| E hene, 07.03.2022, 08:12 PM |
“Ballkani i Hapur” u varros, o kokëtul!
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Je tekanjoz, kokëmushkë dhe popullin as që e llogarit
fare.
***
Unë jam i kualifikuar për të menduar mendime të errëta. Lufta pushtuese terroriste e Rusisë
në Ukrainë po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Askush në Evropë nuk mund të ndihet i
sigurt. Sidomos jo Kosova dhe Shqipëria të cilat po mbrohen edhe në
Ukrainë. Duhet të përgatitemi për më të keqen. Nëse Ukraina bie dhe
Rusia zgjeron kufijtë e saj, atëherë një Rusi e paparashikueshme do të jetë
papritmas shumë më afër dhe më e rrezikshme për vendet e BE-së. Lufta nuk ka të
bëjë vetëm me të ardhmen e Ukrainës, por edhe të pjesës tjetër të Evropës.
***
Shteti amë, Shqipëria, patjetër të ndërtojë (të forcojë) ushtrinë e saj sa
më shpejt të jetë e mundur që të mund të mbrojë Vendin dhe Kombin brenda dhe
jashtë kufirit të imponuar.
Krimineli i luftës, Putin, nuk kursen askënd, kryen gjenocid brutal ndaj
atyre të cilët në të njëjtën kohë i përshkruan si "populli vëlla i
Ukrainës". Le të reflektoj edhe klouni i stërzgjatur shqipfolës, të
cilin çetnikët (sivëllezërit e Putin-it) duke e parë se është mercenar
dhe servil budalla e thërrasin “vëlla”.
Nazistët rusë
janë aq të ligë saqë masakrimin e fëmijëve të pafajshëm, grave dhe burrave
ukrainas në Ukrainë e quajnë: "Lufta kundër nazistëve"!
Imagjinoni se
çfarë do t'u bënin shqiptarëve nëse kryeministri joligjor me këlyshët e tij, u jep atyre gjakpirësve qasje në
detin shqiptar përmes projektit serbo-rus “Ballkani i Hapur”. Shqipëria
do të bëhej një port e lirë për emigrantët, terroristët, oligarkët, kriminelët,
sabotuesit dhe diversantët serbo-rusë.
Rusia në Ukrainë ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Këto janë sulme ndaj civilëve. Të
njëjtën gjë bëri Serbia kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1992-1999).
***
Ministri i Mbrojtjes i
Ukrainës, Reznikov, është shumë i qartë: “Rusët janë terroristë
dhe terroristët do të eliminohen”.
Dhe vazhdon: Pakënaqësia
dhe demoralizimi midis forcave ruse po rritet. Ata vazhdojnë të pësojnë humbje
të konsiderueshme. Rusia sulmon fëmijët dhe gratë e Ukrainës. Sot,
Ukraina vazhdon të mbrojë lirinë në emër të pjesës tjetër të botës. Ushtarët
tanë shkojnë në kundërsulm kundër rusëve në vende të caktuara. Në disa vende,
armiku ikën nga pajisjet e tij dhe kështu na ndihmon të forcojmë mbrojtjen tonë
me pajisje ruse. Rusët do të vdesin duke përdorur armët e tyre.
***
Njeriu më i
urryer në botë, Putin, nuk pati fitore të shpejtë në luftë. Ushtarët rusë po
vriten në numër të madh. Dhe sanksionet financiare janë shumë të ashpra. Tani
edhe çmendaraku ka probleme të mëdha në shtëpi. Një diktator nën presion dhe i
dëshpëruar po përdor masa shumë drastike. Është një shenjë e keqe. Ajo që ai
sheh tani në fushën e betejës brenda territorit ukrainas dhe në hapësirën
ajrore mbi qytetet më të mëdha, nuk jep asnjë arsye për të besuar se lufta do
të përfundojë së shpejti. Përkundrazi, ky është ndoshta vetëm fillimi i një
lufte nga më mizoret në historinë njerëzore me humbje dhe vuajtje të
paimagjinueshme.
***
Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka fituar statusin
heroik, ka aftësinë për të mbledhur popullin dhe për të krijuar besimin se ata
mund të mbrohen, por nuk ka ekspertizë ushtarake. Gjithçka duhet të qepet së
bashku në një plan të madh dhe presidenti me mençuri ia lë këtë ekspertizës
ushtarake profesionale. Është plotësisht në përputhje me arsyen e shëndosh dhe
kuptimin e njohur të operacioneve ushtarake.
***
Pak orë më parë, presidenti ukrainas paralajmëroi
terroristët rusë se forcat e mbrojtjes do të ndjekin "deri në
varr" çdo ushtar rus që kryen krime lufte në vend.
- Nuk do të falim. Nuk do të
harrojmë. Ne do të ndëshkojmë këdo që ka kryer mizori në këtë luftë. Në tokën
tonë.
- Nuk do të ketë asnjë vend të vetëm
të qetë në tokë për ju, përveç në varr.
***
Lufta mësymëse/pushtuese (agresioni, sulmi i pajustifikueshëm ndaj një vendi të
pafajshëm që nuk rrezikon të tjerët) është një krim i dënueshëm kundër
paqes, - sipas Parimeve të Nurembergut.
“Putin është si një majmun me një granatë në dorë, i paparashikueshëm që
nuk e keni idenë se çfarë mund të shpikë”, - thonë ukrainasit.
Rusia është një
shtet agresor nazifashist që shkel vazhdimisht të drejtën ndërkombëtare. Lufta
e Rusisë kundër Ukrainës e sjell Evropën në një epokë të re. Duhet të
sigurohemi që Shqipëria (dhe Kosova) të mos jetë e vetme në një luftë të re të
mundshme. Shqipëria (që nuk ka pothuajse asnjë ushtri dhe armë serioze
vdekjeprurëse) ose duhet të marrë shumë më tepër përgjegjësi për sigurinë
dhe aftësitë e saj mbrojtëse ose të pranojë një rrezik më të madh lufte - dhe
zhdukje.
Shqipëria duhet
të shpenzojë më shumë burime për ushtrinë dhe të sigurojë që ne të mos mbetemi
vetëm në rast të një lufte të re në të ardhmen.
Shqipëria tani
ka nevojë për një qeveri serioze profesionale patriotike (si ajo e Ukrainës)
e jo klounë, kriminelë, tradhtarë, mercenarë e zagarë të serbo-rusëve, dhe jo
vetëm. Shqipëria ka nevojë për unitet kombëtar të pathyeshëm, strategji
gjithëkombëtare të mbrojtjes (brenda dhe jashtë murit të arbrit), të
bëhet shtet i vërtet dhe jo të vazhdojë me shkatërrimin e monumenteve
kulturo/historike kombëtare, rrënimin e shtëpive të fukarenjve dhe mbi atë
truall ndërtimin e pallateve që qeveria e korruptuar i bën për pastrim
parash të pista nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe droga. Ndërtesat
do t'u shiten oligarkëve rusë, serb, arab...
***
Shumë politikanë
naiv evropian besuan se lufta në Evropë duhet të ishte një kapitull i së
shkuarës. Në vend të kësaj, zgjimi i ariut të Karpateve dhe sulmi i Rusisë ndaj
Ukrainës na çon në një normalitet të ri. Prandaj edhe piktori nudist shqipfolës
që duhej të ishte pas hekurave për korrupsion, tradhti kombëtare dhe
tradhti ndaj vendit, “Ballkanin e Hapur” duhet ta fusë në (b...), e jo t`u
ofrohet shqiptarëve. Askush nuk ka të drejtë të sjellë në Iliri armiqtë e
përjetshëm.
***
Me përjashtim të
luftërave në Ballkan (1992-2001), Evropa ka qenë paqësore dhe e qëndrueshme për
tre dekada, por si gjithmonë, e padrejtë ndaj shqiptarëve, të cilët nga ana e
tyre e urrejnë vetveten.
Lufta
tradicionale mes shteteve evropiane ka qenë pothuajse e paimagjinueshme. Fokusi
i politikës së sigurisë ka qenë në ndërhyrjet humanitare, ndryshimin e
regjimeve, luftën kundër terrorizmit dhe “krizën e refugjatëve” (për të mbushur Evropën me “azilkërkues” të
paligjshëm në vend të forcimit të aftësive ushtarake të mbrojtjes).
Tani shtetet e civilizuara evropiane duhet të kthjellojnë trurin dhe
pranojnë se lufta është një fenomen i përsëritur në politikën ndërkombëtare,
dhe të japin përparësi në përputhje me rrethanat, si dhe të ndalojnë njëherë e
përgjithmonë përkëdheljen e nazistëve/terroristëve serb në kurriz të
shqiptarëve, boshnjakëve...
***
Një thirrje serioze zgjimi për shqiptarët: Ne tani kemi një pasqyrë mjaft të qartë të
situatës. Rusët kanë kaluar shumë më keq nga sa pritej. Ata padyshim menduan se
do të ishte shumë më e lehtë të pushtojnë vendin fqinjë nga sa mendonin më
parë. Në vend të kësaj, agresorët rusë janë përballur me ukrainas të përgatitur
për betejë dhe luftarakë të guximshëm, të cilët ngrihen në mbrojtje të vendit
të tyre dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën e tyre në luftën kundër
makinës ruse të luftës. Është ky mentalitet dhe moral i lartë luftarak, që mund
të rezultojë të jetë një shembull edhe për shqiptarët e përçarë të përforcojnë
unitetin kombëtar, dhe si mbrohet atdheu nga pushtues armiq nazistë...
***
Ndryshe nga sa kanë argumentuar shumë “ekspertë” Perëndimor në vitet pas
Luftës së Ftohtë, lufta në Ukrainë tregon se as ndërvarësia ekonomike dhe as
sanksionet nuk mund të parandalojnë një luftë, sidomos kur është në pyetje
Rusia gjakatare.
Diplomacia, e Drejta Ndërkombëtare dhe institucionet si BE, OKB dhe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë kanë rezultuar të paaftë për të
ndalur një luftë të rrënjosur në dëshirën e Rusisë për të kontrolluar
territorin e një vendi tjetër.
Është një pyetje e pakëndshme nëse aleanca e NATO-s do të mbijetojë nëse
Rusia në të ardhmen provon përsëri gjenocid kundër të tjerëve.
Ky është një alarm serioz për shumicën e vendeve evropiane (sidomos
Shqipërisë dhe Kosovës) që duan të garantojnë sigurinë e tyre (sovranitetin
dhe integritetin ). Ata tani duhet të investojnë më shumë në armatime
për t'u përballur me sfidat e sigurisë jo-tradicionale dhe kërcënimet ushtarake
tradicionale ("të modës së vjetër").
Në të ardhmen, mund të kemi edhe një president amerikan
me më pak interes për aleancat dhe lidhjet transatlantike.
Duhet të forcojnë aftësitë e tyre mbrojtëse. Kur lufta të
kthehet në agjendën e politikës evropiane të sigurisë, është e rëndësishme që
Shqipëria të ruajë aleancën transatlantike. Është garancia e sigurisë së
Shteteve të Bashkuara dhe anëtarësimi në NATO ato që bëjnë diferencën.
***
Para disa ditësh kam shkruar:
Sulmet e pajustifikueshme barbare ruse në Ukrainë janë
rrezik për ardhmërinë e gjithë Evropës, dhe jo vetëm...
Në të mirë a në të keq, i mirë ose i keq, falënderuar
liderit historik të PD që e anëtarësoi Shqipërinë në NATO... Nuk është rastësi që vendet e NATO-s janë pothuajse të
sigurta, ndërsa ato jashtë jetojnë në mëshirën e Rusisë.
Kryeministri i shtetit amë, patjetër, përfundimisht,
detyrimisht duhet ta harroje “Mini Shengenin” (Ballkani i hapur). Duhet të qëndrojmë sa më larg Serbisë dhe Rusisë, e jo ta sjellësh brenda
përmes Ballkanit të Hapur... as edhe sabotues përmes turizmit në bregdetin
shqiptar...
Të harrohet përfundimisht asociacioni i Karpateve në
tokën e Dardanisë...
Detyra kryesore e Kryeministrit është të sigurojë sovranitetin dhe integritetin territorial
të Shqipërisë (dhe Kosovës), e jo të na sjelli barbarizmin në trojet
pellazge-ilire-arbërore.
***
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës u tha agresorëve rusë: “Ju erdhët në tokën tonë për të vrarë dhe
për t'u vrarë".