Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Pushofsh në paqe Sekretare e përhershme e lirisë dhe pavarësisë së vendi tim!

| E merkure, 23.03.2022, 08:26 PM |


Ndue Ukaj:

Përgjatë viteve të trishta të shtypjës, dhunës dhe terrorit që përjetonim, Madeleine Albright u shfaq si Nanë e mëshirshme dhe e kujdesshme, dhe na dha kurajo që të rezistonim e duronim, me shpresën se e mira e mund të keqen. Dhe ajo vërtet ishte e mira pambarim për ne,  prandaj në historinë tonë zë vend ballor.

Mbaj mend ato vite të trishtueshme si student kur zëri i saj tingëllonte si melodi paqe në veshët tanë të mësuar me ulërima policësh të çmendur që na ndiqnin e na terrorizonin përditë.

Ajo ishte një Nanë madhështore për ne dhe të tillë do ta kujtoj përherë?.

Pushofsh në paqe Sekretare e përhershme e lirisë dhe pavarësisë së vendi tim!