Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Covit 19 iku por Dr. Gazment Doda aty është

| E merkure, 23.03.2022, 07:01 PM |


Covit 19 iku por Dr. Gazment Doda aty është

Nga Zenel Çeliku

Shëndeti është gjëja më e shtrejtë në botë, ndaj duhet shumë vëmëndje që të bëjmë kujdes e të mos harrjmë se kërcënimi i jetës ishte në pragun e derës për cdo njeri mbi këtë dhe. Sot i gjithë opinion botëror është përqëndruar tek lufta barbare në Ukrainë, por harrojnë se Covid 19 ishte një kërcënim për mbarë njerëzimin ku kanë humbur jetën miliona njerëz në mbarë botën. Kur shëndeti është gjëja më e shtrejtë në këtë botë, duke marrë spunto nga disa qytetarë, sot dua të ndalem tek ata njerëz, misionar të shërbimit shëndetsor që në ditët më të vështira të jetës të mbarë njerëzimit, kanë dhënë gjithshka me shumë humanizëm, shumë njerëzor dhe vllazëror të Dr. Gazmend Dodës i ndjekur me shumë kujdes nga infermieri Renti Rexha. Këta “shërbyes” shumë të ndërgjegjshëm të popullit, shumë të respektuar nga ata njerëz që luftonin për jetë a vdjekje, janë pjesë e rëndësishmë e Opratorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria Rajonale-Tiranë. Covid 19 I cili ishte rrezik vdekjeprurës për cdo njeri, nuk i frigësoi Dr. Dodën dhe unfermierin Rexha që kishin dhjetra kontakte me njerëzit të infektuar. Dr. Gazmend Doda si mjek epidemiolog në laboratorin e këtij institucioni shëndetsor, në periudhën më të keqe 2019-2021 ishte orar e pa orar në krye të shërbimit shëndetsor, të njerëzve që ishin të rrezikuar me jete nga kjo ‘flamë’ shumë e rrezikshme. Me predispozicionin më të lartë, me humanzimin shëmbullor të një mjeku që fitoi popullaritet nga publiku dhe me kujdes të madh për njerëzit e infektuar nga Covid 19, Dr. Gazmendi ishte pranë cdo personi që ishte në nevojë. Kjo ishte dhe mbetet në kujtesën e shumë e shumë njerëzve që morën shërbimin dhe gadishmërinë e këtij mjeku shumë punëtor, shumë i ndjeshëm për t’i shërbyer çdo kujt që i kanosej jeta nga Covid 19. Ja pra, më shumë se kurrë nuk duhet të baltosen bluzat e badha ku Dr. Gazmend Doda është dhe mbetet emblem e mjekëve në shërbim pa kufi ndaj publikut. Eshtë shumë e vërtetë se në pikun e infektimeve nga Covid 19, ishte “ushtria” e bluzave të bardha që shërbyen pa fund pa marrë parasyshë rrezikun e tyre dhe të familjarëve të tyre nga infektimi me Covid vdekjeprurës. Tashmë shumë njerëz të infektuar dhe që e kaluan me sukses këtë pandemi, të cilët kanë marrë shërbimin nga Dr. Gazmend Doda dhe infermierit Renti Rexha, shkojnë dhe i takojnë me shumë respekt dhe me mirnjohje të madhe. Ata vërtetë kanë kryer detyrën për të cilën paguhen nga Shteti, por predispozicioni I tyre, gadishmëria me humanizëm të rrallë për të qënë pranë njerëzve të prekur nga Covid 19, kanë bërë që ata tashmë gëzojnë rrespekt e mirnjohje të madh nga publiku.

Si gazetar, mendoj se mjeksia në këtë periudhe të infektimeve masive nga Covid 19, ka kryer mision historik ndaj popullit, prandaj duhet më shumë respekt dhe mirnjohje për ata që kanë bërë gjithshka për të shpetuar njerëzit nga vdekja që kërcënontë çdo njeri. E pa dyshim, Dr. Gazmend Doda dhe infermierit Renti Rexha janë ato figura që do të mbahen mënd për çka kanë bërë në shërbim të njerçzve nw hall e të kërcënuar nga kjo pandemic që nuk do të harrohet shumë gjatë.