Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nikoleta Kovaçi: Basha, imitimi i deshtuem qe ne ngjizje

| E marte, 08.03.2022, 08:55 PM |


Basha, imitimi i deshtuem qe ne ngjizje…

Nga Nikoleta Kovaçi

Une jam kunder pushtetit! Ktij pushteti mizor qe ka rrenue çdo vlere e princip ne kte vend! Ma sakte e neveris çdo cm kur e has, edhe pse lavdi te madhit Zot kam 9 vjet qe e has rralle! Por jam kunder çdo menyre se si asht orientue te bamit shtet ne kte vend nga 90 e ktej! Jam perpjeke te fal ne momente kyçe fatesh vendi e kombi por ajo qe me ka trishtue me Berishen ka qene nje perpjekje e vazhdueshme me lane larg e jashte njerezit, intelektualet dhe ata qe kane Dheun mbi gjithcka! Sigurisht, e majta, zgjatimi i pushtetit monstruoz e gjakatar i sistemit monist, ka qene, asht dhe do jete varri masiv i ekzistences tone! Mjeranet qe vijojne ta besojne ate doktrine s’kane gja te perbashket me nevojen me jetue gjate vlerat e qenies! Ndaj gjithnje kam anuar nga PD jo si strehe per mue, por si nje mundesi me mujt me mbajt gjalle ADN-ne tone per arbnish!  S’jam ba kurre pjese, sigurisht se s’kishte shanse me kane ne te njajten tryezd me bij e bija komunistesh qe e tundin para syve flamurin e PD!

Sod s’me dhemb PD-ja, fare! S’me dhemb opozita, hiç e hiç, sod, si dje e si neser, me dhemb mendimi, shpresa dhe thelbi i andrres teme! Besoj i dhemb shume kujt, nga ata qe e lexojne kete shkrim, qe s’e lexojne dhe qe e paragjykojne me shpirtin e shitun te tesera qe i dhunon e partise! Sod me dhemb furia e sulmeve kunder Bashes, jo per Bashen, por per gjendjen ne te cilen gjendet perceptimi i mases ne kete vend qe gelon prej nje jete ne sanksione antinjerezore!

Basha erdhi si shprese te PD, u mbajt dhe u rrit ne rruge te shtrueme e te gatshme! Fiks siç para tij kishte ardh modeli qe ai gabimisht deshi ta imitonte, Edvin Kristaq Rama! Basha u rrejt! E shitoi deliri i autostrades qe po i shtrohej perpara! Ai nuk e ktheu kryet pas te shihte nga vinte vete dhe nga i vinte rivali politik, per ta kuptue qarte te perbashketen dhe ate qe i ndante! Rama, pervec dhuntive dhe psikopative te vete autentike, kishte dy modele para vetes; Nanon si orientues i politikave mafioze dhe Berishen si lideri qe s’duhet t’ja preke kush unin! Dhe ai ua mori pikeperpike krejt modelet dhe i bashkoi ne veten e vet! Ndryshe Berishes qe donte te ruante balanca duke riafruar edhe njerez te shitun, pjesmarres dhe orientues te rebelimit gjakatar te 97-s, Rama bashkoi gra dhe burra qe ma shume anonin kah grate persa i perket bindshmerise! Ngriti kultin e vet ne tejkalim te Berishes, kapi çdo institucion dhe me ane te cupelinave ministre e drejtoresha, ca ministrave me te njajta prirje si te vetat, ai sundoi dhe sundon ne çdo milimeter te ketij vendi! Largoi rreth 1 milion njerez, te gjithe te bindunit kunder tij, krijoi nje administrate kavje qe  i perdor kudo per imazh dhe ua shet shqiptareve me ane te ekraneve te bleme deri edhe tek cifonet e tualeteve!

Basha, tue e pa menyren se si Rama deejtonte PS-ne, tue e pa se si Rama kishte shtrue udhet e kapjes eçdo pushteti, se si nisi te merrte pamjen e babes se socialistave-me gjak komunist, besoi se shpejt do t’ja arrinte ta zevendesonte jo vetem te PD po edhe te qeverisja qe ai kishte ndermend te merrte me 25 prill!

Po Basha gaboi ne çdo hap! Dhe ku nis, pikerisht te dhania mas imitimit dhe lania mas dore e asaj qe quhet loje politike ne kte ngrehinen tone! Nuk ndodh ne asnje vend te globit, qe nje qeveri te drejtoje trafikun e droges dhe vijon te jete ne pushtet; qe nje partie i mbaron lista e deputeteve te nje qarku sepse jane te gjithe te lidhun me krimin dhe te vije ne pushtet, qe ministrat e brendshem i bien si gjethet ne vjeshte, per lidhje me krimin e organizuem e rri prape ne pushtet, qe mafia e ndertimit ban kerdine para syve te tu, e nuk ndalon tue nxjerre njerez mes kater rrugeve e rivjen serish ne pushtet etjjjjjjjjjjjj!

Sepse Basha mendoi se do t’ja dilte duke e imituar! Paçka se statura e Bashes nuk ka asnje lidhje me megallomanine e Rames! Ai deshtoi dhe u mashtrua se mund ta implementonte modelin Rama te PD, sepse Basha nuk i njeh demokratet me shpirt revolte, me besim ne Atdhe e Komb, qe kane refuzue me u ba pale me te keqen te PD! Sepse Basha nuk e dinte se kta njerez nuk mund ta falnin nje PD te shitun, parazite, pa ide e fryme, pa shpirt e gjak! Gaboi teksa mendoi se qeverisja i vinte me ane te servileve, model socialistesh qe i pastrojne kepucet Rames! E meqe socialistet e sotshem nuk flasin dot sepse ca e kane ne gen e ca te tjere jane peng, nga krahu i opozites jetojne frymet e lira, ata qe Basha nuk denjoi ndonjehere t’i afronte t’i dgjonte si ajka qe mbante, mban e do te mbaje gjalle revolten kunder pushtetit zuzar ne kete vend!

Modeli nese nuk tejkalohet te ha, te grryen poshte kamve e te le gafil! PD nuk mund te ngrihet as ringrihet mbi model edvinerie! Kuptojeni dhe pranojeni! Vetem nese na perzani edhe ne te pakteve qe kena mbet ktu, na qe hala s’jena verbue sysh e zemre, na qe s’dime me u shit e me u ble per asnje lloj arsye e qe Familjen, Dheun e Kombin i kena asht’ te frymes tone te perjetshme e te transmetueshme….