| E premte, 11.03.2022, 07:30 PM |
Keze Kozeta Zylo
Nëna
pranë foshnjës së vdekur
Në
Ukrainë gjaku derdhet si lumë,
fëmijë
të vdekur prindërit shtrëngojnë,
një
botë e tërë dënon këtë dhunë,
ndërsa
barbarët s’pyesin, bombardojnë…
Dhe
foshnja “fle” në krah të nënës së mekur,
me
duar të djegura e vë në gjoksin e saj,
por
djali s’çohet i ngrirë ka mbetur,
Më s’mund të shkruaj, shkrihem në vaj…
10 Mars, 2022
New York
Kjo Foto tronditëse
tregon Marina Yatsko dhe Fedor duke qarë mbi trupin e pajetë të djalit të tyre
18 muajsh në një repart spitalor në qytetin e rrethuar të Mariupolit në Ukrainë
nga barbarët rusë.