| E hene, 14.03.2022, 06:55 PM |
Këshilli i Naltë
Nga
Kastriot Dervishi
Këshilli
i Naltë në vitin 1923, në një foto ceremoniale. Nga e majta; Xhafer Ypi, Gjon
Çoba, Refik Toptani dhe Sotir Peci. Ky organ kryente funksionet e kryetarit të
shtetit (mbretit) dhe funksionoi dy herë, në vitet 1920-1925 dhe 1943-1944.
Godina në foto nuk ekziston më. Ajo ka qenë në sheshin nga ana lindore e
godinës së akademisë së shkencave sot. Pas vitit 1925 godina ishte selia e
kryetarit të republikës dhe në vitin 1928 u bë për pak kohë pallati mbretëror.
Duhet të jetë shembur rreth vitit 1930.