| E hene, 21.03.2022, 07:19 PM |
Jo “Pika” por “Pyka”!
Shkruan:
Florim Zeqa
Nuk
e besoj se mund të ketë njeri në Kosovë që nuk i gëzohet luftimit të
korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por, arrestimet e fundit të zyrtarëve
policor janë aq sipërfaqësore dhe të nivelit të ulët saqë nuk ja vjenë të
mburret qeveria për suksesin e arritur në atë drejtim!
Arrestimi
për 2.5 euro ryshfet, anomali e llojit të vet
Të
arrestohet një zyrtar shtetëror për 2.5 euro (dy euro e gjysmë) të supozuara si
“marrje ryshfeti”, qoftë ai punëtorë i administratës, polic apo doganier,
përveqse qesharake është edhe paradoksale në shtetin e varfër të politikanëve
të pasurur.
Aksioni
i koduar me emrin “Pika”, me 50 zyrtarë shtetëror të arrestuar, nga të cilët 48
pjestarë të Policisë së Kosovës dhe dy nga Shërbimi Doganor i Kosovës, pa asnjë
arrestim të nivelit të lartë është shqetësim për të ardhmen e shtetit tonë!
Të
gjithë lexuesit e këtyre rreshtave do të pajtohen me mendimin tim, se niveli
alarmant i korrupsionit dhe krimit të organizuar në vendin tonë burimin nuk e
ka në pikat kufitare, por në institucionet më të larta të shtetit dhe në selitë
e partive politike, aty ku të fortët e politikës i bëjnë planet dhe i ndajnë
sferat e interesit nëpër zona dhe territore të caktuara në Kosovë!
Për
hirë të paanësisë partiake, kësaj radhe nuk do të ndalem në emra të përveqëm të
subjekteve politike apo liderëve partiak, se cila parti apo cili politikan
është treguar më i shkathtë sesa tjetri në zhvatjen e pasurive shoqërore dhe
shtetërore, pasi janë prokurorët e shtetit ata të cilët duhet t’i trajtojnë me
prioritet rastet korruptive nga lartë-poshtë, respektivisht nga hierarkia e
lartë shtetërore, nëpër të gjitha
institucione veç e veç, ku lëndët e profilit të lartë gjithnjë mbetën nëpër
sirtarët e pluhërosur të sistemit të drejtësisë!
Afera
korruptive me dhënjen e tenderëve, subvencioneve dhe lojë me çmime ka pasur
nëpër të gjitha qeveritë e pasluftës deri në këtë të fundit, ku dikush brenda
natës bëhet milionerë, por, për habi asnjë prokuorë nuk e merrë guximin të
merret me oligarkët politik dhe ekonomik të cilët përfitojnë në situata krizash
ekonomike, politike dhe pandemike!
Arrestimi
spektakularë i 48 policëve dhe dy doganierëve i ka qitë hije të zezë imazhit
pozitiv të Policisë së Kosovës, e cila deri dje krahasohej ndër më
profesionalet dhe më të pastrat në rajon dhe më gjerë!
Arsyeja
pse arrestimet e zyrtarëve policorë nuk është dashtë të ndodhin në mënyrë
spektakulare dhe në të njëjtën ditë dhe orë, është fakti se akuzat për veprat e
dyshuara ndaj tyre nuk kanë të bëjnë më krim të organizuar dhe as korrupsion të
orkestruar!
Janë
politikanët e profilit të lartë apo “peshqit e mëdhenj”, ata të cilët duhet të
arrestohen dhe t’iu konfiskohet pasuria e paligjshme, e jo një zyrtarë policorë
që dyshohet se e paska pirë një kafe në mënyrë të “paligjshme”!
Po
e përserisë, paligjshmëritë më të mëdha kanë ndodhur dhe ndodhin në presidencë,
qeveri dhe parlament e jo në një pikë doganore e cila është e vëzhguar nga të
gjitha anët me kamerat e sigurisë!
Jo
aksioni “Pika”, por “pyka” e politikës është ajo që e ndanë të mirën nga e
keqja. Sikurse drita që e zhdukë errësirën, sikurse pastërtia që e eleminon
ndytësirën, edhe drejtësia duhet ta mundë padrejtësinë aty ku mjegulla është më
e dendur në institucionet e larta shtetërore, kur kafetë nuk llogariten pas
drekave dhe darkave të shtrenjta nëpër restorantet luksoze!
17.03.2022