| E merkure, 23.03.2022, 08:07 PM |
KONFLIKTI NË MES CIVILIZIMIT DHE PRIMITIVIZMIT NJERËZOR
Nga
Dedë Preqi
Lufta
e Putini dhe Rusia, ndaj Ukrainës, sikur po e ndajnë botën në dy pjesë, në
njërën anë një luftë e tillë po e jep shembullin e botës primitive, e cila në
shekullin 21, në vend që duhet të jepte shembullin e modernizimit dhe
civilizimit njerëzor, që në rend të parë simbolizon jetën e lirë dhe paqën në
mes njerëzve, dhe jeta të shijohet pa brenga e trazira, por jo edhe me veprime
të pa denja, luftëra të dhunshme e të rrezikshme, që shkatërrojnë e rrënojnë
çdo qenje njerëzore.
Kush
do ta lakmonte sot luftën të cilën po e dikton Putini, sikur edhe ta fitonte
këtë luftë mizore dhe pushtuese ndaj Ukrainës, kërkush nuk do ta quante luftë
të drejtë që nënkupton luftë për të drejtat dhe lirinë njerëzore, por luftë e
egër, e dhunshme dhe pushtuese, luftë e nivelit të njerëzve primitiv, sepse
qëllimi i kësaj lufte nuk është i organizuar për të çliruar një popull nga
pushtuesi, por për të pushtuar një vend sovran dhe për të masakruar të tërin
dhe dëbuar nga trojet e veta.
Konflikti
i kësaj lufte mbi të gjitha në historinë e njerëzimit po vështrohet përveq se
si një ngjarje e rëndë dhe tragjike për popullin e Ukrainës, por edhe kërcënim
dhe rrezik për tërë globin, sepse jehona e kësaj lufte mund të përshkallëzohet
dhe përhapet edhe në vendet tjera, duke ardhë deri te një luftë më e gjerë, apo
Lufta e Tretë Botërore.
Gjitha
vendet e botës demokratike në krye me SHBA-të, Gjermaninë, Anglinë, Francën dhe
shumë vende tjera, janë në këmbë dhe i kërkojnë Putinit, që t’a ndërpres një
luftë të tillë të pa drejtë dhe shkatërruese, e cila përveq Ukrainës, e ka
trazuar edhe botën, duke e ndarë pothuaj në dy kahe apo dy botëra, atë të
civilizimit dhe atë të primitivizmit, duke marrë parasysh luftën ndaj Ukrainës,
por edhe kërcënimet ndaj perëndimit, tipari i të cilave përfaqëson mundësinë e
një rreziku të pa parë dhe të frikshme për gjithë njerëzimin.
Përkrah
Rusisë dhe Putinit, janë edhe Biella Rusia, Çeçenia, Kina, India, Siria dhe
Serbia, e cila kjo e fundit po e luan një dinakëri diplomatike në mes
perëndimit dhe Rusisë, duke mos e sanksionuar në asnjë formë këtë vend, dhe se marrëdhëniet me
Rusinë vazhdojnë thjeshtë përmes një hallke zingjirore sikur edhe më herët,
sikur nuk po ndhodhë asgjë sot…
Përkrah
Rusisë është edhe Kisha Ortodokse ruse, e cila në një mënyrë bënë thirrje për
zhdukjen e ukrainasve, gjë që tregon se edhe « zoti » i tyre sikur do
të ishte një lloj krimineli sllav, që kërkon vetëm gjakderdhje, i cili në një mënyrë do i ndihmonte këta
kriminela të shkatërrojnë dhe të bëjnë krime ndaj popujve të pafajshëm, ku të
njëjtën gjë e kërkoi edhe Kisha Ortodokse serbe gjatë luftës së fundit në
Kosovë, duke i bekuar ushtarët dhe paramilitarët serb, që t’i çfarosin
shqiptarët.
Ushtria
ruse nën regjimin e Putinit, në këtë luftë e ka humb kontrollin e saj edhe pse
po bënë një luftë mizorie dhe shkatërruese, kjo ushtri do të humbë ndaj
ukrainasve trima dhe liridashës sepse është ushtri e pa moralshme dhe e
pafuqishme në veprimet e veta përmes urdhrave autoritare , që nënkupton se
diktatori nuk është më teza konstruktive e një bashkësie njerëzore, edhe pse e
ka rrolin e instancës supreme, tipari i
sëcilit diktator në botë është kthyer gjithmonë në vetë shkatërrim dhe
eliminim, duke u bazuar sipas gjitha përshkrimeve të historisë njerëzore.