| E merkure, 23.03.2022, 09:12 PM |
Helmimet e nxënësve,
krim i pandëshkuar!
Në
32 vjetorin e helmimit të nxënësve shqiptarë
Shkruan:
Florim Zeqa
Përveç
shumë të keqijave që i shkaktoi popullit shqiptar regjimi serb i Millosheviqit,
siç ishin vrasjet, burgosjet, përjashtimi masiv nga puna, mbyllja e shkollave,
përndjekja politike, vrasja e djemve të rinj që shërbenin me padashje në
ushtrisë jugosllave, e shumë krime të tjera, ndodhi edhe helmimi i nxënësve
shqiptarë.
Në
pranverën e vitit 1990, gjegjësisht në marsin dhe prillin e këtij viti, u
helmuan rreth 8 mijë nxënës shqiptarë të shkollave të Kosovës. Ky ishte një gaz
toksik i përgatitur nga shërbimet sekrete ushtarake serbe, me të cilin u helmuan
nxënës të shkollave të mesme, por kishte edhe në ato fillore dhe në entet
parashkollore.
Meqë
Kosova asokohe nuk kishte pasur laboratorë përkatës për të vërtetuar se me
çfarë ishte bërë helmimi i nxënësve, analizat ishin dërguar në Kroaci, Angli e
Francë. Mirëpo, asnjëherë nuk ishte zbuluar lloji i saktë i këtij helmi kimik.
Ndryshe
i kanë përjetuar helmimet e nxënësve ata që i kanë përcjellë përmes
televizionit apo video-incizimeve të kohës, e krejt ndryshe i përjetojnë ato
familje që i kanë përjetuar traumat e këtij helmimi misterioz.
Simptomat
e këtij helmimi ishin aq të fuqishme dhe tronditëse për familjarët, do të thoja
traumatike, duke i parë me sytë e tyre vuajtjet e fëmijëve, vëllezërve dhe
motrave të tyre me ndikim të fortë në organizëm duke u shkaktuar shtangim
muskujsh, vjellje, alivanosje, çrregullim ndjenjash, halucinacione e shumë
pasoja të tjera.
Ishte
ky një helmim i rëndë toksik, i cili përveç lëndimit fizik dhe shpirtëror e
kishte qëllimin edhe të dëmtimit të qenjes tonë kombëtare.
Helmimin
e nxënësve serbët e kishin bërë nëpër shumicën e komunave të Kosovës.
Aq
i madh ishte numri i nxënësve të prekur nga ky helmim, saqë spitalet nuk mund
t'i përballonin të gjitha rastet. Si rezultat i kësaj, mjekët shiptarë kishin
filluar që edhe shtëpitë e tyre t’i shndërronin në ambulanca për kurimin e
nxënësve të hemuar.
Më
të rënda se helmimet e shkaktuara në pranverën e vitit 1990 ndaj moshës më të
re në Kosovë, ishin kualifikimet që vinin nga Serbia, për kinse inskenim dhe
aktrim të shqiptarëve në Kosovë.
Qeveria
jugosllave asokohe doli me kumtesë zyrtare se në Kosovë nuk pati helmim, por e
gjithë kjo ishte “një inskenim i përgatitur nga separatistët shqiptarë”.
Se
a ishin ato "inskenime" apo trauma të rënda fizike dhe shpirtërore të
këtij helmimi, më së miri e tregojnë familjet e nxënësve të helmuar, personeli
arsimor dhe mjekët shqiptarë, të cilët ishin përballur drejtpërdrejt me traumat
e të helmuarve.
Në
mesin e mijëra familjeve shqiptare, edhe familja e jonë Zeqa e patëm fatin e
hidhur që të ballafaqohemi dhe përjetojmë rëndë helmimin e bijës dhe motres
tonë Shpresës, e cila asokohe ishte nxënëse e shkollës së mesme "Luigj
Gurakuqi" në Klinë, qendër shkollore kjo nga më të goditurat nga helmimet
e barbarisë serbe në Kosovë.
Aq
të rënda dhe të tmerrshme ishin traumat e atij helmimi, saqë ishin vështirë të
menaxhueshme, trishtuese dhe gati të papërballueshme për familjen.
Aq
i rëndë ishte helmimi saqë edhe mjekët shpeshherë ndodheshin përballë situatave
të pamenaxhueshme nga traumat e nxënësve të helmuar.
Kurimi
i motrës tonë Shpresës ishte i gjatë dhe i mundimshëm. Pas qëndrimit disa
javësh në QKUK në Prishtinë dhe në Spitalin e Gjakovës, për rehabilitimin e
plotë të saj u deshën edhe mjekime alternative që zgjatën me muaj të tërë.
Përkundër
gjendjes së vështirë socio-ekonomike të kohës, falë mbështetjes së fqinjëve dhe
miqëve kemi arritur të i përballojmë më lehtë momentet e vështira të këtij
helmimi misterioz, të kësaj traume kolektive dhe përvoje të hidhur familjare.
Sot,
motra jonë Shpresa është e martuar, është nënë e mirë, i ka dy fëmijë binjakë
dhe ka krijuar një familje të mrekullueshme.
Thonë
qëllimet e këqija nuk realizohen asnjëherë. Serbia kishte menduar që përmes
helmimit të nxënësve të arrinte edhe zvogëlimin e shkallës së natalitetit në
Kosovë. Nga informacionet që kam për disa nga vajzat e helmuara të asaj kohe,
secila prej tyre është shëndosh e mirë, janë të martuara, kanë krijuar familje
të shëndosha dhe kanë pasur lindje të dyfishta (binjakë) dhe të trefishta
(trenjakë).
Serbisë
gjakatare i është kthyer në bumerang helmimi i nxënësve në Kosovë, pra me shumfishim
të popullatës dhe ndërgjegjësim të popullatës shqiptare për të qëndruar e
palëkundur në trojet e lashta stërgjyshore.
21.03.2022