| E diele, 13.03.2022, 02:03 PM |
PSIKOLOGJIA JONE ESHTE E SEMURE
Nga
Thanas L. Gjika
Lexova
sot te gazeta Tema një shkrim të Frok Cupit, ku, ky gazetar e analist i zoti,
thoshte midis tjerash se protestat e këtyre ditëve për rritjen e cmimeve të
benzinës e të naftës bien ndesh me psikologjinë europiane e cila nuk po
proteston për rritjen e këtyre cmimeve, sepse e konsideron si sakrificë që
duhet të bëjë për t'i dalë në mbrojtje popullit të Ukrainës që po luftin për
liri.
Më
pëlqeu ideja, mirëpo kur lexova disa komente, ku sulmohej autori i shkrimit me
fyerje dhe sulmohej si mbështetës i Kryeministrit, u mërzita dhe shkrojta te
komentet e gazetës opinionin tim:
Jeta
nën diktaturë na shkatërroi dhe ato pak veti që kishim trashëguar. Jemi bërë
shumë egocentristë dhe primitivë. Shikojmë vetëm interesin tonë, për të tjerët
aq na bën. Nuk durojmë dot asnjë lloj kritike. Mjer ai që na vë në dukje një
dobësi, i turremi me lloj lloj fyerjesh e sharjesh. Nuk dijmë të ulim kokën e të
medojmë për të gjetur shkakun pse na kritikon dikush.
Krenarinë
e kemi pasur dhe më parë si një tipar njerëzor, por gjatë diktaturës Partia i
përkëdheli aq shumë komunistët e kuadrot, sa që krenaria u kthye në një ves,
secili mburrej edhe për punë të pabuka. Kjo krenari boshe e vrau ndjenjën e
përgjegjësisë, të mirënjohjes, të mëshirës, të të kërkuarit më fal.
A
ju kujtohen ata pushtetarët e kuadrot që i duartrokitëm sa na dhembnin duart
për 50 vjet, dhe kur erdhi koha dhe u detyruan të pranonin se sistemi
diktatorial dështoi, nuk kërkuan të falur për gabimet e krimet që kishin kryer,
po madje mburreshin se kishin bërë detyrën si duhej?
A
ju kujtohen krijuesit e realizmit socialist, që i quajtëm e po i quajmë
"Njeri i Madh", se asnjë prej tyre nuk kërkoi të falur për veprat me
të cilat helmoi popullin, e ia shkatërroi moralin, por mburreshin se kishin
bërë art?
A
i njihni politikanët e sotëm, të cilët aleatët tanë strategjikë i këshillojnë e
i fshikullojnë që të largohen nga rruga e gabuar, e këta në vend të kërkojnë të
falur e të largohen nga politika, luftojnë të mbrojnë postet dhe bindjet e tyre
të gabuara?
Të
tillë njerëz i japin tonin psikologjisë sonë shoqërore, ata janë gati të
mbysin, jo vetëm Frok Cupin, po dhe këdo që mund t'i kritikojë...
Mjer
Shqipëria!
Derisa
të kemi këtë psikologji shoqërore të ushqyer nga krenaria boshe që na mbolli
sistemi diktatorial, nuk do ta gjejmë dot ekuilibrin tonë psikologjik...