| E merkure, 23.03.2022, 08:03 PM |
SHKO MINISTËR NË KATUNDIN TIM
(Elegji
me çifteli)
NGA
KALOSH ?ELIKU
(EH, KALOSH!)
Miku im Kalosh ?eliku
Tharë e mbledhur si pal’ fiku
Bëri “bam” dhe këtë herë
Shiti pyllin, bleu verë.
La mjekër si Ali Pasha
Për të “holla”, për të “trasha”
S’mund të rrijë i ftohtë si bora
S’ka lezet bota pa “horra”…
Gaqo BUSHAKA
(TRUSAKATËT FRYMËN
NA E KANË ZËNË)
(Në stilin e ?ajupit)
Popull trim me
fletë
Votën e ke dhënë
vetë!
Të kanë vjedhur,
të kanë humbur,
Të kanë tundur
edhe shkundur.
Bëre e ç’nuk ke
bërë:
Bëre një histori
të tërë.
Linde burra edhe
gra
“Patriotë “ me
kokën n’tra.
Bëre edhe shumë të
mira,
Polle edhe
egërsira:
Polle ujkun dhe
arinë
E polle edhe Kurvë
Partinë.
Dy shqiptarë -
parti tri
“ Demokratë “ e
trusakatë
Shumë nga ata të
pistë.
Kur do të shporret
kjo farë
Shqipëria do vejë
mbarë!
Kur të hedhësh
votën sot,
Mblidhe mendjen
bëje top,
T’i shkulim me
degë e rrënjë,
Se frymën na e
kanë zënë…
(BARIU ME KËRRABË QEVERISË
VITIN E RI IA URON)
(Në stilin e Mark Krasniqit)
Bariu me kërrabë,
Qeverisë
këtë Vit të Ri
urime
me thasë i dërgon:
së pari, o burra
të keni
shëndet e jetë të
gjatë!
Pasuri e miq
ideali
dhe shqiptarë
argatë!
Euro, dihet me
gomarë
të m’i dërgoni në
mal.
Kopenë të mos ma
vrisni
me “ branitela “,
gjeneral!
Barinjt të mos m’i
trembëni
edhe miqtë e mi
qentë,
me granata, predha
e ruso -
helikopterë
mos mi vrisni
“dhentë”!
Qentë me dy këmbë.
Heu,
mos mi lëshoni
ndër berra!
Pranvera kur vjen,
shkaku:
mi trembëni edhe
ata “shqerra“!
Edhe Gruevski
boksier
kurrë mos më raftë
ndër stane!
Barinjtë të mi
trembë, qentë
Me polici e
hapsane.
Ali Ahmeti ty,
kurrë me UÇK -në
mos të daltë kaçak
- armik!
As Arbeni dhe
Menduh Thaçi
që i keni partner
strategjik.
Këtë Vit të Ri
urime! Urime
Me thasë edhe ty,
o Babë!
Të hyni në
Bashkimin Evropian
U dërgon nga
stanet:
BARIU ME KËRRABË…
(SHKO MINISTËR
NË KATUNDIN TIM!...)
(Në stilin e Filip Shirokës)
:
Udhembarë, erdhën
zgjedhjet e reja,
Shko ministër tue
fluturue,
Prej Shkupit
n’dhena tjera
Fusha e male tue
kërkue;
N’Kërçovë shko pra
fluturim,
Shko në Cërvicë,
katundin t‘im!
Shndet prej mejet
të m’i falesh
Saj’ shpis’ vjetër
ku jam le,
Me ato vende rreth
t’përfalesh
Ku kam shkue kohën
e re;
Atje shko, pra
fluturim
Fal me shndet
katundin t’im!
Shko n’at Çukën ku
jam rrëzue
Me shokë t’mi
shokt e fminisë,
Shko n’ato dardha
ku kanë mrizue
Delet rrunza të
beçarisë,
Atje shko, pra
fluturim;
Fal me shndet
katundin t’im!
Me ato male, me
ato kodra,
M’difto pra, kur
ke shetitun
Me ato prronje
rreth t’përfalesh;
N’ato fusha qi
m’ka Kërçova,
Të lulzueme aty
t’ndalesh.
Me m’shkue
n’Cërvicë fluturim,
Me m’ju falë
katundit t’im?!...
Tue i ra fyellit
me ambëlcim;
Fal me shndet
katundin t’im!
T’mujshe edh’ un me fluturue,
Dojsh’ edhe un me
u nisë me ty,
Dojshe n’ Cërvicë
me kalue,
M’e pa prap at
vend me sy!...
Por… ti shko atje
fluturim;
Dhe, mjele edhe
ogiçin t’im!...
Dhe kur t’mrrish
në Fushë t’Cërvicës
Ministër ulu me
pushue;
kam nji vorr n’at
vend t’vajit
T’xha Derallës qi
m’ka mjerue.
Qaj me za
t’përmallshëm shqim
Nji kang t’anden
gjith vajtim!...
(MINISTËR EJA!...)
Mirë se vjen, me
krahë të letë,
Ministër, tui
fluturue!
Mirë se vjen!
M’ket anë të xetë
T’dheut Shkupit me
dimnue:
Eja, pra, ktu
fluturim
M’gzo me atë za
gjith ambëlcim!
Kur je nisë t’kam
porositun
Atje larg
t’shkojsh kah Malësia
M’difto pra, kur
ke shetitun
A t’kan ra n’mend
fjalt e mija,
Me m’shkue
n’Cërvicë fluturim
Me m’ju falë
katundit t’im?!...
Atje malet n’i paç
pa
Janë prej boret
nalt zbardhue
N’ato fushat në
paç ra,
Janë me lule
lulëzue.
Atje n’paç vojtë
fluturim
Aty asht katundi i
im!
Barit t’njomë
gjith atje veshen
Çuka e kodra, e
atje ndinë
Tue këndue
blegtoreshen
Qi kullotë rreth
bagtinë:
Atje n’paç vojt
fluturim,
Aty asht katundi i
im!
N’Kërçovën t’ime
të Shqypnisë
Burrat lejnë qi
s’dijnë ç’asht friga,
Cucat e bukura
t’urtësisë
Atje rroken fytas
me shtriga:
Atje n’paç vojt
fluturim
Aty asht katundi i
im!
A u ke thanë se un
t’kam çue
Nën ato male, nën
at Zabel.
A u ke thanë se
kam lotue
Kur t’kam nisë
dhentë me i mjel?!
A e ke thanë,
t’përmallshme shqim,
Kangën t’ande
gjith vajtim?!...
Pra ministër, kah
ke shetitun
Katundin t’im a e
ke pa?!...
N’ato vende ku ke
rritun.
N’mend për mue a
të ka ra,
Me m’shkue
n’Cërvicë fluturim
Me i mjel dhentë e
katundit t’im?!...
(DATE KOÇI:
MINISTRI U KTHYE)
( Në stilin e Luigj Gurakuqit )
Date Kalosh Çelikut:
Ti ministrin e ke
porositun
Vendin t’and me
shkue me t’pa
Nëpër Kërçovë me
shetitun,
Mbi vorr t’xha
Derallës me qa ,
N’mrize t’Cërvicës
‘i herë m’u ndalë
Me delet e tua m’u
përfalë
Erdh njimend, e
nëpër Kërçovë
Shum kërkoi tue
fluturue.
Rrugës, n’livadhe,
n’mal e n’Berikovë
Me kangë t’vet na
ka gazmue;
N’fush’ të
Cërvicës asht ndalue
E mbi vorrin e xha
Derallës ka vajtue.
Në Cërvicë ktej
porsa mrrini
Deleve t’uej i u
fal me shndet,
Nëpër vathë, nëpër
dele hini,
Me t’a hjekë at
kasavet.
E n’shpi t’vjetër
ku ke le
ka goditë vathën e
re.
Por kur kthej, me
t’thanë a diti
Barinjt, katundin,
pun’t si i la?
Para sysh Kërçovën
a t’qiti?
A e harroi ndoj
send belda?
A t’kallxoi
gjithshka kish pamun?
Si mes deleve
kishte qamun.
Mirë po shoh se ke
shum mall,
Për mue u gjetë
nji herë n’Kërçovë;
Ik pra e eja për
të gjallë
Me miq t’u m’u
knaq, m’u ngi!
Eja vetë Kërçovën
m’e pa,
Eja vetë n’Cërvicë
me qa!...
(Nga libri me satira: Kur thërret “vojvoda”
e pjellë Kurvë Partia, Shkup 2008).