëve të
Kosovës në luftën e vitit 1998-99.
?Si
kryeministër i Kosovës, një rezolutë të tillë duhet t'ja kërkoi ta bëjë edhe
Kuvendi i Shqipërisë.
?Nisur
edhe nga kushtet e reja të krijuara pas luftës në Ukrainë, ti kërkojë Kuvendit
të Shqipërisë që Shqipëria të tërhiqet zyrtarisht nga "Open
Ballkani".
Ibrahim Kabili
Tiranë më 01.04.2022