| E premte, 01.04.2022, 07:40 PM |
Sot 13 vjetori i anetaresimit te Shqiperise ne NATO!
Nga
Sali Berisha
Te
dashur miq, sot eshte nje dite e madhe ne historine Shqiperise dhe kombit shqiptar.
Si
sot 13 vite me pare Shqiperia do pranohej anetare e Aleances se Atllantikut te
Veriut ne Samitin e saj qe u mbajt me dt 2-4 prill te vitit 2009 ne
Strazburg-Kiel.
Me
kete akt historik Shqiperia lidhej ne aleance plolitike dhe ushtarake me vendet
e lira me te fuqishme te botes. Vendi qe ne historine e tij te gjate kishte
njohur pushtime me te shumta, me te egra e me te zgjatura, behej anetar i
aleances me te pathyeshme te kohes te udhehequr nga vendi i madh i lirise ne
bote, SHBA. Ne kete kontekst anetaresimi yne ne NATO shenon arritjen me te
madhe te Shqiperise pas pavaresise saj.
Anetaresimi
i Shqiperise, vendit ishkomunist me te
izoluar te Europes ne NATO perbente nje nga objektivat me madhor te Partise
Demokratike dhe qeverise saj. Partia Demokratike do te ishte forca e pare
politike ne historine e Europes ish komuniste qe do kerkonte qe javen e pare te
themelimit te saj anetaresimin e vendit ne NATO.
Qeveria
e saj dale nga zgjedhjet e 22 marsit te vitit 1992 do te vendoste menjehere
kontaktet dhe nder me te parat do firmoste nismen e Partneritetit per Paqe me
Aleancen e Atllantikut te Veriut. Ne kuadrin e kesaj nisme do angazhohej
ne nje bashkepunim te gjithanshem e te suksesshem me NATOn.
Me
rikthimin ne pushtet ne vitin 2005 qeveria e koalicionit te PD ndermori me
sukses gjitha reformat e medha dhe jetike te planit te veprimit ne rrafshin
politik, ushtarak, ekonomik, financiar, social, luften me zero tolerance,
kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit per anetaresimin e vendit ne NATO.
Me
keto reforma dhe me mbeshtetjen e madhe e direkte te Presidentit G. W. Bush dhe
qeverise se SHBA si sot 13 vjet me pare u be realitet endrra e madhe
euroatllantike e dhjetorit 1990, anetaresimi i Shqiperise ne Alenacen me te
madhe dhe me te fuqishme te lirise te te gjitha
kohrave. Por rruga e Shqiperise drejt NATOs nuk ishte e sheshte.
Ne
vitet 1992-1996 Partia Socialiste kundershtonte me rezoluta te paraqitura ne
parlament bashkepunimin e Shqiperise me NATO.
Ndersa
ne vitet 2005-2009 Edvin Kristaq Rama
dhe albanofobe te tjere bene çdo perpjekje kunder anetaresimit te Shqiperise ne
NATO. Pas deshtimit ne keto perpjekje donkishoteske antikombetare Edvin Kristaq
Rama do te organizonte me dt 5 Prill te vitit 2009 mitingun me portrete te
Enver Hoxhes per te protestuar ndaj kesaj arritje historike te kombit shqiptar
dhe do te deklaronte se ‘NATO eshte nata’!
Ne
kete 13 vjetor shpreh mirenjohjen tone me te thelle ndaj te gjithe atyre
qytetareve shqiptare, zyrtare, civile, ushtarake, drejtues, politikane qe me
punen, mbeshtetjen e tyre bene te mundur anetaresimin e Shqiperise ne Aleancen
e Lirise, aleancen me te madhe politike dhe ushtarake te kohrave.
Nje mirenjohje e pakufishme ne kete pervjetor le te shprehim te dashur miq ndaj vendeve anetare ne teresi dhe SHBA, Presidetit George.W. Bush ne veçanti qe me mbeshtjetjen e tyre bene te mundur arritjen me te madhe ne fushen e sigurise per Shqiperine dhe shqiptaret.
facebook.com/SaliBerisha