| E hene, 21.03.2022, 07:51 PM |
Akti
i fundit i Lulzim Bashes, i shkarkuar me voten 4446 delegateve ne Kuvendin
historik te Partise Demokratike te dates 11 dhjetor 2021, dhe me voten e 44
mije anetareve te PD-se ne referendumin e 18 dhjetorit, shenon largimin e tij
te zvarritur pa fund, pa asnjë lloj argumentimi dhe asnje marrje pergjegjesie.
Me
gjithe kete, kjo eshte një mundesi e mire per te bashkuar demokratet permes
institucionit te votes se lire.
Tani
nuk eshte koha per te nxjerre "ultimatume" apo deklarata te pavotuara
nga te emeruarit e te shkarkuarve.
Te
emeruarit e vules, te shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit 2021, po
kerkojne te luajne me bllofin duke besuar se mund te mbajne peng simbolet e
PD-se e duke vene kushte sipas filozofise se te dorehequrit apo nga të
emeruarit e tij ne PD-ne e Vules.
Tani
nuk eshte koha per thellimin e perçarjes, por per fillimin e nje procesi te
hapur, te sinqerte dhe perbashkues i cili sigurisht kalon vetem permes votes se
lire te demokrateve!