Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Nikollë Lesi: Si i njoha Nanon dhe Berishën (Nano VIII)

| E diele, 14.12.2008, 02:35 PM |


Nikollë Lesi

Si i njoha Nanon dhe Berishën

 

Kapitulli i parë - Fatos Nano

Fjala e mbrojtjes në Parlament

I nderuar zoti kryetar !

Të nderuar kolegë deputetë !

E nderuar familje kryeministrore !

Kam dalë sonte në këtë podium të lartë të Parlamentit Shqiptar jo si çdo herë në këto 7 vite që jam deputet. Disa mendojnë se jam nën akuzë, të tjerë janë të kënaqur që më në fund njeriun që na ka kritikuar në median “Koha Jonë” tash 13 vite e vumë nën hanxharin e Nanos; shumica mendojnë se është një kembanë e madhe kjo e sotmja për të ndalur turravrapin e një njeriu i cili ka humbur shikimin fiziko-politik ndaj duhet thënë STOP aventurës së zotit kryeministër në duelin me median e lirë. Unë nuk jam sot në rolin e të pandehurit. Përkundrazi ! Sot në vendin tim mund të ishin, ndofta edhe emra të tjerë në parlament që vijnë nga rradhët e gazetarisë, të cilët shquhen për kurajo e profesionalizëm. Ndaj kam obligimin që të manifestojë edhe vlerat e parimeve të tyre fisnike në mbrojtje të fjalës së lirë. Në një farë mënyre fati i dhënë prej kryeministrit që don kokën time në sininë prej argjendi të Xhoanës do t’ju bëjë që herë- herë në këtë podium t’ju shfaqen edhe kokat e deputetëve gazetarë si Erion Braçes apo Edi Palokës, Ilir Gjonit apo Neritan Alibalit, Sokol Olldashit apo Preç Zogajt, Ben Blushit apo Besnik Mustafajt, Musa Ulqinit apo Luan Ramës. Nuk përmenda këtu Bardhyl Agasin pasi e ka marrë një goditje nga kryetari i PS-së, a thua se e keqja paska qenë pikërisht tek ky njeri i mirë në atë katrahurë kryesie të kupolës rozë . Keqdashja e një kryeministri dhe hakmarrja politike e tij më solli në ditën e fatit tim, pra që të mbroj unë median e lirë nga uzurpimi dhe represioni i zotit Fatos Nano. Këtë fat mund e duhej ta kishin edhe atë gazetarë që kanë dhënë kontributin e tyre në këto 13 vite për të mbjellë dhe rritur median e mendimin e pavarur, atë media që herë-herë është burgosur apo djegur, dhe shumë herë është ngritur fitimtare në duelet me pushtetet. Këtu, në këtë podium të lartë, mund të flisnin më mirë dhe të ishin oratorë më të flaktë edhe ato njërëz të medias me të cilët kemi punuar apo debatuar në mbrojtje të fjalës së lirë në këto vite pluralizmi. Mund të ishte këtu në vendin tim Fatos Lubonja apo Ardian Klosi, Mero Baze apo Frrok Çupi, Aleksandër Frangaj apo Andi Bejtja, Armand Shkullaku apo Andi Bushati, Blendi Fevziu apo Rudina Xhunga, Astrit Patozi apo Aleksandër Cipa, Mustafa Nano apo Kiço Blushi, Arban Hasani apo Enton Abilekaj, Mimoza Picari apo Arian Çani, Alfred Peza apo Enkel Demi, Edi Rama apo Artur Zheji, Fahri Balliu apo Ylli Rakipi, Martin Leka apo Karlo Bolino. Nëse kam lënë ndonjë emër VIP nga rradhët e gazetarisë i kërkojë ndjesë , por unë jam një prej këtyre, siç janë edhe deputetët gazetarë një prej atyre.

Pra akuza, hakmarrja dhe ndëshkimi nuk është vetëm për mua nga ana e kryeministrit Nano. Dueli është mes dy botëve; botës së medias së lirë që fati ma solli mua ti përfaqësoj sonte dhe një bote që po jep shpirt, por që akoma ka forcë goditëse ndaj së mirës së përgjithshme. Pra kjo botë quhet bota e krimit, e shpërdorimit të pushtetit dhe moralit qeverisës. Unë në këtë botë nuk dua të futem , ndaj kam luftuar ndaj kësaj të keqe që ka zënë për fyti të gjithë shqiptarët, të majtë dhe të djathtë, neutralë apo indiferentë. Natyrisht që dikush prej jush mund të jetë duke pyetur veten nëse ka ndonjë padi ky njeri i medias që flet nga podiumi apo llomotit si e ëma e Zeqos majë thanës. Po, të nderuar deputetë, ka një padi, ashtu siç ka dhe dy padi të tjera të bëra nga familja kryeministrore e që të trija paditë civile e penale janë firmosur pikërisht me datën 14 maj 2004, pasi unë lajmërova se po përgatis për botim një libër me titull “Si e njoha unë Fatos Nanon?” dhe pas kritikave për bizneset e gruas e tij. Natyrisht që më duhet të pohoj se ndaj medias “Koha Jonë” kryeministri ka ushtruar kontrolle të panumërta vetëm që të gjente ndonjë shkelje. Në këto vite të qeverisjes së tij vetëm gazeta “Koha Jonë” ka patur kontrolle nga të gjitha institucionet shtetrore. Asnjë media tjetër nuk është kontrolluar. Për këtë presion të kryeministrit kanë reaguar, siç janë tashmë të njohura, Federata Ndërkombetare e Gazetarëve me qendër në Bruksel, Artikulli 19 në Londër, Human Rights Ëatch me qendër në Ëashington dhe Asambleja Parlamentare e keshillit të Europës. Të gjitha këto hakmarrje kryeministrore kanë ardhur pas botimit nga Koha Jonë të dokumentave komprentues për kryeministrin. Pra familja kryemistrore ka bërë tre padi. E para, ajo që publiku tashmë e njeh si gjyqi 20 mijë dollarësh i Nanos është fituar nga kryeministri dhe drejtori i kabinetit të tij Agim Isaku në gjykatën e Tiranës, por që është apeluar prej meje në gjykatën e Apelit. Kjo padi është bërë pas botimit në gazetë të vendimit të qeverisë së datës 14 janar 2004, pesë ditë pas tragjedisë së vdekjes së 21 jetëve në Karaburun dhe ku kryeministri i jep vetes shpërblim pesë paga mujore. Për botimin e këtij vendimi dhe komentit të gazetës rreth aktit qeveritar gjykata, brenda 21 ditëve, me katër seanca gjyqësore urgjente, më dënoi me shumën që sapo citova në mënyrë që ti vendosej “NDERI” kryeministrit. Mund t’ju sqaroj se një gazetar i njohur i radios kombëtare suedeze që zhvilloi një takim me gazetarët shqiptarë para disa ditëve kur mori vesh vendimin e qeverisë për shpërblimin e kryeministrit tha ( PO E CITOJ FJALË PËR FJALË): “ Nëse do të kishte ndodhur kjo gjë në Suedi atëhere populli do të kishte vershuar në zyrën e kryeministrit dhe do ta nxirrte me shqelma nga zyra e tij”. Kështu tha gazetari suedez. Tani Ju e gjykoni vetë se ç’duhej ti kishte ndodhur kryeministrit tonë ! Ndërsa padia e dytë e firmosur prapë nga zoti Nano në cilësinë e kryeministrit, po me datë 14 maj 2004, ndodhet për hetim në Prokurorinë e Përgjithshme , ku pas disa javësh do të vijë kerkesa tjetër nga zoti Sollaku për heqje imuniteti për deputetin dhe botuesin Lesi. Po me datë 14 maj 2004 një tjetër padi , këtë rradhë e firmosur nga Gruaja e Parë e këtij vendi që quhet Xhoana Nano. Edhe ajo kërkon ndëshkim penal, pra heqje imuniteti. Kjo data 14 maj 2004 më duket si një ditë terse e kryeministrit pas një nate deshtake.

Padia që ka ardhur është krejtësisht padi civile dhe nuk kishte përse të vinte në parlament për penalitete që ndëshkojnë politikisht edhe mazhorancën. Fare mirë padia mund të fillonte si per çdo qytetar te Shqipërisë në gjykatën e Tiranës. Para ligjit duhet të jemi të gjithë të barabartë. Nuk kishte përse kryeministri të shpërdoronte gjithë pushtetin e tij për tu hakmarrë politikisht për qëndrimet e mija konstante ndaj disa metodave të qeverisjes së zotit Nano. Kritik kam qenë dikur edhe ndaj pushtetit të Berishës . I tillë do të mbetem ndaj çdo qeverie që shkel ligjet apo që nuk ecën me ritmin që duan njërëzit e thjeshtë. Ardhja e kërkesës për heqje imuniteti në parlament është një gjest hakmarrës i një mashkulli politik që ndjen pleqërinë e tij dhe kërkon ndëshkim për ata që nuk janë fajtorë për gjërat që zoti Nano nuk i kryen dot. Zoti Nano për tu treguar një DHENDËRR i ri dhe i fortë, që bën namin ndaj kujtdo që e kritikon apo i kërkon të jetë transparent në bizneset dhjetra milionëshe të gruas së tij ka bërë një gabim fatal që do ti kushtoj mazhorancës në zgjedhjet e ardhdhme: Është turrur me hanxhar në dorë ndaj pushtetit të medias që quhet pushtet i katërt . Gjithashtu zoti Nano ka vënë në dyshim pavarësinë e Gjykatës së Lartë në këtë akt kerkese, e cila në thelb është krejt e paligjshme dhe antikushtetuese, pasi ka shkelur vendimin numër 31, datë 23 qershor 2000 të Gjykatës Kushtetuese. Më këtë kerkesë që ka penalitet brenda ndaj një deputeti i cili vjen nga media e pavarur zoti Nano ka futur në sherr dhe në një dilemë të madhe edhe Kuvendin. Përse duhej të vinte kjo kerkesë në parlament, ndërkohë që ishte një padi e thjeshtë civile? Përse e ka bërë këtë veprim zoti Nano? Janë shumë argumenta që më bëjnë të besoj se zoti Nano është treguar edhe një mjeshtër politik për t’i shpëtuar kritikave të momentit si nga brenda partisë së tij ashtu dhe ato ndërkombëtare:

Së pari, përveç motiveve që kam përmendur deri tani zoti kryeministër ka menduar që kritikave dhe raportit të Bashkimit Europian të ditëve të fillim muajit të këtij viti, raport i cili fliste për keqqverisje, për lidhje të krimit të organizuar me politikan qeverisës, ta spostonte vëmendjen e opinionit publik në një çeshtje tjetër dhe sajoi “çeshtjen Lesi”, natyrisht përveç hakmarrjes që mbizotëronte në kokën e tij. Zoti Nano besoj se ka menduar një zgjidhje provizore , duke e spostuar vëmendjen e opinionit publik për momentin nga e verteta që tregoi me gisht Brukseli. Duke ditur se sa e ndjeshme mbetet media, sidomos edhe ndaj një deputeti që vjen nga rradhët e tyre, kryeministri ka bërë paditë përkatëse. Duhet pranuar se në vend që media ato ditë dhe këto ditë të merrej me raportin e Bashkimit Europian për Shqipërinë u mor me gjyqet e mija që filluan, por nuk sosën ashtu siç i mendoi zoti Nano.

Së dyti, sapo kishte filluar levizja brenda rradheve të PS për ndryshime në kryesi e në qeveri. Reagimit të bazës socialiste zoti kryetar-kryeministër mendoi ti ikte, siç edhe i ka ikur prej dy vite e kusur.

Së treti , meqënëse po shkohet drejt zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm ai ka menduar që ti nënshtroj gazetarët apo ti dekurajojë në kritikat e tyre gjatë fushatës, duke iu tundur një kokë të prerë në media, por që ka imunitet parlamentar. Pra nënteksti është për gjithë median e lirë se “ nëse guxoni do ta pësoni si botuesi Lesi”.

Të nderuar deputetë !

Në atë kerkesë që ka mbërritur nga Gjykata e Lartë, vendim i cili është marrë kryekëput nën urdhërat e Nanos nuk ka në gazetën Koha Jonë e në shkrimet e mija asnjë fjalë apo frazë që mund të ndëshkohet ligjërisht. Në tre shkrimet nga niset akuza dhe Gjykata e Lartë janë vetëm opinione bazuar në faktet e publikuara. Nuk ka gjykatë në botë apo parlament që njeh nocionin më elementar të një demokracie që mund të dënojë për dhënien e një opinioni. Shkrimet e mija apo të gazetës time janë sa një e njëmijta e atyre që kanë shkruar me parë dhe më pas analistët e njohur Mustafa Nano në gazetën ‘Shekulli” dhe Andi Bushati në revistën Klan. Nëse nisemi nga kjo logjikë atëhere zoti Mustafa Nano dhe Andi Bushati duhej të ishin arrestuar për ato çkanë shkruar e dokumentuar për familjen kryeministrore. Kështu që njëri prej shkrimëve është bazuar në deklaratën e ish-kreut të Shërbimit Sekret shqiptar zotit Fatos Klosi i cili në emisionin e gazetares Rudina Xhunga ka hedhur akuzën për implikimin e gruas së kryeministrit Nano të përzier në shërbimet greke. Si të mos mjaftonte akuza e Klosit vetë kryeministri ka bërë gabimin fatal , pasi me datë 11 Tetor 2002 ka kërkuar shpjegime zyrtare nga Sherbimi Sekret për gruan e tij ( lexohet shkresa e firmosur nga Nano). Atëhere pyetje ime publike është se përse zoti Nano ka kërkuar dosjen e gruas së tij ? Ka dyshuar apo ka dashur të pastrojë dosjen në Sherbimin Sekret Shqiptar? Më thoni se cili kryeministër shqiptar apo President e ka bërë një gjë të tillë ? Kur nuk ke përse dhe je i pastër atëhere ç’të shtyn të kërkosh dosjen!

Pra kemi përpara një akuzë të Fatos Klosit dhe një shkresë të kryeministrit për Xhoana Nanon që indirekt konfirmon akuzën e të parit. Ndërsa media ime ,si çdo media tjetër ka bërë analizën e akuzave dhe faktëve. E kush mund të guxojë të dënojë një gazetar apo botues vetem e vetëm se ka shkruar një opinion ? Çfarë nuk i shkruan dhe i transmetuan ish-presidentit amerikan Bill Klinton me skandalin e Monika Levinskit , por asnjë gazetar nuk u dënua apo ndaj të cilit pati padi civile apo penale. Meqë jemi tek kjo pikë unë dua të pyes zotin Nano se kur sivjet kryeministri shqiptar takohej me kryeministrin grek Karamanlis cili prej prej pjestarëve të familjes Nano po bisedonte në hollin e Hotel Grand Bretagne me një prej drejtuesve të klanit më antishqiptar të vorioepirit kolonelin e sherbimeve sekrete ? Çfarë kam kërkuar nga zoti Nano ? Vetëm transparencë për bizneset e tija dhe mirëadministrim të pushtetit. Kam kritikuar mënyrën se si përdor mazhorancën, brenda së cilës ka plot deputetë me dinjitet dhe që mund ta drejtojnë vendin me më shpirt dhe aftësi profesionale. Kjo është e drejta më elementare që me jep Kushtetuta si qytetar dhe njeri i medias. Duke qenë edhe deputet obligimi im është i dhjetëfishuar, pasi dua që vendi im të zhvillohet e të integrohet sa më shpejt në Europë. Dua që shqiptarët të hyjnë lirshëm, pa viza, në Europë. Çfarë kanë me tepër bullgarët se sa ne të cilëve Europa iu ka hequr rregjimin e vizave? Asgjë, bile janë gjeografikisht me larg Italisë se sa ne . Por kanë një klasë politike që përbashkohet për interesat kombëtare dhe një qeverisje efiçente. Këtë dua edhe unë në kritikat e mija, që ndonëse nganjëherë mund të kenë nota të egra kritike apo në ndonjë rast fjala mund të jetë keqlakuar, por më lind e drejta të pyesë kryeministrin tim: Cila është me rëndë për një vend, për një popull: Keqpërdorimi i pushtetit dhe deformimi i moralit apo keqpërdorimi i fjalës? Besoj se përgjigja dihet se nga anon.

Të nderuar deputetë !

Lufta ndaj meje është krejtësisht hakmarrje politike dhe një çmenduri për të më ndalur mua në denoncimin e çdo gjëje të keqe në këtë klasë politike që po i merr shpirtin shqiptarëve. 13 vite konflikte, 13 vite sherrnajë, 13 vite që na ka lenë 130 vite pas vendeve të tjera. Unë kam akuzuar kryeministrin për aksidentin e Shkallnuerit dhe kam kërkuar hetime, pasi këtë akuzë e kam bërë mënjëherë që në media apo në KPD e PS ka patur deklarata se kryeministri ka bërë krim dhe e ka fshehur. Çfarë kam shkelur unë si deputet në këtë çeshtje? Kam kërkuar që drejtësia të hëtojë në këtë çeshtje. Gazeta ime ka botuar dokumenta nga dosja hetimore e Prokurorisë së Durrësit për këtë aksident. Kjo e ka tërbuar kryeministrin. Zoti Nano më ka ofruar me miqtë e tijë ministra që në këmbim të mbylljes së gojës për Shkallnuerin, bizneset e Xhoanës apo akuza të tjera të pranoja që të isha ministër Kulture në vend të Blendi Klosit. Ia kam refuzuar. Nëse doni më tepër mund t’u kërkojë të flasin dy ministra që ndodhen në sallë për këtë ofertë të Nanos. Zoti Nano sa harxhon energji mazhorancës me mua përse nuk ka sjellë apo të firmosë kerkesa për ministra të tijë që t’ju hiqet imuniteti për korrupsion apo kontrabandë? Vetë ka akuzuar plot prej tyre. Pse nuk i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm për heqje imuniteti atyre? Ndërsa angazhon gjithë Shtetin kundër meje. Një turp për atë dhe krejt mazhorancën.

Të nderuar kolegë !

Unë këtu nuk jam i akuzuari apo mëshirëkërkuesi ! Unë jam këtu, me pranga apo pa pranga nesër në mengjez , që të denoncoj dhe ti kujtoj shqiptarëve se kush është tashmë pushteti i Fatos Nanos. T’i them mazhorancës se më këtë njeri po i humbni të gjitha shanset, ndonëse siç thashë edhe më sipër brenda jush ka plot emra që ia vlen të përkulesh në shenjë respekti. Unë jam për t’iu kujtuar ndonjerit apo gruppakicës nanoiste se nëse dikur e kemi mbeshtetur, qofte dhe në Levizjen e tij Katarsiste, ai na ka tradhtuar. Ai shkeli çdo parim moral . Ai është mosmirënjohës ndaj jush. Ai nuk e ka për gjë që për hir të ambicjeve të një dhendërri të ri apo deshirës për tejpasurim të shkelë çdo ligj, të hedhë këdo e cilindo në hendek, pasi të ketë mbaruar punë. Fatos Nano është mosmirënjësi më i madh në klasën aktuale politike shqiptare. Çfarë nuk ka thënë për Gramoz Ruçin , Ilir Metën, Namik Doklen, Pandeli Majkon, dhe plotë miqë të tij në PS. Fjalori i tij, siç do të dëgjoni në një dokument sekret të cilin do t’ua nxjerr pak më vonë është jashtëzakonisht i ulët për një deputet e jo më për një kryeministër. Nëse ka njeri që çfarë nuk ka thënë për anëtarët e kryesisë së PS dhe prapë, kur ia don halli iu bën lajka, ky është vetëm Fatos Nano. Fatos Nano me mënyrën se si e shikon pushtetin në shërbim të pazarëve të tija përsonale e familjare është bërë rrezik jo vetëm për PS-në , por për krejt shoqërinë . Janë shumë fakte që tregojnë karakterin e tij negativ qeverisës, porse unë po iu lexoj një dokument sekret.

Te nderuar deputete!

Perfundimisht kam vendosur te dorezoje vullnetarisht mandatin e deputetit me kete kusht: Une dhe zoti Nano, pra kryeministri te kete nderin ta lere tani pijen e fundit ne restorant Piaza dhe te vije ne parlament e bashke me mua, ne prezence te ketij burri te nderuar ( zotit Pellumbit) te firmosim nje dokument ku zoti Nano dorezon imunitetin per akuzat qe i jane bere per aksidentin e Shkallnuerit, per trafikun e armeve ne gjashtemujorin e pare te vitit ' 98, per vendimin e Qeverise se 14 janarit ku shperblen veten e tij, per pallatin qe ka ne qender te Tiranes e ku ka mashtruar me cmimin, per tjetersimin e pasurise nga ai tek Xhoana duke shfrytezuar pushtetin ekzekutiv mbi doganat, per akuzat e Brukselit si nje kryeminister i perzier ne afera korruptive, per mashtrimin qe ka bere ne deklaraten e pasurise per benzin e blinduar; kurse une per akuzen e gruas se dyte te Fatos Nanos. Ky eshte kushti qe une e firmos tani; le te vije kryeministri e ta fimosim. Ai per keto akuza e une per kete akuze qe ka ardhur dhe u clirojme disa deputete nga ndonje obligim qe kane marre ne vilen kryeministrore nga ora 1 apo e 2 e drekes fill pas mbledhjes se grupit.

Te nderuar kolege deputete !

Do ta dorezoj mandatin tim me vullnet te lire nese ne adresen time do te kishte, qofte edhe ndonje akuze, e perseris akuze e jo te vertetuar, se kam pjesemarrje ne trafiqet e droges, armeve, kontrabandes, privatizimeve; dukuri te cilat jane larg natyres time sa te jem gjalle. Une kam dy cuna, te cilet nuk dua t'ju thone cunat e kontrabandistit apo mafiozit.

Te nderuar kolege deputete !

Pas ketyre akuzave e fakteve, po iu them se une nuk rrezikoj vetem mandatin, por dhe jeten time pasi hakmarrja e ketij njeriu qe nuk njeh kufi do te jete shume me e eger se kjo tani. Une i bej thirrje kryeministrit se ato tre kosovare, te cilet kryejne kontrabanden e cigareve nga Shengjini tek Hani i Hotit, qe here flejne ne nje hotel mes Pallatit te Kultures e hotel Tiranes dhe here-here flejne ne nje hotel nga rruga e Elbasanit, tek fakulteti i gjuheve te huaja, nese i urdheron te bejne eleminimin tim fizik, i them zotit Nano te beje gati dhe arkivolin per veten e tij .

Ju faleminderit!