| E marte, 22.03.2022, 08:00 PM |
Nga
Fritz RADOVANI:
Pjesa Nr. 13. Zamak i Flamurit…
AT JOSIF PAPAMIHALI
“ISHTE VETEM
36 VJEÇ,
KUR E
MBULUEN ME DHÉ
E BALTË PËRSËGJALLI !”
Shqipnia ka një
sipërfaqe prej 28.000 km. katrorë; një shtet i vogel mu në qendër të Europës,
ku mbas Luftës së Dytë Botnore, kur edhe gjyqi i njohun i Nurembergut pothuej i
kishte mbyllë proceset kryesore, në Shqipninë e një miljon banorëve të varfën e
të rraskapitun, kanë fillue me u krye krimet ma të shëmtueme ndaj Shqiptarëve
nga vetë të vetquejtunit “Shqiptarë”. Pushtimi i Shqipnisë nga sllavo –
komunistët në vitin 1944 solli në pushtet një grup anadollak fanatikësh, që
kanë me kalue edhe sa kohë dhe vështirë se krimet e tyne antinjerzore kanë me
mujtë me u harrue.
Disa herë kam
shkrue se mbas asaj kohë që këta terroristë, kanë krye ndaj Don Lazer Shantojës
në hetuesi, tue i sharrue kambët e gangrenizueme me sharrë druevari, vjen
mbytja barbare nga katilët e pangopun me gjak e Klerikut Elbasanas At Josif
Papamihali, ose i njohun nga besimtarët e qyteteve ku ka sherbye me emnin Papa
Sifi.
Ka lé me 23 Shtator
1912, në vitin e Pavarsisë nga osmanët, n? Elbasan, një qytet i vjetër i përmendun
për brezni të tana intelektualësh Atdhetarë.
Tue u interesue per
lidhjet e klerit kristjan atje, mujta me gjetë edhe disa të dhana për At Papamihalin,
mbasi kishe ndeshë edhe ma perpara në emnin e Këtij Martiri të Madh të Popullit
Shqiptar, atëherë kur pata fatin me njohë afer edhe jetën e Imz. Jul Bonattit,
me të cilin, At Josifin e ka lidhë puna e madhe e Tyne, që mbet?t një “Kujtesë
e përjetëshme për Klerin e ardhshëm Shqiptar: Unifikimi i Besimeve tona
Katolike e Ortodokse me frymen e Ungjillit të Shejtë”. At Papamihali u shugurue
meshtar me 1 dhjetor 1935, mbasi përfundoi studimet në Kolegjin Papnor Grek në
Romë. Erdhi në Atdhé dhe filloi detyrën e vet në qytetin e Elbasanit, ku me një
vullnet të veçantë të Klerikut Katolik të rritit bizantin, punon për afrimin e
dashninë ndërmjet familjeve tradicionale Elbasanase, aqsa edhe sot, atje
kujtohet me dhimbje të madhe Emni i Tij. Fillon me përkushtim restaurimin e
Kishave monumentale Ortodokse në Shqipni, tue krye edhe detyrat e Klerikut të
pervujtë, që kultura e Tij universale e ban edhe ma të dashtun dhe ma të afruem
me popullin e vet. Ai ka shërbye edhe në Korçë dhe në Berat. Kudo ku ka vue
kamben Populli i atyne krahinave e kujton me dashuni e respekt.
Një Figurë kaq e
kompletueme me virtytet e një Shqiptari që kerkon “Dashninë e Atdhetarëve të
Bashkuem nën hirin e Zotit”, nuk kishte si të shpëtonte nga thonjtë jo, vetem,
të pergjakun të sigurimit komunist, por edhe fanatikë e anadollakë që e
arrestojnë me 31 Tetor 1946, me akuza fallso dhe shpifje, që mbesin deri në
fund të pa provueme nga qindresa heroike e Këtij vigani të brumoson me edukaten
qytetare Elbasanase.
Të gjitha
perpjekjet e sigurimit bahen me mujtë me e lidhë veprimtarinë e Tij me klerikët
Imzot Vinçenc Prennushi, Don Shtjefen Kurti, At Pjeter Meshkalla, Papa Isak, At
Palë Dodaj e profesorët e njohun shkodranë Prekë Kaçinari dhe Nikollë Dakaj, me
të cilët, pranon vetem “njohje” dhe asgja tjeter, që mund ti perfshinte të
gjithë bashkë në nenet e kodit penal “antikatolik” të shtetit terrorist
komunist shqiptar. Që “kodi penal” ishte i tillë, e verteton arrestimi i vllajt
të vogel të At Papamihalit, me emnin Kostaq, i datlindjes 1919, i pushkatuem në
vitin 1952, vetem se “ky është vëlla i armikut të popullit, klerikut të poshtër
At Josif Papamihalit” Ndoshta per disa e pabesueshme.(Dosja 4802, Arkiv MPMbrendshme,
Tiran?, 1998).
At Josif Papamihali
“per mungesë provash” u dënue nga Gjykata Ushtarake e Korçës, me 5 gusht 1947,
“5 vjet heqje lirije dhe punë të “detyruar””.
Edhe pse torturat
ishin ma të mnershmet, Ai mujti me i perballue tue mbetë një nga Martirët ma të
paster e t? panjollosun në të gjitha shkresat e dosjet e sigurimit barbar komunist.
Urrejtja e atyne
organeve terroriste nuk do të mbyllej vetem deri këtu, po do të vazhdonte ashtu
si me shumë tjerë ma parë!
Dërgohet në kampin
e “punës së detyruar” të Maliqit të Korçës, ose siç, e kanë quejtë Ata, që
mujtën me mbijetue në at? vend zhdukje, “kampi i shfarosjes komuniste” i tipit
gulagëve të Stalinit, pa i lan? asgja mangut atyne as per nga mundimi e
vuejtjet as, per nga mbyllja e mnershme e jetës.
Atje kanë përballue
tmerret e komunizmit gjakatarë vetem Ata, që mujtën mos me u ligshtue
shpirtnisht e fizikisht, mbasi “dishprimi dhe vetvrasja” ishin të përditëshme
dhe të pashmangëshme.
Mundi, lodhja,
urija, etja, pislleku i parazitëve dhe lidhja për shtyllë e rrahja ma barbare
deri në vdekje të njeriut, nga kriminelat ishin të papërshkrueshme nga ata që
nuk i kanë pa e provue.
Njerëzit e pranguem
liheshin me dit’ e net të çveshun në piken e acarit të dimnit jashtë në akull,
borë e shi pa asnjë mbuloje, të lidhun per trup, kambë e dorë, tek shtyllat e
torturave; ka pasë njerëz që nuk u dhanë as ujë me pi derisa kanë mbetë fare pa
ndjenja, ndërsa për supen e qelbun me ujë kënete as nuk bahet fjalë, me ditë të
tana e besa edhe muej.
Të gjitha këto unë
i di nga i mbijetuemi i atij kampi Paulin P. Prennushi, për të cilin, ma vonë
ka shkrue At Zef Pllumbi, mbasi kur e kanë sjellë gati të vdekun në Shkoder dhe
kanë shkue në burgun e madh me e takue dy motrat dhe e shoqja e Tij, ato kanë
pritë tek hekurat disa minuta kur po e sjellin Paulinin në takim. Ai kishte
humbë zanin dhe këto nuk ju pergjegjëshin thirrjeve të mekta të Tij, mbasi në
ftyrë as nuk e njihnin edhe pse e kishin para syve të kapun per hekurat e
vendit të takimit, në atë burg mizorë. Kështu i ngjau dhe At Josif Papamihalit,
që, edhe Ai një ditë vjeshte, nga mundi e lodhja u rrëzue në balten e asaj
kënetë të Maliqit, prej ku nuk mujt me u çue ma! Nuk u dënua me vdekje të
menjëhershme siç asht pushkatimi, por me vdekje “të ngadaltë” që do të zgjaste
jo pak minuta, por pesë vjet!
Ai u akuzue se:
“Mbas Çlirimit të Shqipërisë ka vazhduar politikën reaksionare të Vatikanit. Ka
bërë takime me elemente reaksionarë me të cilët ka biseduar çështje kundër
Pushtetit Popullor si dhe ka bërë mbledhje me krerët katolikë me qëllim për të
sabotuar zgjedhjet e dy dhjetorit dhe vendosjen e partisë Demokristiane në
Shqipëri. Ka bërë propagandë kundra reformave. Ka punuar kundra interesave të
popullit e të Atdheut, duke u subvencionuar me të holla prej agjentëve të
UNRRA-s, që të formonte organizata klandestine, si organizata “Demokristiane”.”
Në të vërtetë ajo
“zgjati” vetëm rreth një viti. Çdo ditë të vitit “vdiste” nga pak në luftë me
ujin, llom e baltë, udhëtimin e mundimshëm, mungesën e ushqimit, të veshjes dhe
të gjumit, në atë që u njoh me emrin “Këneta e Vdekjes” siç e emërtoi
bashkëvuajtësi i tij në Kënetë, shkrimtari Elbasanas Makensen Bungo, që e ka
edhe personazh real në librin e tij me titull “Këneta e Vdekjes”. Frymën e
fundit nuk ia morën predhat e pushkëve vrastare, por “predhat vrastare” të
duarve të kriminelëve që e mbytën të gjallë në baltën dhe llomin e Kënetës. Po
komunizmi “nuk u ngop” me këtë “pushkatim të ngadaltë”. Ata e akuzonin edhe per
propaganda në votime se:
Kur klerikët pyeten
Imzot Vinçenc Prennushin, nëse ishte mirë të merrnin pjesë në zgjedhje apo jo.
Ai u përgjegjë: “Kjo nuk asht aspak e mirë, sepse nuk pajtohet me parimin
fetar, mbasi deputetët janë me parime afetare”
Me daten 26 Tetor
1948, në moshen 36 vjeçare, At Papamihali kishte ra perdhé. Policët urdhnuen me
e mbulue me dhé e baltë ndërsa, At Josifi, kuptohet, ishte endè gjallë. Një
vdekje vertetë e mnershme antinjerzore!
E ndoshta, ashtu i
gjallë, i ramë permbys në atë baltë mizore vllavrasëse:
Ishte Shpirti i Tij
i martirizuem q? dëshmoi, se: “Ai mbet i Pavdekshem!”
At Josifi sot asht
një Zamak i Perjetshem i Flamurit të Gjergj Kastriotit!
Melbourne, 22 Mars 2022.