| E shtune, 26.03.2022, 09:06 PM |
GEGË DHE TOSKE JEMI VETVETJA
Nga
Fahri Dahri
Populli
shqiptar përbëhet nga dy degë të mëdha, në "gegë" dhe
"toskë". Kjo ndarje jo etnike njihet prej disa shekujsh. Dhe seicila
degë ka territorin e saj. Sipas ndarjes territoriale gegët ndodhen mbi lumin
Shkumbin dhe toskët nën lumin Shkumbin. Sipas këndvështrimit tim ky grupim nuk
ka kuptim ndarës etnik, gegët dhe toskët janë të të njëjtit popull. Etnikisht
shqiptarët janë të gjithë pasardhësit e pellazgëve. Për këtë nuk ka dilema.Grupimet
gegë dhe toskë janë të njëjtët, nuk ka ndarje etnike, por gjeografike,
krahinore, gjithënjë brenda territorit të tyre etnik.
….
Gjuha
shqipe është gjuha e tyre e përbashkët, ndërsa disa dallime në të folurat gegë
dhe toskë, nuk janë veçse dallime dialektore. Pashko Vasa për kuptimin e
fjalëve gegëri dhe gegë, mendon se duhet kërkuar tek Homeri, saktësisht në
rreshtat ku thotë se: "Përtej maleve të Akrokeraunit banojnë
gjigantët". Kufiri natyror në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është
Lumi Shkumbin që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.
Cila
e folur është gegërisht dhe cila toskërisht?
Personalisht
edhe pse disa të folura ndryshojnë, apo theksimi në fjalë dhe shkronja ka
veçori, absolutisht nuk e largojnë nga gjuha bazë, që është gjuha shqipe. Disa
veçori që u përmendën më sipër, krahas ndikimit kohor, gjejmë edhe
gjurmët e ndikimeve të popujve të ndryshëm që kanë qenë pushtues, të cilat
pasojnë disi, si në demografi dhe në politikë. Në të vërtetë nuk ka
veçori thelbësore mes tyre, por ka disa ndikime nga faktorë kryesisht të
jashtëm. Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të parë pas Krishtit, në territoret
veriore të etnisë shqiptare kane zbritur pushtues të ndryshëm dhe me periudha
të gjata kohore, të cilët kanë ndikuar në shqiptimin e fjalorit të vjetër
shqip, kryesisht në theksim. Këtë mendim, intuitiv, që e kam shfaqur në
disa shkrime, m’u perforcua edhe nga Hamp (1963), i cili citohet tek libri:
“Familja ime” fq.97 e prof. Agim Binaj dhe Dr. Ilir Binaj: "Ndarja e
dialekteve të gjuhës së shqipes në Toskë dhe Gegë mendohet përpara dyndjeve
sllave, sipas prof Eric Hamp-it (1963) në fillim të mijëvjeçarit të sundimit
Romak, e ndarë në mes nga linja Jireçek (konceptim që ndan ndikimin latin dhe
atë grek në Ballkan që fillon pranë Laçit dhe vazhdon deri në Varna- Bullgar". Trojet
e banuara nga gegët janë njohur si Gegëri, kjo vrehet kryesisht gjatë
shek. XIX dhe kohës së Lidhjes së Prizrenit. Veçori dialektore që i vrejmë si
efekt i rotacizmit të disa shkronjave:
*- Në gegërishten verilindore, shqiptarët në
shtetin maqedonas, bashkëtingëlloret kl; gl, janë reduktuar në k dhe g, p.sh:
glim-gjëmb; klumsht- kumsht; qumësht; gluri; gluni-guni. Emrat mashkullorë që
mbarojnë me k, g, h, kur shquhen marrin mbaresën -i: mik-miki, zog-zogih,
krah-krahi.
*- Në gegërishten veriperëndimore, dmth banorët e Malësisë së
Madhe, bashkëtingëlloret kl, gl, kanë dhënë përkatësisht kj, gj,
klumsht-kjumsht; gluri-gluni-gjuni. Grupi "fsh" është thjeshtuar në
sh: klofsh-kjofsha-kjosha.
*- Në gegërishten qëndrore, zanoren y, në këto të folme, e
gjejmë në i: gjysmë-gjismë: krypë-kripë, syri/syni/ sytë - siri/sitë.
pyll/pyje-pill/pije. Bashkëtingëllorja g dhe gl, është kthyer në gj: gur-gjur;
giuha-gjuha -gluha.
*- Në gegërishten e Shqipërisë së
Mesme: si veçori është përdorimi i përemrave pronorë: im, ime, tat, tate: çuni
im, çunin tat, goca ime, goca tate. Për rastin e kapërcyellit të
shkronjês "r" në shkronjën "n", mendoj se nuik duhet të
ketë ndodhur rotacizmi i “n” në “r”, por llogjika na thotë se rotacizmi ka
ndodhur tek shkronja “r”, e cila është zëvëndësuar me shkronjën “n”, si në:
trimëri/trimëni. Jam ndalur shpesh në shkrimet e mia për të kërkuar nga
institucionet shkencore dhe specialistë të fushës gjuhësore që të studjojnë të
folurën e komunitetit çam, si të banorëve të sotëm, autoktonë në Çamëri dhe të
moshuarve të paktë që janë gjallë me banim në Shqipëri. Kjo kërkesë, m'u forcua
edhe këto ditë, kur lexova një shkrim të datës 6 shtator 2021, të nxjerrë nga
"Arkiva": "Si e shpjegon Barleti emrin e Krujës, version që më
pas u pohua edhe nga Çabej. Një fragment nga shënimet e Moikomit në DITA".
Midis të tjerash më tërhoqi vëmendjen paragrafi "Në librin “Rrethimi i
Shkodrës”, botuar në 1504, Barleti, në “Historia e Skënderbeut” jep mendime
edhe për origjinën, gjenezën e popullit shqiptar e të gjuhës së tij. Ai thotë
se epirotët quhen edhe “arbër” dhe se “prej këtyre ka rrjedhur gjuha epirote
ose arbërore”. E folura toskërisht ruan edhe sot fjalë me shkronjat e para
rotacizmit. Fenomeni nuk është konstatim i sotëm dhe as dëshmi për të
krijuar ndarje artificiale dialektore, por është mundësi për të vërtetuar
trashëgiminë pellazgjike të gjuhës shqipe. Veç kësaj, llogjika na shpie
në konkluzionin: "Nëse në të folurën e toskëve rotacizmi nuk ka ndikuar
në tërësi, atëhere rrjedhimisht kjo e folur është e folura e vjetër shqipe, që
vërteton përafërsinë më të plotë me pellazgjiken". Qënësia edhe në
epokën tonë e konservimit dhe ruajtjes me më tepër e fjalëve të gjuhës së
vjetër shqipe në të folurën toskërisht, me gjykim të drejtë, të pa djallëzuar
arrihet në të vërtetën se "Fjalori i gjuhës shqipe" llogjikisht i
takon të ketë akses më tepër drejt fjalëve toskërisht. Kjo dëshmohet në
mënyra të ndryshme nga shumë autoritete shkencore. Le të ndalemi ne dis
fjale.
Toskërisht……….. Gegënisht
Mëri……………..….
Mëni
Bëri……………..
…. Bani
Armik………………..Anmik
Gluri…………….…..Gjuni
Dhelpër………….….Dhelpën
Syri………………….Syni
Truri…………...……Truni
Kufiri……………….Kufini
Gegërisht…………...Gegënisht
Emër…………...…..
Emën. etj.
Krahas
rotacizmit shkronjor, si më lart, dallimet (gjithëmonë jo esenciale) i shikoj
kryesisht tek theksi, ku në të folurën veriore është më i fortë. Gjithashtu
kemi veçori tek përdorimi më i shpeshtë i shkronjës "ë" tek e folura
jugore dhe përdorim më të shpeshtë të shkronjës "a" tek e folura
veriore.
Kjo
trajtesë merr shkas nga një meditim që i bëhet të folurës së banorëve të
Rajonit të Çamërisë, prej autorit Arqile Gjata, me titull: "Çamërishtja
dhe disa Karakteristika", botuar tek "Fjala e lirë",
datë 06/01/2021. Meditimi i z. Arqile, të cilin e falenderoj, për trajtimin e
disa të veçantave që gjinden në të folurën e dialektit Çam. Perafron
konkluzionin e arritur e të pasqyruar në disa shkrime, ku theksohet se e folura
e Çamërisë, ka më shumë afërsi me gjuhën e vjetër shqipe. Në shkrimin e z.
Arqile, gjithçka shkruhet është e pranueshme dhe do bëjnë mirë gjuhëtarët tanë
ta studjojnë këtë thesar, i cili po vendoset në rrezik, po venitet dalë nga
dalë, si efekt i faktorëve: kohë dhe sulmeve të qëllimshme, të pandërprera që
bëhen për t'a shuar këtë të folme. Fenomen ky i theksuar në shtetin
"demokratik" Grek, por e habitëshme dhe qendrimi inaktiv i Akademisë
dhe institucioneve tona shkencore. Nëse vërtet ka gjuhëtar
me shpirt dhe zemer shqiptari, nga studimi i të folurës së Çamërisë, do të jetë
e lehtë shuarja e zërave të kohës së fundit, ku po debatohet jo pak për të
krijuar epërsi dalluese mes dialekteve të toskërishtes dhe gegërishtes, herë i
jepen përparësi gegërishtes dhe herë toskërishtes. Debate këto që nuk i
shërbejnë gjuhës së kombit tonë, por ashtu si dhe në fusha të tjera shikojmë
përpjekje për përçarje, me arritje për të përmbushur projektet serbo-greke me
vijë ndarëse lumin Shkumbin. Një stërmundim i tyre,
pa vlerë, por në asnjë mënyrë për tu nënvlerësuar, kur dihet se është saktësuar
e folura e Elbasanit. Kongresi i drejtëshkrimit e ka ndarë shapin nga sheqeri,
sigurisht është dialektike të kryhen përditësime, por bazamenti është i fortë
dhe i qendrueshëm. Sjellim disa fjalë tepër të qarta në shqip dhe që përdoren
në Kosovë, që duhen reflektuar në përdorimin e përditshëm.
Farmaci…………….
Barnatore
Kasap……………….Mishtore
Berber………………Rrojtore,
etj.
Fahri Dahri. 25/03/2022.-
Vijon