| E diele, 13.03.2022, 01:03 PM |
Nese keni mision e
detyre luften kunder Berishes, do te deshtoni!
Nga
Enver Bytyçi
"Te
ike Basha e me pas te heqe dore Berisha", shprehen humbesit e 6 Marsit!
Moren shkopijnte e hunjte dhe rrahen demolkratet me 8 janar! Thyen xhamat e
katiti te dyte dhe ua hodhen mbi koke fituesve demokrate. U hodhen
gazlotsjelles dhe dhunuan kesisoj edhe liderin historik!
Manipuluan
me Kuvendin e PD-se se 11 dhjetorit! Manipuluan opinionin duke u thene se ata
mbeshteten nga 97 apo 99 perqind e demokrateve! Pas cdo deshtimi "i
nisen" perseri betejat nga e para! Mbajten me dhunen e dyerve te blinduara
e ndihmen e pushtetit vulen e logon e partise! Akuzuan historine e partise se
tyre me gjuhen, skenaret dhe tekstet e formuluara nga Edi Rama dhe Endri Fuga!
Folen per "nongratat", sic flet vazhdimisht Edi Rama! E shpallen veten
"kampione te miqesise me Ameriken", pasi e shkelen ligjin amerikan!
Dhe
ne fund deshtuan! Me 6 mars demokratet dhe simpatizantet e Partise Demokratike
zgjodhen Berishen e ndeshkuan Bashen! Megjithate Basha e disa deputete te
distancuar prej zorit nga ai kerkojne qe fituesi dhe institucioni me i fuqishem
i politikes shqiptare, Sali Berisha, te largohet bashke me Bashen!
Absurdi
nuk paska kufi! Basha qe blindoi dhe ishte i gatshem te qellonte plumba mbi
demokratet, behet pjese e nje projekti per ta larguar fituesin e 6 marsit! Pasi
u tha demokrateve “llum”, kerkon te diktoje!
Duket
qarte se misioni i tij nuk ka mbaruar! Soros, Rama, Juri Kim i kane dhene atij
detyren e shkaterrimit te plote te Partise Demokratike! Mos e lejoni ta kryeje
kete mision! Behuni te gjithe bashke pa perjashtim dhe nxirreni nga ajo seli,
sepse Shqiperia ka nevoje per Partine Demokratike!
Mos
iu kundervini Sali Berishes per llogari te treteve! Nese keni bindjet tuaja
kunder tij, flisni me te! Ne kete rast beheni pjese e procesit. Nese keni mision
e detyre te ngarkuar luften kunder tij, do te deshtoni!