| E hene, 28.03.2022, 08:11 PM |
Lidhja dhe zgjidhja e “qenëve” në Kuvend, pasqyrë reale e “kulturës” politike!
Shkruan:
Florim Zeqa
Askush
në Kosovë nuk ka pritur që pas lufte të ushqehet me lugë të 'artë', por askush
nuk e ka menduar që 23 vjet pas luftës Kosova do të sundohet nga antivlerat,
nga shqipfolësit, nga injorantët, gjysmanalfabetët dhe kusarët polikë që
mendojnë vetëm për xhepat e tyre.
Gjuhë
rrugaqërie në Kuvend
Për
ata që i kanë përcjellur legjislaturat e pasluftës të Kuvendit të Kosovës,
gjithnjë kemi pasur rënje të vazhdueshme të vlerave dhe nivelit të
përfaqësimit! Edhe në të kaluarën kemi parë përballje të pozitës dhe opozitës
në Kuvend, por asnjëherë nuk na ka rënë të dëgjojmë gjuhë kaq fyese dhe
vullgare në mes të përfaqësuesve të popullit!
Gjuha
e rrugaçërisë e përdorur në seancat e fundit të kuvendit nga ana e deputetëve,
e dëshmon dallimin e vogël dhe të papërfillshëm që ekziston në mes të
politikanëve kosovarë, të cilëve u mungon dashuria për shtetin dhe respekti
ndaj qytetarëve.
Ndodhë
pikërisht kështu, pasi mendjen nuk e kanë tek shteti por tek pushteti, tek
pasurimi personal e jo tek interesi i qytetarëve!
Lidhja dhe zgjidhja e “qenëve” në Kuvend nga elitat shtetërore
dhe partiake në Kuvend janë pasqyra reale e “kulturës” politike, e degradimit
demokratik të vendit tonë, e zavëndësimit të vlerave me antivlera.
Kuvendi
i Kosovës, si organi më i lartë ligjvënës dhe demokratik i shtetit është
shndërruar në amfiteatër i tragjikomedive kombëtare apo në “teatër kukullash”,
ku këto të fundit dirigjohen me telekomandë nga liderët partiak!
Por
e keqja bëhet akoma më e madhe kur liderët partiak dirigjohen nga mentorët e
tyre politikë nga prapaskenat e dhomave të errëta, kur parlamenti mbushet me
analfabetë, injorantë, dhe servil të liderëve partiak.
Interesi
personal e dominon interesin e përgjithshëm
Ballafaqimi
i deputetëve në Kuvend për tema me interes të përgjithshëm me gjuhë të pastër,
me fakte dhe argumente bindëse, përveqse vlerë e demokracisë, është avancim i
të drejtave të drejtave të njeriut, barazisë qytetare dhe meritokracisë në
vendin tonë.
Mirëpo
për fat të keq, tek ne po ndodhë e kundërta, nga interesi i përgjithshëm po
kalohet në interesa personale dhe partiake, me ç’rast instituzioni më i lartë
në vend nuk po i ngjet më një parlamenti, por një amfiteatri kukullash ku luhet
tragjikomedia më e dhimbshme kombëtare.
Po
ndodhë pikërisht kështu për faktin se klasën politike i ndan vetëm pushteti,
ndërsa i bashkon korrupsioni, hajnia, kriminaliteti, kontrabanda, nepotizmi, e
çka jo tjetër në këtë gjysmështet, me gjysmëpavarësi dhe gjysëmliri!
Nuk
e besoj që ka tragjikomedi më të madhe kombëtare sesa ajo kur deputetët me
barkun plot i shfrytëzojnë vuajtjet e popullit me barkun gjysëm të zbrazët për
llogari personale dhe partiake kundër njëri-tjetrit në Kuvendin e Republikës së
Kosovës!
Megjithatë,
për dallim prej politikanëve të cilët atdheun e duan më bark, qytetarët atdheun
e tyre e duan më zemër dhe më shpirtë, e në veçanti mërgimtarët, të cilët, edhe
pse largë në dhe të huaj, gjithnjë mendjen e mbajnë tek vendlindja e tyre, duke
u lutur për kthim të shpejtë, të paktën për së vdekuri ta shijojnë aromën e
dheut në vendlindjen e tyre.
Këtë
shkrim dëshiroj ta përmbylli me një varg të poezisë time “Ëndërra për Atdhe”:
Edhe i vdekur, në varr,
aromën e dheut ta
shijoj,
nën erën e blinit të
djegur ndër shekuj,
ndoshta shpirtin qetësoj,...!
25.03.2022