Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Lulzim Basha, dështime të turpshme

| E diele, 13.03.2022, 06:47 PM |


Lulzim Basha, dështime të turpshme

Nga Zenel Çeliku

Lulzim Basha, kryetar i PD, sot më shumë se kurrë përballet me humbje pas humbjes të turpshme dhe pa asnjë përgjegjësi morale dhe politike. Nëse jemi përballë një skadali politik kur lideri i një partie me shumë peshë siç është PD-ja, detyrimisht publiku dhe aq më shumë votuesit e saj, kërkojnë argumenta dhe përgjegjësi politike, morale dhe qytetare për humbjet e turpshme të kësaj partie. Pas humbjes së turpshme në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit 2022, ku PD-ja nuk mori asnjë bashki dhe u katandis si forcë e tretë politike, Lulzim Basha doli në media dhe pa pikë turpi filloi justifikimet-thonë demokratët. Si pasojë e kësaj humbje të turpshme, pa pikën e turpit, sot Basha tha se zgjedhjet ishin anomali sepse në këto zgjedhje morën pjesë vetëm 70% e votuesve, unë nuk kamë humbur asnjë palë zgjedhjesh sepse ato janë vjedhur nga PS-ja. Po përse PD-ja sot përballet me një humje realisht të turpshme dhe Basha si “udhëheqës I madh” e i shkolluar në perëndim deklaron se apsolutisht nuk ka përgjegjësi për humjen e radhës??? Tashmë është e qartë se PD-ja reale është “Shtëpia e Lirisë” e cila tregoi se ka forcë dominuese ndaj PD-ës zyrtare të Bashës. Turp, ska më turp, i papërgjegjshëm, skandal politik, pa moral qytetar kur sot dëgjojmë deklaratat e para të Lulzim Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 6 Marsit. Ai si i ngritur nga gjumi latergjik në thotë se, nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij politike si udheheqës në krye të PD-ës. Mënyra psiqike se si Basha shfaqet në media, përgjegjësia dhe mungesa respektit ndaj shqiptarëv, e bën Atë të urryer nga vetë familja politikeku ai aderon. Në cilësinë e një qytetari (jo si gazetar) do t’i thoja publikut që e ndjekin dhe e votojnë PD-ën, të mos merren fare me liderin e tyre humbës dhe gënjeshtar por të kërkojnë largimin e tij me votë publikisht sepse Ai pas 5 humjesh në krye të PD-ës nuk ka çfar jep më. Në këto rrethana, sot ish lideri i PD-ës-Sali Berisha, është treguar i gatshëm për bisedime brënda PD-ës ndërmjet dy grupimeve. Berisha është deklaruar se disa prej deputetëve të PD-ës zyrtare i kishin kërkuar dorëheqjen Bashës dhe se ata kërkojnë ribashkimin e PD-ës. Natyrshëm lind pyetja, kush do të jetë e ardhmja e PD-ës në vazhdimësi? A ka mundësi që të bëhët një pajtim brënda kësaj familje politike? A ka ndonjë propozim apo mendim se PD-ja mundet të riformatohet pa dy figurat (Berisha & Basha) dhe brënda dy grupimeve të ketë pajtim të sinqertë?

Si gazetar politik në 26 vite përvojë, mendoj dhe parashikoj se pajtim dhe riformatim të sinqertë brënda PD-ës, nuk ka dhe nuk do të ketë. Me ben që të mendoj e te parashikoj kështu, sepse nga grupimi I Bashës pjesa dërmuese e tyre kanë “vjell vrerë” për Berishën non grata nga SHBA-të. Ata e dijnë fare mire se Berisha fal kundërshtarët e tij për momentin, por nuk harron ata që e kanë denoncuar Berishën publikisht si njeri që e ka dëmtuar PD-ën me non gratën e tij. Në këto kushte dhe rrethana, mendoj se brënda PD-ës zyrtare, një grup që kanë kërkuar dorëheqje Bashës do të përfundojnë në një fraksion të ri të udhëhequr nga një deputete femër. Ata mundet të krijoi një parti të re të djathtë duke trumbetuar në opinion si demokrat të një fryme të re pro SHBA-ve dhe BE-së por si grupim të pa përlyer në afera korruptive.

Nga ana tjetër shikoj se Shtepia e Lirisë e drejtuar nga Z.Berisha, dita-ditës po forcohet dhe po rritet. Mendoj se Z.Lulzim Basha nuk do të dorëhiqet, por Z.Sali Berisha është dhe mbetet figura qëndrore e PD-ës dhe një ditë ai do të jetë sërish faktor shumë I rëndësishëm për demokratët. Në përfundim, besoj se Basha nuk do të rrezistoi gjatë, post humbjeve, do të ketë një PD të riformatuar por me një parti tjetër të djatht të formuar nga kundërshtarë të Berishës dhe nga të pa kënaqurit e Bashës.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency