| E enjte, 17.03.2022, 08:14 PM |
Për ish-kancelarin, Gerhard Schroeder dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha!
Nga
Enver Bytyçi
Kur
kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schroeder, la zyrën e tij në Berlin, ai nuk
nguroi që të vijojë miqësinë e vet me presidentin rus, Vladimir Putin. Kjo
miqësi u farkëtua në fakt gjatë intervenimit anglo-amerikan në Irak
(199301994). Atëbotë Schroeder, Shirak dhe Putin lidhën aleancën e tyre anti
anglo-amerikanëve dhe ndikuan shumë në opinionin publik e politik për ta
rrënuar aksionin ushtarak kundër Sadam Huseinit.
Ishte
menduar se ajo aleancë treshe euro-ruse ishte thjesht një dëshmi vlerash. Por
rezultoi ndryshe. U dëshmua si aleancë anti-europiane, anti-amerikane e madje
edhe anti-gjermane! Në momentin që Sali Berisha në Shqipëri luftonte për të
realizuar projektin madhor TAP të gazjellësit nga Azerbajxhani, Gerhard
Schroeder i Germanisë u punësua në Gazpromin rus me një pagë marramendërse prej
qindramijë eurosh.Ai u bë promotori i ndërtimit të gazjellësit Nerdstreem 2, i
cili linte jashtë territorin e Ukrainës. Kjo do të thotë se Schroeder dhe Putin
hartuan projektin e ngjarjeve të vitit 2014 e atyre që ndodhin sot. Shumë veta
e lidhin punësimin e ish-kancelarit gjerman në Gazprom me lidhjet e tij
miqësore me Vladimir Putin. Dhe natyrisht që kjo ka ndikuar. Por ekspertë të
shumtë gjërmanë besojnë se Schroeder është një politikan i korruptuar dhe i korruptueshëm.
E
ndërkohë që ish-burri më i fuqishëm i Europës në kohën e lulzimit të tij
politik korruptohej nga Gazprom, u gjend një "i çmendur" diku në
qoshe të Europës, përkatësisht në Shqipëri, që nuk pranoi ofertat e të njëjtit
gjigand energjitik në Europë e në botë për t'u korruptuar. Ai ishte Sali
Berisha. Falë kontributeve dhe këmbnguljes së tij sot Europa ka një alternative
jo ruse të furnizimit me gaz. Kjo alternativë është TAP, për të cilin meritë të
jashtëzakonshme ka ish-kryeministri i Shqipërisë. Ndërkohë, falë ish-kncelarit
gjerman të korruptuar nga Gazprom, si dhe nga Kremlini, Europa dhe Gjermania u
vunë nën presionin e Rusisë për shkak të linjës së gazit Nordstreem 2.
Ndërsa
në veri të Europës një ish-kancelar po thurte lakun në fut për Europën, në
juglindje të saj ish-kryeministri shqiptar po zgjidhjte nyjen e këtij laku!
Megjithatë Gerhard Schroeder nuk është non-grata në SHBA e në asnjë vend tjetër
europian. Kurse Sali Berisha është shpallur non-grata nga Antoni Blinken!
Paradokset nuk kanë fund! Punë sorosishtësh!