| E marte, 29.03.2022, 06:19 PM |
Përdorimi i pakicave etnike dhe fetare të Rusisë dhe përdorimi i Luftëtarëve të huaj Terrorist nga ana e Rusisë
Nga
Skender Jashari
Rusia është e
njohur për agresione ndaj të gjithë fqinjëve të saj, që nga vitet 1715-ta, e
deri me agresionet e dekadave të fundit. Gjithashtu ajo është e njohur edhe për
spastrimin etnik të minoriteteve në Rusi, derisa zhvillon njëkohësisht agresion
ndaj fqinjëve të saj; pastaj në përdorimin e minoriteteve për qëllime
ekspansioniste të Rusisë a edhe përdorimin e luftëtarëve të huaj.
Duke qenë se Rusia
edhe sot, është një ndër vendet e pakëta në botë, që ende mba nën pushtim:193
grupe etnike, 277 gjuhë të minoriteteve, ku janë 21 republika etnike, me
minoritete të ndryshme. E që gjatë periudhave të ndryshme historike shpesh ka
ndodhur që i ka përdorur për qëllime ekspansioniste ndaj fqinjëve. Edhe në agresionin
e fundit të 24 shkurtit 2022, të Terror-rusisë kundër Ukrainës, shohim të
njejtën gjë, që Rusia përdorë sidomos minoritetet e saja, e në veçanti
muslimanët çeçen e të tjerë, për luftime kundër Ukrainës. Mirëpo në të njejtën
kohë, shohim që shumica e grupeve të çeçenëve dhe muslimanëve të tjerë të
Rusisë, janë neutralizuar nga forcat Ukrainase, madje duke u publiku edhe raste
që hedhin dyshim që janë njoftuar paraprakisht forcat Ukrainase nga FSB-ja
ruse, si rasti i Buça-s, afër Kievit.
Kjo frymë hegjemoniste,
shoveniste, ekspansioniste ruse, e kombinuar me totalitarizmin dhe
autoritarizmin e regjimeve të një pas njëshme të saj, daton që nga viti 1715,
kur Car Pjetëri i Madh, deklaronte ”që preferonte të shihte mes kombeve tona
muhamedanizmin dhe paganizmin më shumë sesa hebrejt. Ata janë mashtrues dhe
hileqar. Përpjekja ime është ta zhduk të keqen e jo ta shumëzojë atë”. Prandaj
edhe sot e shohim që mrekullisht e përzemërsisht muslimanët e Rusisë i
shërbejnë agresionit të Putinit.
Sa për ilustrim e
krahasim, marrim vetëm rastin e Luftës së II Botërore, ku Rusia dhe regjimi
Stalinist i drejtuar nga pansllavizmi rus, përdori si ushtar kryesisht nga
republikat sovjetike, e që pastaj pas lufte duket qartazi edhe me manipulimin e
shifrave, që nuk mund të jenë të rastësishme apo shkaku i burimeve. Shifrat për
viktimat civile dhe ushtarake ruse, në çdo rast janë maksimaliste( përjashto
studiuesit e pavarur), ndërsa ato për civilët dhe ushtarët e republikave
sovjetike, sipas burimeve ruse gjithëherë janë minimaliste, e që në krahasim me
burimet e pavarura, vazhdimisht është evidente diskrepanca, sepse burimet e
pavarura ngrisin në çdo rast shifrat e humbjeve të civilëve dhe ushtarëve të
republikave sovjetike. Ndër më së shumti që vërehet sipas studiuesëve të ndryshëm,
që shifrat janë manipuluar janë me Ukrainën. Ky vend ishte në listën e vendeve të
cilat duhej të shpopulloheshin, është vendi ku numri më i madh i
betejave të Frontit të Lindjes ishin bërë, rrjedhimisht edhe numri më i madh i
civilëve dhe ushtarëve sovjetik ishin nga ky vend. Burimet ruse japin shifrën
prej 1.65 milion ushtar ukrainas të vrarë, ndërsa burimet tjera kryesisht
studiues të pavarur e ngrisin në mbi 5 deri në 7 milion ushtar ukrainas të
vrarë.
Madje Rusia
përdori edhe republikat sovjetike, të largëta si Kazakistanin, Gjeorgjinë,
Azerbejxhanin, të cilat shumë pak ose aspak nuk ndesheshin drejtëpërdrejt me
nazizmin në kufitë e tyre republikan, derisa edhe me shifrat për ushtarët e
vrarë nga këto republika, sipas burimeve ruse në vazhdimësi zvogëlohen për
dhjetëra mijëra e deri në qindëra mijë.
Kontradiktat në
statistikat ruse dhe të vetë
republikave sovjetike |
||
Emri i
republikës sovjetike |
Numri i
ushtarëve të vrarëve sipas Rusisë |
Numri i
ushtarëve të vrarëve sipas burimeve tjera |
Ukraina |
1.650.000 |
deri në
7.000.000, |
Bellorusia |
620.000 |
më shumë se
682.291, |
Kazakistani |
310.000 |
rreth 601.029 |
Gjeorgjia |
190.000 |
mbi 300.000 |
Azerbejxhani |
210.000 |
rreth 300.000 |
Tabela 1. Kontradiktat në statistikat ruse dhe të vetë republikave sovjetike a burimeve të
pavarura, për numrin e ushtarëve të
vrarë gjatë Luftës së II
Botërore.
Edhe në rastin e
agresionit rus kundër Ukrainës, më 24 shkurt 2022, shohim që Terror-rusia
përdorë minoritetet etnike a fetare, a edhe Luftëtarë të huaj Terrorist për
qëllimet e saj. Terror-rusia në rastin e agresionit kundër Ukrainës, është duke
kryer:
gjenocid perfid
kundër pakicave etnike dhe fetare në Rusi;
përdorim të
Luftëtarëve të huaj Terrorist.
Nëse shikohen me
vëmendje, shumica e viktimave, të robëve të luftës, të lënduarëve, të
dezertuarëve, qoftë të kapur nga forcat Ukrainase, janë kryesisht të pakicave
etnike të Rusisë- prej nga mund të nxjerrim konkluzionin që në forcat ruse që
kryen agresion kundër Ukrainës shumica e tyre janë të pakicave etnike, e nuk
janë rus. Nuk dihet përqindja e pakicave etnike, në kuadër të ushtrisë ruse si
tërësi, sepse nuk ka ndonjë statistikë të tillë, por dihet që historikisht
Rusia i ka përdorë pakicat etnike, fetare etj për t’i future si “mish për top”
në vijat e frontit. Por kjo çështje ende nuk ngritet aspak nga faktori
ndërkombtar, e aq më pak nuk trajtohet si çështje e spastrimit etnik të bërë
nga Terror-rusia kundër pakicave etnike. Por shumica janë nga Dagestani dhe më së shpeshti emri i
ushtarëve rus të vrarë, të plagosur a të kapur robë, ështe emri Muhamed. E që
85% e viktimave të ushtarëve rus të agresionit rus në Ukrainë, janë kazakë, e
të cilët përbëjnë vetëm 14% të
popullatës së Rusisë, derisa rusët përbëjnë vetëm 14% të viktimave të ushtarëve
të vrarë në Ukrainë, nga tërësia e popullatës prej 67%. Derisa disa hulumtues
kryesisht rus, përpjeken që të arsyetojnë që këto bëhen për shkak të varfërisë
së popullatave të pakicave etnike, duke fshehur qëllimisht strategjinë ruse të
spastrimit etnik të pakicave etnike, gjegjësisht gjenocidin rus kundër pakicave
etnike e fetare në Rusi.
Kurse çështja e
çeçenve ka qenë edhe më shokuese për opinionin botëror, e që 1994-1996 e njohur
si Lufta e Parë Çeçene, ku kishte 5.732 ushtar rus të vrarë, gjegjësisht shifra
varionte nga 3.500 deri maksimalisht në 14.000, e që kishte vrarë rreth 17.391
lufëtarë rrebel çeçen dhe rreth 50.000-100.000 civil të vrarë dhe të zhdukur.
Për të vazhduar pastaj në Luftën e Dytë Çeçene në vitet 1999-2000, edhe pse nuk
ka të dhëna të sakta për viktimat, sjellen rreth 7.500, deri rreth 14.000,
kurse sipas burimeve jozyrtare vlersohen prej 25.000 deri në 50.000 të vdekur e
të zhdukur kryesisht çeçen, deri mbi 60.000 në total. Për të vazhduar pastaj në
vrasje të vazhdueshme të luftëtarëve çeçen që luftonin për pavarësi të
Çeçenisë, qindëra luftëtarë të vrarë, 1.200 forca ruse, së paku 1.000 civil e
në disa raporte kalonin edhe 4.000, në vitin 1999; qindëra njerëz të vrarë në
vitin 2000, përfshirë edhe 2.400 trupa ruse; në vitin 2001 disa qindra,
përfshirë edhe 73 seperatist çeçen dhe rreth 20 forca ruse; në vitin 2002, së
paku 2.000 trupa ruse të vrara, së paku 50 luftëtarë çeçen dhe qindëra civil
përfshirë së paku 100 civil rus; në vitin 2003, së paku 300, prej tyre rreth
100 forca ruse, rreth 100 civil çeçen dhe rus dhe të raportuar edhe vetëm 10
luftëtarë çeçen; në vitin 2004 së paku 600 të vrarë; në vitin 2005, së paku 400
të vrarë; në vitin 2006 së paku 100 të vrarë, prej tyre 50 forca ruse, 30 civil
dhe 25 luftëtarë çeçen; kurse në vitin 2007 u vranë më pak se 100 dhe qeveria
ruse njoftoi fundin e dhunës kundër rebelëve çeçen. Por vazhduan vrasjet edhe
më 2008, rreth 235 persona u vranë në Çeçeni: 25 civil, 97 polic dhe 115
luftëtarë çeçen.
Forcat çeçene
Kadirovite, janë krijuar nga Akhmad-Khadzhi Abdulkhamidovich Kadyrov, që ishte
kryemyfti i Republikës çeçene të Ishkerisë, i cili në Luftën e I Çeçene luftoi
kundër Rusisë, por në Luftën e II Çeçene, kaloi në mbështetje të Rusisë, e që
më 9 maj 2004 është vrarë në Grozni nga Çeçenët. Për të vazhduar “Kadirovitët”
që të luftonin mes grupeve rivale islamike, si me Alu Alkhanov më 2006; pastaj
në shërbim të FSB-së ruse për të vrarë presidentin e Ishkerisë më 17 qershor
2006 Abdul Halim Sadulayev; por edhe për të luftuar pro-rusisë kundër rrebelëve
çeçen, e pastaj për t’u përfshi edhe në invazionin në Ukrainë. Në Ukrainë, u
përdorën kryesisht “mish për top” duke i futur në vijat e rrezikshme, si afër
Hostomel-it, ku më 27 shkurt ishte shkatërru nga forcat Ukrainase një konvoj i
madh çeçenësh; pastaj në drejtim të Kievit; pastaj infiltrimi i terroristëve
islamik çeçen si diversant e sabotator për të vrarë presidentin e Ukrainës dhe
për të sulmu pikat strategjike në Kiev, por që ishin neutralizuar; pastaj me
rastin e vrasjes së gjeneralit të forcave xhihadiste çeçene Mogamed Tushayev.
Mirëpo në të njejtën kohë, edhe Batalioni i çeçenve i Dzhokar Dudajevit, ishte
duke marr pjesë në luftime në Ukrainë, në anën e forcave Ukrainase, kundër
invazionit rus.
Njejtë edhe me
Dagestanin më 1999, në të cilën ishin vrarë 275 forca ruse, 15 ishin zhdukur
dhe 937 të plagosur, kurse më shumë ishin viktimat e ushtrisë dhe policisë
lokale pro-ruse të Dagestanit, kurse nga rrebelët ishin vrarë disa qindëra.
Abkazët që
etnikisht lidhen me çerkezët, e që lufta ishte zhvillu më 1992-1993, pastaj
edhe më 1998, ku Rusia ndihmonte të luftonin kundër Gjeorgjisë.
Por edhe pse Rusia
kishte luftëra me muslimanët çeçen, abkaz, të dagestanit, ingushetisë etj,
shihet për habi që në agresionin rus kundër Ukrainës, shumica janë edhe
musliman dhe të pakicave të tjera forcat ushtarake të Rusisë.
Lufta e
Terror-rusisë kundër Ukrainës, botërisht është cilësuar si agresion, tashmë
edhe Gjykata Ndërkombtare e Drejtësisë( ndryshe e njohur si Gjykata e Hagës), vendosi
të njejtën gjë dhe kërkoi ndalimin e menjhërshëm dhe tërheqjen e trupave ruse
nga Ukraina. Jo vetëm kjo, por çdo karakteristikë e përligj, luftën mbrojtëse
të Ukrainës kundër agresionit rus. Prandaj kanë shprehur gatishmëri për të
shkuar në luftë kundër agresionit rus qytetarë të vendeve perëndimore. Madje
edhe Danimarka, lejoi e para pjesëmarrjen e vullnetarëve të saj, kundër
agresionit rus. Luftërat Çlirimtare dhe Mbrojtëse janë vetëm dy përjashtimet,
që asnjë ligj nuk mund t’i ndaloj. Edhe pse javë më parë, ishte diskutuar edhe
çështja e mundësisë së shkuarjes së Vullnetarëve Shqiptar edhe nga Trojet tona,
në Luftën e Ukrainës kundër Terror-rusisë, pak është theksuar që Ligji
Nr.05/:L-002, për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura jashtë
Territorit të Vendit, nuk mundet të përdoret për të ndaluar Luftërat Çlirimtare
dhe Luftërat Mbrojtëse, pra as vullnetarët që do kishin gatishmëri të shkonin
në Ukrainë. Tashmë këtë e mbështes edhe me rastin e disa mijëra vullnetarëve
amerikan, britanik, danez, polak, norvegjez, izraelit, kroat etj, kanë shkuar
për të luftuar kundër agresionit rus.
Prandaj lufta e
Ukrainës kundër agresionit rus, dallon tërësisht nga luftërat terroriste që
zhvillojnë edhe seperatistët rus në Ukrainën lindore, të cilëve i janë bashkuar
edhe çetnik e Luftëtarë të huaj Terrorist të Serbisë, Bosnjës e Hercegovinës,
terrorist islamik të Çeçenisë dhe vendeve tjera të Rusisë, e së fundmi, kanë
shprehur gatishmëri për të shkuar edhe Luftëtarë të huaj Terrorist nga vendet
arabe të Lindjes së Mesme dhe disa vende të Afrikës. Luftërat terroriste qoftë
për nga qëllimet, qoftë për nga taktikat,
si ajo e Sirisë(2011-), Irakut( 2003-), Afganistanit( 2001-2021) dhe
pothuajse të gjitha luftërat që zhvillohen në Lindjen e Mesme, nuk kanë asnjë
karakteristikë të vetme të Luftërave Çlirimtare a Luftërave Mbrojtëse.
E që ditëve të
fundit, zyrtarë të Rusisë kanë njoftuar për gatishmërinë siç i quajnë të 16.000
a 20.000 „vullnetarëve“ islamik të Lindjes së Mesme që të luftojnë në anën e
Rusisë, mesin e tyre sidomos nga Siria dhe Palestina. E njejta shifër prej
16.000 a 20.000 vullnetarëve nga vendet demokratike perëndimore, ishin
paraqitur për vullnetarë në anën e forcave të Ukrainës për ta luftu agresionin
rus. Njejtë edhe nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina grupe çetnikësh shkuan
si „vullnetarë“ për ta mbështet agresionin e Rusisë kundër Ukrainës. Çdo
pjesëmarrje në anën e një agresori, shkakton kryerje veprash penale të
sanksionuara si vepra penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura me të
drejtën ndërkombtare, përfshirë edhe: krimi i gjenocidit( Statuti i Romës për
Gjykatën Penale Ndërkombëtare, neni 1, pika a); krimet kundër njerëzimit(
Statuti i Romës…neni 1, pika b); krimet e luftës( Statuti i Romës…neni 1 pika
c) dhe krimi i agresionit( Statuti i Romës…neni 1 pika d), poashtu edhe me
ligjet respektive siç edhe Republika e Kosovës e ka Ligjin Nr.05/:L-002, për
Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura jashtë Territorit të Vendit.
Skender
Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për
rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë
në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e
marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin
politik!
Master drejtimi
juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.