| E hene, 14.03.2022, 08:19 PM |
KOMUNIZMI SOT ASHT AI KOMUNIZMI I PANDRYSHUESHEM I SHEKULLIT XX
Nga
Fritz RADOVANI
Në një intervistë që unë kam
dhanë në vitin 1991 per “Zërin e Amerikës” kam thanë: “Në qeverisjen e re
demokratike të Shqipnisë, nuk duhet me pasë asnjë komunist, mbasi edhe vetem
një po u la në qeverisjen e re, ai një ka me e kthye krejtësisht qeverisjen e
re në qeverisje komuniste si ishte!”
Cili ishte reagimi i disa prej
të persekutuemve politik në Shkodren e 1991 ?
- “Je gabim! Je me pikpamje të vjetra! Ajo që
thue ti nuk asht demokraci!”
Sot, mbas 31 vjetësh kam të
drejtë me ju pyet: “Cili asht komunizmi sot?”
Në se nuk doni me e pranue
pandryshueshmeninë e komunizmit shqiptar, mundeni me dhanë shpjegimin per
komunizmin sovjetik të Putinit, me të gjitha tiparet e një drejtuesi komunist,
antar i KGB- sovjetike që në 1980.
Pandryshueshmenia e komunizmit
në Shqipni shihet shumë kjartë që në “perkujtimet” e para në vorrezat e
deshmorëve, ku asnjëherë s’ ka mungue prania e perhershme e surratit të
diktatorit barbar Ever Hoxha. Megjithse vetë 5 Maji asht simbol i vllavrasjes
komuniste të Qemal Stafës, që mori plumbin e vdekjes, porsa doli nga shtëpia e
mikut vet, Ever Hoxhës, aty ku fillon e mbaron e gjithë historia e tiranisë,
barbarizmit dhe diktaturës, një model i s’ ardhmes komuniste të sotme të
diktorëve Edi Rama e kompani.
Sot gjithshka që lexohet,
shifet dhe jetohet në Shqipninë komuniste, asht në perputhje të plotë me të
gjitha “porositë dhe amanetet” e fundit në vitin 1990, nga skilja anadollake e
komuniste antishqiptare Ramiz Alia. Veprimet e tij perputhen plotsisht me
hymjen e Shqipnisë në “Konferencen Islamike” në Dhjetorin e vitit 1992, kur
donte me la duert nga vllavrasja komuniste.
Edhe sot komunistët e
“rilindur”, vazhdojnë me mësimet kriminale të tij.
E pa kalue pak muej mu perballë
monumentit Gjergj Kastriotit Skenderbeut në sheshin e Tiranës, Papa Gjon Pali
II, i tregoi modelit tij me të gjithë ata që e pasojnë edhe sot se: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk
asht pa kurrë në historinë e njerëzimit.”
E kush ishin
autorët vrastarë e terroristë ata që
na masakruen 47 vjetë?
Ishin të pangopunit me gjak e
vrasje pikrisht komunistët e Ever Hoxhës, të atij barbari antinjerzor që në
1945, porsa mori pushtetin mbushi kampin e interrnimit Tepelenës me qinda
fëmijë të porsa lindun që shumica vdiqën.
Ky asht komunizmi që lindi
njëheri me krimin e organizuem në Shqipni!
Komunizmi sot asht i
pandryeshueshem e barbar ashtu si ka lind në Rusi. Ai sot duhet fshij nga
qeverisja, organet e drejtësisë, të sigurimit të shtetit, arsimi dhe universitetet e financat. Sejcili
kriminel duhet dënue i gjallë e i vdekun. Per kriminelë e familjet e tyne asnjë
privilegj, vetem nën kontroll.
Kapitalet e tyne nder bankat e
Perëndimit duhet t’i shperndahen të gjithë të persekutuemve politik dhe
familjeve të personave të pushkatuem politik.
Dënimet ndaj kriminelëve dhe
vrastarëve duhet të perputhen me Gjykaten e Nurembergut. Mbasi të shfaroset
komunizmi nga qeverisja, të ndihmohen shtetet ishkomuniste per ndertimin e një
shtetit demokratik perparimtar.
Popujt e vendeve komuniste
asnjëherë nuk janë gjendje me bashkqeverisë me barbarët e terroristët që deri
dje, e kanë masakrue deri në palc Popullin.
Asht sigurimi i shtetit komunist
që ka zbatue 47 vjet krimin e organizuem.
Asht ai sigurim shtetit vrastar
që i kndonte per me e zanë gjumi Everin, e sot, asht po ai sigurim shteti
“trashigimtar” që perkundë edhe Edi Ramen.
Sot Europa heshtë kur
Shqiptarët protestojnë per rrenimet e banesave dhe taksave që po i nxjerrin
Shpirtin. Rruga e tyne nuk gjenë asnjë zgjidhje, se sistemi i “drejtësisë
komuniste” asht sistem kriminal dhe perputhet kudo e kurdo, me parimet e
djeshme kriminale të barbarizmit antidemokratik.
Flitet per korrupsion e sotem,
kur autorët e vertetë të tij janë pikrisht bijtë e atyne tiranve që pervetsuene
pronat dhe djersen e Shqiptarve, deri nder ato dhjetra kampe pune të
detyrueshme e interrnimi nga viti 1945, e ato shuma marramendse të vjedhuna nga
baballarët e tyne, sot, i kanë në bankat e Perëndimit dhe aziatike të mbylluna
hermetikisht. Kush i ka çelsat e tyne?
Heshtja vazhdon. E me këte
heshtje vazhdon prap edhe qeverisja kriminale komuniste, gjoja e “permbysun” e
barbarve të djeshem me vetura të reja.
Gjithshka fallco! E ky veprim
antinjerzor vazhdoi me qeverisë si në 1944 e derisa ra “Muri Berlinit”, ndoshta
në Gjermani, por jo në Tiranen e kuqe!
Shqipnia e Gjergj Kastriotit,
mbeti ashtusi në 1913, e “paprekun”, sepse në 1913 dhe në 1991, ajo u
konsiderue shtet me Popullsi shumica Myslimane.
Një turp i pafalshem! Vendit ma
të masakruemit nga komunizmi n’ Europë, si pa gja të keqe nuk i dënohet asnjë
diktator tiran e barbar që, e masakroi 47 vjet pa i hi asnjë ferrë. U gjet tash
edhe një “kryeminister” gjoja Katolik, por me gjak anadollak, e surrat shkjau
që, tallet e hjellë njerzit në rrugë tue harrue se asht nder Trojet e
Kastriotit e Nanë Terezes! Kujton se ka zbulue andrren shekullore të
pushtuesit:“Ballkanin e hapur”, harron i shkreti se, “Gjyqin e Mbramë” të
Popullit Shqiptar, fatmirsisht e ka në dorë: Një tjeter!
Mos thoni o katila: “Nuk e
dijtëm”, ju keni lindë me drapen e çekiq n’ballë!
Melbourne,
14 Mars 2022
Ja kush jeni ju, o “rilindja” e
mallkueme komuniste:
Shkrimtari Frano Kulli citon nga At Gjergj Fishta: Ashtu si dikur edhe sot: “Rrugaçat, sallahanat, vagabondat, shakllabanat, rriqnat e ndyet, mikrobt e kqi, që të mjerës moj Shqipni, kthelltë hi i kanë n’mushkni, pa dhimbë gjakun tuj ia pi”. (Gazeta “Dielli”, 11 Mars 2022)