| E marte, 22.03.2022, 07:44 PM |
STRUKTURAT KRIMINALE NË DREJTËSI, NGULMOJNË NË RICIKLIMIN E KUADRIT!
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Shqiptarët
e Kosovës, si popull i traditës, ndër shekuj kanë vlerësuar mirënjohjen dhe
respektin, për ata që i kanë ndihmuar në fatkeqësi. Por, disa
"komandantë" banditër, mjerisht, shqip-folës, të lidhur fort me
Sherbimet Informative të disa shteteve armike të Kosovës, me bekimin edhe të
filo-rusëve të shtetit amë, fatkeqësisht, në pushtet, instruktuan elementë të
infiltruar në LPK-e, ekzekutuan, gjatë dhe pas luftës, ushtarakët luftë-bërës
të FARK-ut, kuadrot e veprimtarët të LDK-së të Ibrahim Rugovës, si dhe kuadrot
e hershëm të LPK-së. Qëllimi është i qartë: Marrja dhe mbajtja e pushtetit me
dhunë e terror!
Thënë
troç, PAN-i në pushtet, për afro dy dekada radhazi, ka vrarë shumë qindra
kundërshtarë politikë, ka abuzuar me pushtetin, duke vjedhur e grabitur, në
mënyrën me cinike, më kriminale, pasuritë e brezave shqiptarë. Banditërit në
pushtet nuk bënë asgjë, për përgaditjen ekonomike dhe plotësimin e kushteve më
elementare, siç është funksionimi i sistemit të drejtësisë , as luftimin e
krimit dhe të korrupsionit në përmasa industriale.
Që,
nga viti 2013, ish-zyrtarët pushtetarë, por edhe opozita, vazhdon të
trumbëtojë, rrejshëm e pacipshëm, se "kemi plotësuar të gjitha kushtet e
kërkuara nga BE-ja, për liberalizimin e vizave"! Edhe disa nga garda e
vjetër klanore e LDK-së, amnistuan krimin dhe kriminelët, duke falsifikuar e
gëngyer, se "është luftuar krimi i organizuar dhe korrupsioni", më
sakt, vjedhja zyrtare. Ndërkohë, për qindra të vrarë politikë, nuk ka të
dënuar, përjashto të një ndëshkimi, sikur për faje kundërvajtje; për zhvatjen
zyrtare, të pasurive të tundshme dhe të patundshme, të "peshqëve të mëdhenj", pra, të
PRONTO-mafisë, nuk ka as të akuzuar dhe as të dënuar!
Për
çudë, korit të rrenacakëve, se gjoja Kosova ka përmbushur kushtet për
liberalizimin e vizave, i është bashkuar edhe pozita aktuale! LVV ka ardhur në
pushtet, me premtimin lapidar, se do të luftojë krimin dhe hajninë zyrtare.
Por, strukturat e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, e kanë bllokuar,
nëpërmjet Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor, të kapur nga PAN-i
kriminal. Këto struktura ngulmojnë në riciklimin e kuadrit ekzistues
prokurorial të inkriminuar, për emërimin e Kryeprokurorit shtetëror! Lista e
makro-skandaleve në drejtësi, e publikuar sot, më 18 mars 2022, nga kuadri i
LVV Mefail Bajçinovci, është tmerruese. Janë, të paktën, 14 raste - procese, të
krimeve të rënda, që mbyllën, arbitrarisht, nga gjykata, pa ndëshkime!!
E
vetmja, e fundja e "Mohikanëve", veprimtarja e shquar e paqes dhe e
luftës, Donikë Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e Jashtme dhe e
Diasporës, një kuadër me integritet, personalitet dhe profesionalizmin e
Shkollës Perëndimore, e cila e thotë të vërtetën, në shkallën sipërore:
"Evropa nuk ka faj për vizat. Kosova duhet t`i kryejë detyrat e
shtëpisë". Këtë të vërtetë absolute, zonja Gërvalla e deklaroi botërisht.
Dhe, kjo është rrjedhë logjike. Sinqeriteti është vlerë njerëzore. Familja
Gërvalla ka një histori atdhetare aktive, që daton, të paktën, prej dy shekujsh.
E
bija e heroit markant të Kosovës, Jusuf Gërvalla, Donika, është e
drejtëpërdrejtë, fort e përgjegjshme për fjalën publike dhe vlerësimet që bënë. Dhe, këtë po e
dëshmon koha. Ata që kanë përjetuar kalvarin e regjimit të kriminelit Enver
Hoxha, në diktaturë, duke e përbuzur atë me guxim e mospërfillje, mos prisni të
gënjejnë në demokraci. Ministrja Gërvalla është e mençur, trime, e
dinjitetshme, shumë mirë e informuar për historinë shqiptare, në përgjithësi,
dhe për historinë më të re të Kosovës, në veçanti. Andaj, deklarimet e saj, të
djeshme dhe të sotme, për njerëzit publikë, kanë qenë dhe mbetën, absolutisht,
të sakta. Ajo e urren hipokrizinë, gënjeshtrën. Prandaj, e sulmojnë PAN-istët
dhe disa klanorë, nga ata të "vathës së vjetër" të LDK-së!
Jeni
familjarizuar me rrena. Hashimi dhe Edita, për 10 vjetë radhazi kanë
"lozur koçe" me shqiptarët. "Bisedojmë vetëm për çështje
teknike", - thonin ata. Por, në fakt, bisedonin vetëm për çështje
politike, madje, fatale për Kosovën. Dhe, ju, horra PAN-istë heshtnit, kurrë
nuk keni kërkuar transparencë! Pse?! Kritikat e sforcuara, sa për zhurmë
elektorale, kinse po bëjmë opozitë, tregojnë horrllëkun e horrakëse vrastarë e
hajna zyrtarë. Qepeni, profanë! "Bëri miza prapanicë dhe ndyu
dynjanë", - thotë një urtësi e helenëve të vjetër!
BE-ja
dhe NATO janë në Kosovë. Pranimi i dështimit të luftimit të krimit dhe të
korrupsionit, është shkatërrimi i sistemit të drejtësisë, nga ish-pushtetarët
kriminelë, me qëllim që t´i shpëtojnë ndëshkimit, për krimet dhe hajnitë e
bëra. Edhe pse Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare e dinë këtë realitet,
pushtetarët e Kosovës duhet të pranojnë, madje, ta thonë me zë të lartë:
"Jemi të bllokuar nga bandat e krimit, andaj, nuk mund t`i luftojmë ato pa
ndihmën Tuaj".
Shembull:
Vetting-u është bllokuar, sepse janë korracuar në Këshillin Prokurorial dhe atë
Gjyqësor njerëzit e krimit, të punësuar dhe të mbrojtur nga PRONTO-mafia!
Kushti:
"Prokurori i Shtetit duhet të zgjidhet brenda strukturës drejtuese aktuale
të Prokurorisë", edhe pse përtej dy dekadave, kjo Prokurori ka fshehur e
mbështetur krimet, duke mos i denoncuar dhe as ndëshkuar bartësit e tyre! Si ka
mundësi të kufizohet zgjedhja e Kryeprokurorit, vetëm nga ai rreth
vicioz-kriminal, i cili i ka heshtur krimet?! Madje, edhe krimin e bërë nga
kryeprokurori Lumezi, kur vet konstaton dhe deklaron se "janë tej 19.000
veteranë të rrejshëm".
Por,
kur shefat kriminelë e qortojnë, pse tha të vërtetën, pakurrizori Lumezi,
sulmon dhe pengon hetimin, njësoj si kryeminstri aksidental Ramush Haradinaj,
prokurorin e guximshëm dhe të dinjitetshëm Elez Blakaj. Ai u kërcënua me jetë,
pse kërkoi pastrimin e listave të veteranëve të rremë, që, në fakt, janë
33.600! Tani, kjo shifër është rritur dhe vazhdon të rritet! Prokurori Blakaj u
detyrua të ikën tej Oqeanit, nga PRONTO-mafia, tashmë, e liçensuar për krime.
Ambasada
britanike në Prishtinë ofron ndihmën juridike, për zgjedhjen e Kryeprokurorit
të Shtetit. Ndërkohë, rrugaçëria e një grupi kriminal, brenda strukturave të Këshillit
Prokurorial, merr guximin ta anashkalojë, të mos e pranojë asistencën e saj
këshillimore. Megjithatë, Qeveria Kurti heshtë para kësaj maskarade, në vend që
ta ngrisë çështjen në Kuvend, madje, t`i bëjë thirrje edhe popullit, për
bllokadën që bëjnë strukturat e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.