| E marte, 22.03.2022, 07:43 PM |
Kalërimi nëpër stuhi
Nga
Nue Oroshi
Si
çdo kohë edhe koha e jonë që po e jetojmë i ka përparësitë dhe të metat për mënyrën
e veprimit.Meqenëse ne shqiptarët në çdo kohë jemi përballur me rrebeshet e
vështira të shiut, bresherit dhe bresherive të armëve nga armiqtë tanë që na
kanë rrethuar atëherë na u dashtë gjithmonë që të kalërojmë nëpër stuhira të
ndryshme për të mbrojtur në mënyra të ndryshme atdheun e mëmëdheun tonë me sa
mundësi kemi pasur dhe në bazë të rrethanave të krijuara kohore.Ky kalërim nuk
ishte i lehtë.Nuk ishte i lehtë për faktin se përveç armikut shekullor
shpeshherë na ka ndodhur që në pritë të na dalin vëllezërit tanë të gjakut që e
kishin shitur gjakun tek serbi,rusi,greku dhe turku.Ishte e vështirë shpeshherë
për nacionalizmën shqiptare të luftoj edhe kundër vëllezërve të vet të cilët
nuk e kuptonin rëndesinë e Shqipërisë Etnike por ishin të misheruar me
veprimtarinë e tyre antikombëtare duke i dhënë hije të keqe shqiptarizmës.Për
ta luftuar njerëzorën në shërbim të djallzorës,ishin dhe janë në shërbim të se
keqës për ta luftuar të mirën,janë në shërbim të armikut për ta luftuar
vëllaun.Asesi të mbushën mend një pjesë e shqiptarëve se shqiptarizma është mbi
të gjitha, gjërat tjera shkojnë e vijnë.Kur shoh edhe sot në këtë periudhë
kohore kukuvajkat e shkreta që krrokatën në shkretirë si dhe qenë të zhgjebosur
që luftojnë me endacakërinë e tyre për të mbrojtur tradhëtitë e shkaktuara ndaj
kombit shqiptar them se si nuk ju bie se paku terr syve për të gjitha
prapështitë që i kryejnë dhe fare nuk skuqën për veprimet e tyre.Vetëm tek
populli ynë shqiptar ka ndodhë një fenomen që nuk ka ndodhur askund që nuk jemi
në gjendje edhe sot e kësaj dite ti dallojmë periudhat historike dhe
përsonalitete që e bënë historinë.Edhe sot ka historianë të mbështjellur me
trurin e kuq të tyre që bashkëpuntorët e Rusisë dhe të Serbisë dëshirojnë me na
i servu si atdhetar.
E
ata vranë shqiptarët krah për krah me serbët e rusët.Ende sot e kësaj dite nje
pjes e madhe e institucioneve tona shkencore kanë mbetur peng e ideologjisë
ruso-serbe në orientimin dhe shkrimin e historisë, me ndonjë përjashtim të
vogël,ende ka historianë që ditën më të zezë për shqiptarët 29 Nëntorin e
konsiderojnë ditë çlirimi, e pikërisht në këtë ditë 70 përqind të trojeve
shqiptare mbetën jashtë kufirit etnik shqiptar.Këta akademik dhe studiues i
thënqin si duket ja kanë dhënë besën djallit se asesi nuk do të luajnë nga
qëndrimi i tyre proletar apo parulla e mirënjohur: Proletar të të gjitha
vendeve bashkohuni, qe unë do ta quaja bashkohuni proletar e shkoni në Rusi e
hani bar.Por ky kalërim i gabuar dhe antikombëtar po na kushton shumë shtrejtë
ne shqiptarëve.
Po
na kushton shtrenjët se po krijohen fosile apo mbeturina përmbi mbeturina që po
e trashegojnë ideologjinë e këtyre bastardëve dhe shpeshherë duke e luajtur
rolin në anën e kundërt të historisë.Edhe në këtë periudhë kohore kalërimi apo
ecja drejt e nacionalizmës shqiptare po ka pengesa të shumta.
Megjithë
kalërimin nëpër stuhi asnjëherë nuk duhet të ndalet veprimtaria e atdhetarëve
shqiptar për një Shqipëri Etnike dhe Demokratike.Gjatë ngjarjeve të ndryshme në
botë shpeshherë mbeturinat mbrenda kombit tonë e zgjojnë kokën dhe fillojnë ta
ngrehin zërin.
Ata
janë kudo për ti shërbyer të keqës dhe për ta shkatërruar deri në palcë
veprimtarinë e atdhetarizmës shqiptare.Në situata të tilla duhet bërë një listë
qoftë edhe e gjatë dhe t´iu thuhet në sy se ju jeni antikombëtarë dhe duhet të
përdoret një strategji e përbuzjes kundër këtyre mbeturinave të ndryshme që nuk
kanë të ndalur.
E
pse të ndalën kur në vend që të përbuzën ata shëndrrohen në përsonalitete të
fuqishme të politikës dhe mediave falë bashkëpunimit me shërbime antishqiptare
dhe financimeve të dyshimta që nuk shterrohen asnjëherë.Dhe jo rastësisht të
tillët gjinden kudo edhe pse populli i njeh ata nuk ndalën.Ata i ndal vetëm një
grupim i fortë kombëtar i cili do t´iu tregoj vendin se ku e kanë.Meqenëse
shpeshherë koha nxjerr në pah edhe personalitetet e reja historike rrethanat
kohore dhe mënyra e rrufeshme e ngjarjeve në botë ka bërë që edhe tek ne
shqiptarët të del një forcë e re politike dhe kombëtare që parim programor ta
ketë bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët.