Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Qazim Namani: Simbolet e kultit te veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës

| E diele, 06.03.2022, 07:25 PM |


Simbolet e kultit te veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës, traditë e kulturës së mjeshtërve dardanë

Nga Dr. Qazim Namani - Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

Tradita e artit dardan, e kultivuar, me shekuj në kulturën materiale, është kulturë mijëravjeçare, origjinale, autentike e krijuar nga fiset e lashta me origjinë e me etni iliro-dardane e kësaj treve. Arti dardan u ruajt dhe u zhvillua mjaftë shumë gjatë periudhës romake, dhe asaj mesjetare.

Me ardhjen nga lindja të fiseve sllave e avarëve në këto treva, dhe ngulitjes së tyre në trojet e reja, shumë nga tiparet e artit tradicional shqiptar u rrezikuan. Fiset sllave e kanë përvetësuar, e kanë vjedhur e falsifikuar këtë kulturë më shekuj, duke u munduar për ta përvetësuar e quajtur kulturë sllave, trake, avare,apo edhe romake, me të vetmin qëllim mohimin e kulturës së lashtë dardane.

Veshjet tradicionale etnike e kombëtare, të fiseve ilire e trakase, edhe pse ishin përherë në presion të asimilimit, me vështirësi dhe xhelozi të madhe arritën që të ruajnë disa tipare dhe karakteristika specifike etnografike autoktone, të cilat e dëshmojnë lashtësinë e largët të zhvillimit të artit e kulturës, që nga pellazgët, ilirët, arbërorët e deri te shqiptarët e sotëm në Gadishullin Ilirik.

Popujt që u dyndën në trojet ilire, nga popullata autoktone morën, elemente të kulturës si: veshjet, vallet, muzikën, këngët,mitet,andaj këto huazime të tyre vërehen qartë në veshje, dhe melosin e tyre popullorë, por përkundër kësaj u ruajtën dallime të dukshme, në melosin dhe traditën e lashtë të arbërve, sepse ata kurrë nuk e arritën shkallën e lartë të zhvillimit të artit dhe etnokulturës së dardanëve. Zbulimet arkeologjike dhe elementet e veçanta etnografike të ruajtura vetëm te shqiptarët e sotëm, dëshmojnë përkatësinë e dikurshme të një etnie iliro-dardane, që jetonte në Gadishullin Ilirik, Mesdhe e më gjerë në shtetet evropiane.

Duke u bazuar nga këto dëshmi, mund të pohojmë se identiteti i vërtet etnik i një etnie, nuk mund të zbulohet apo të vërtetohet vetëm në bazë të shkrimeve, por vëmendje të rëndësishme duhet kushtuar zbulimeve arkeologjike, me tipare etnografike të gdhendura në gurë, si dhe elementeve dhe simboleve të lashta etnografike, që u ruajtën me shekuj te veshjet tradicionale popullore, dhe artin popullorë të qëndisura në tekstil, në orendi shtëpiake të punuara në dru, dhe gdhendjeve në gurë nga mjeshtrit popullor shqiptar.

Traditën e lashtë të qëndisjes së artit tradicional popullorë në tekstil, që nga lashtësia, pa dyshim se sot mund ta gjejmë të ruajtur shumë në traditën shqiptare.

Xhubleta si veshja etnografike më e vjetër e ruajtur deri me sot te shqiptarët, si dhe elementet e artit me simbole astrale e mitike para historike, por edhe ato historike që i hasim sot, te veshja e grave shqiptare në rajonin e Medvegjës, padyshim se dëshmojnëautoktoninë dhe traditën e lashtë mbi 4000 vjeçare, të zhvillimit të artit autokton burimor, të shqiptarëve të sotëm në këto treva.

Veshjet popullore të një treve, janë vlera kombëtare, dhe estetike, të kulturës së një etnie apo komuniteti.

Zbukurimi i trupit me veshje elegante, dhe të punuar me motive e simbole të besimit, bëheshin për arsye të mbrojtjes së trupit, nga tragjeditë dhe vuajtjet prej lëndimeve nga njerëzit shpirtzi. Nga frika e vdekjes, njeriu është mbështetur te mëshira, dhe ndihma e zotit, andaj për të shpëtuar nga fatkeqësitë e ndryshme, në veshje dhe trup, njeriu ka bartur shumë simbole të kultit, që simbolizonin zotin.

Një variant i veçantë i stolisjes dhe punimit të veshjes së grave shqiptare, është ajo e trevës së Medvegjës së sotme, andaj në këtë punim do të përqendrohem për ti analizuar disa simbole të kultit te kjo veshje.

Po ti analizojmë me kujdese simbolet e kultit te kjo veshje, do të kuptojmë, hapat e parë të besimit të njeriut, që nga periudha e neolitit e deri në ditët e sotme.

Te kjo veshje gjejmë simbolikën e figurave gjeometrike, të spirales lakores, vijave zik-zake, trekëndëshit, rombit, motivet lunare, solare, htonikeetj, me të cilat lidhen edhe krijimtaria e motiveve të artit që u krijua nga njeriu në kohët e lashta.

Aleksandër Stipçevici, në librin e tij, Simbolet e Kultit te Ilirët shkruan: Duke u mbështetur në bibliografinë e pasur që është shkruar deri më tani, mbi simbolikën e motiveve ornamentale parahistorike, mund të pohojmë se ndër motivet e shumta që dëshmohen nga zbulimet arkeologjike te ilirët, kanë pasur kuptime simbolike.[1]

Ndër motivet që kanë pasur domethënie kulti ose magjie është edhe spiralja, që na paraqitet si gjurmë e qytetërimit dhe kulturës, që nga koha e paleolitit  e deri në ditët tona.[2]

Në të shumtën e rasteve spiralja që haset shpesh në objektet mbivarre, simbolizon nëntokën, apo rrugën e ndërlikuar, që shpirti i të vdekurit është i detyruar të kalojë në botën e errët. Në realitet spiralja në njëfar forme është mënyra e thjeshtuar e paraqitjes së labirintit. Në disa kultura. Spiralja e ka domethënien e simbolit lunar, dhe shpesh paraqitet me motivet e rrathëve koncentrik, që mund të pohojmë se kishte edhe domethëniesolare.[3]

Meandri, po ashtu kishte domethënie të ngjashme me spiralen, sepse meandri është spiralja e paraqitura me vija të thyera në këndin e drejtë.[4]

Vija valore dhe vija zik-zake, po ashtu në artin e hershëm parahistorik, e ka paraqitur gjarprin si simbol htonik.[5]

Gjarpërim ne lashtësi ka qene simbol i botes se nëndheshme, e rikrijimit, e mbrojtjes dhe e rrezikut, e pushtetit, etj.

Vija të drejta, zik-zake, spirale, trekëndësha, rombe dhe motive kozmike, hëna, dielli, yjet dhe motivet tjera e plotësojnë zbukurimin e xhubletës.[6]

Sipas studiueses Fatbardha Demi, zik-zaku nuk është gjë tjetër veçse përsëritja në vijimësi e figurës gjeometrike V, dhe sipas shumëstudiuesve është forma gjeometrike më e vjetër e zbukurimit deri më sot.[7]

Zig-zagun si ornament qe e gjejmë ne traditën e veshjes sot dhe punimeve ne gurë, dru e tëpoçerisë, dhe ne përgjithësi ne artin e neolitikut në lashtësi, mund tëpohojmë se këto simbole janë përdorur në të gjitha periudhat historike, e deri në kohën e sotme. Këtë e pohojnë edhe

studjuesit e besimit, të cilët pohojnë se gjatë gjithë zhvillimit të shoqërisë njerzore, disa simbole të shenjëta, kanë mbetur të pandryshuara deri në ditët e sotme.[8]

Si simbolzig-zaku i përket periudhës së matriarkatit, dhe është ornamenti me i përdorur nëtraditën etnografike tëshqiptareve qëpërveç tekstilit, shfaqet i  gdhendur në, gurë, metal, dru etj.

Krahas përdorimit të zik-zakut, dhe trekëndëshit në materiale të forta dhe në tekstil, këto simbolejanë hasur shpesh të gjenden në lokalitete arkeologjike, që dëshmohet se këto simbole të lashta të kultit janë përdorur nga mjeshtër dardan, në tekstil, dru, metal dhe në guri, që nga epoka e neolitit.

Trekëndëshi nëpjesën e poshtme, te pema e jetës, në gurin e varrit të zbuluar në fshatin Majacë, komuna e Podujevës, tregon se kemi tëbëjmë me njëDeaMadre (krijuesja femër).
Degët në të dy krahët e trungut, qëngritën lart, e kanë pamjen e “Pemës se jetës” së besimit në lashtësi. Nëse e analizojmë me vëmendje, “Pemën e jetës”, të paraqitur në këtë gurë varri, nënjërën nga degët lartë në anën e djathtë e vërejmë kryqin, që mendoj se e paraqet botën e krishterë perëndimore.Trekëndëshi  në besimet e mëvonshme sit e krishterimi, që simbolizon trini tetin, është huazuar nga themelet e teologjisë  së lashtë.

Origjina e simboleve, që sot hasen te veshja e grave shqiptare të rajonit të Medvegjës, i përkasin periudhës së krijimit të besimit në mëndjen e njeriut, gjë që dëshmojnë traditën autoktone, të besimit dhe krijimit të simboleve artistike, me plotëbotëkuptime teologjike shumë të lashta.

Sipas studijueses Fatbardha Demit, lidhur me simbolet e kultit kuptojmë se popujtë e ndryshëm  në lashtesi, nuk e njihnin kuptimin e “zbukurimit”, siç shprehen gabimisht arkeologet dhe ata që merren me veshjen e lashtesisë apo të traditës. Këtë fakt e verteton edhe zig-zaku që është perseritje e simbolit te femres (V), që e shikojmë në objektet e hititeve të lashte, apo të figurave të femrave nudo të para-historise.[9]

Nga këto burime kuptojmë se zig-zaku është ornamenti më i perdorur në traditën etnografike të shqipetarëve dhe të gdhendjeve në gurë, dru si në magje, te djepeve, veglave muzikore, të furkave që perdoren për tjerrjen e leshit, në kostumet e burrave, grave, në punimin e sigjadeve, qylymave,  në poçëri etj.

Dy trekëndësha që lidhen në një kënd, ku e formojnë “sëpatën dy tehesh”, që shpesh haset edhe e skalitur në gurë në gjetjet arkeologjike, sipas shumëstudiuesvee simbolizojnë sëpatën si simbol të plleshëmeris. Dy trekëndëshat e qëndisur në këtë formë (X), te krishterimi shprehin edhe origjinën e kryqit të Shën Andreut.

Simboli kryesor i besimit të krishterë Kryqi (dy V), të bashkangjitura, në anë të kundërt, është figura gjeometrike, më e lashtë që e ka shprehur femrën në parahistori dhe më vonë.

Krijuesi Shqiponja dhe Kryqi (dy V), që në artin parahistorik, shprehin perëndeshën Shqiponjë, vazhdojnë të jenë simbolet kryesore të besimit dhe shoqërisë së Evropës.[10]

Nëse i analizojmë më vëmendje e shohim se, rëndësi të veçantë te kjo veshje kanë padyshim, motivet të punuara me elegancë, dhe  simbolet qe përdoren për stolisjen e kokës, ku veçohet kryqi i Andreut, i futur brenda rrethit, me madhësi që e mbulon  veshin, që zakonisht është qëndisur ose punuar me rruaza.

Në këtë kryq është i ngjitur bistaku i punuar me fije floku, që në të dy veshët  vendoset nga një kryq me bistak, që popullata e kësaj treve e quajnë “Shive”.

Lidhja e të dy veshëve përmes kurorës të ngritur mbi ballë, e cila është punuar në formë topash me madhësi tënjëjtë, dhe me ngjyra të ndryshme, mund të pohojmë se e paraqesin ylberin.

Nëse i bëjmë një analizë kurorës dhe top thave me ngjyra, kuptojmë se topthat me ngjyrë të katër, që simbolizojnë ujin, vendosen mbi vesh, ku veshi simbolizonliqen, prej ku lëshohen shivet mbi shtatin e gruas.

Nëse e analizojmë me kujdese shohim se prej topthi me ngjyrë të kaltër e deri te topthi me ngjyrë të bardhë i cili gjithmonë qëndron në pikën më të lartë të kokës, i kemi gjithsejtë shtatë toptha, e të cilët simbolizojnë shtatë ngjyrat e Ylberit.

Është me rëndësi të theksohet se te kurora e punuar në formë ylberi me toptha të vegël, topi me ngjyrën e bardhë qëndron në mes të kokës, pra është pika më e lartë e tërë kostumit të grave, ashtu sikurse edhe te veshja e meshkujve që është plisi i bardhë.

Me rëndësi janë edhe bistakët (Shivet) e qëndisura që lëshohen për fytyre prej veshëve e deri në bel, në fund të qëndisura me rruza e që në të shumtën e rasteve, lidhen mes veti në shpin (prapa trupit), me kapës të qëndisura.

Këta bistak të quajtura shive, ngjasojnë  në çdo detaj me veshjen karakteristike dhe aristokrate të zbuluar në mozaikun që i përkiste perandoreshës Teodora e cila ishte bashkëshortja e perandorit bizantin Justinjan, për të cilin dihet se ishte me origjine dardane, dhe atë pikërisht nga rajoni i Medvegjes së sotme.[11]

Shivet e punuarame fije floku, simbolizojnë shiun (andaj edhe emri Shive, ngjason me shiun, që mund të shpjegohet vetëm përmes gjuhës shqipe), ndërsa kryqi simbolizon zotin,shivet që lëshohen prej veshi në shtat mund të pohojmë se e kanë bekimin e zotit për jetë të shëndetshme. Kurora shumë ngjyrëshe te kjo veshje që vendoset prej veshi në vesh dhe që nënkupton ylberin që bie në dy liqeje mendoj se simbolizon, shëndetin, bukurinë dhe zhvillimin e shtatit të femrës.

Se veshët në këtë rast simbolizojnë ujin, kjo e bënë të kuptueshme kur nga veshët mbi shtatin e gruas lëshohen bistakët e gjatë të punuar prej flokëve dhe rruzave, e të cilat na shtynë të mendojmë se simbolizojnë shiun, jetën, gjallërinë, shëndetin, elemente këto të paraqitura edhe në mozaikun te veshja e Perandoreshës Bizantine Teodorës.[12]

Femra me kurore nga veshi ne vesh gjenden edhe në shtatoret e femrave të punuara në gurë. Deri më tani zbulimet arkeologjike kanë njerrë në sipërfaqe disa shtatore, ku njëra ndër to ruhet edhe sot në Muzeun e Durresit.

Topthat me ngjyra të ndryshme që përdoren për ta formuar kurorën janë të rralla, që janë ruajtur në traditën dardane, dhe në traditën tonë popullore deri më tani, mund të pohojmë se në formë të ngjashme, edhe sot mund ti ndeshim te hundzakët (popullata me origjinë nga Evropa, që ende jeton në Afganistan).

Te fiset e lashta, ishte dukuripërsëritja e simboleve, qëjanëpërdorurvetëm me një qellim për të dëshmuar se janë fise qe mbroheshin nga Krijuesi.

Ylberi është një fenomen qiellor, që shfaqet  kur rrezet e diellit shkëlqejnë në pikat e imta të ujit. Në ketë rast rrezet e diellit e marrin formën e një gjysmërrethi në të cilin duket spektri i 7 ngjyrave i cili nga ana e jashtme fillon me ngjyrën e kuqe dhe në anën e brendshme mbaron me ngjyrën vjollcë.[13]

Ylberi është shfaqur në kulturën botërore që në kohët më të hershme të qytetërimit. Fenomeni i ylberit gjendet edhe në Bibël. Në testamentin e vjetër ylberi simbolizon besëlidhjen mes njeriut dhe Zotit.[14]

Ylberi si fenomen haset në mitologjinë e shumë popujve të lasht, ashtu sikurse te popujt tjerë edhe te populli shqiptar, ka legjenda dhe shpjegime të shumta, për lidhjen e kësaj dukurie me besimin e zotit.

Zbukurimi i kokës me kurorë gjendet edhe në shtatoret e mbretëreshave të antikitetit objekte dhe lokalitete arkeologjike.

Femra e stolisur me kurorë nga veshi në veshin tjetër, ishte përdorur edhe te mbretëreshat bizantine.

Po ashtu janë qëndisur me kujdes një varg trekëndëshash, që hasen te besimet e lashta të periudhës së matriarkatit, e qëmë vonë trekëndëshi është marrë si bazament i teologjisë së krishterë-trinitetit dhe simbol i plleshmërisë.

Në traditën e kësaj veshje e hasim kryqin brendarrethit. Tek “Shivet” e veshit shikojmë simbolin e kryqi brenda rrethit, i cili është kryqi i fiseve druide të kelteve dhe të Irlandës. Këtë simbol e hasim edhe te shqiptarët, këtë e dëshmojnë objektet e traditës sonë popullore, por shpesh është gjetur dhe në objektet arkeologjike.

Secili prej këtyre simboleve dhe çdo detaj tregon besimin në kulte të ndryshme që i përdorën ilirët në përgjithësi.

Ndër elementet e përdorura te stolisja e kokës, që e bëjnë me interes për ta studiuar këtë veshje është edhe shamia që vishet në pjesën e prapme të kokës e cila po ashtu qëndisej me motive të shumta, dhe në shumë raste mbulohej me Lakuriqin e Natës, që punohej me përkushtim dhe elegancë, duke përdorur rruza me ngjyra të ndryshme.

Sipas hulumtimeve shkencore është vërtetuar se Lakuriqët e Natës janë gjitarët më jetëgjatë në botë, në krahasim me madhësinë e trupit të tyre, po ashtu janë mbrojtës e natyrës nga insektet.

Nga gjithë kjo mund të pohojmë se përdorimi i kësaj figure si mbrojtës e vrojtues të natës (errësirës), në këtë veshje ka kuptimin dhe të jetëgjatësisë, mbrojtjes nga prapavija prej intrigave, pabesive dhe të këqijat që mund të vijnë nga njerëzit e ligë.[15]

Ndjenja e frikës te njeriu parahistorik, ishte mbrojtja nga rreziku dhe dëshira për të jetuar. Sipas miteve nga errësira dhe frika, që e kaploi njeriun parahistorik, u krijua kulti i hënës, si kulti i parë i njeriut primitive.

Ishte njeriu parahistorik që krijoi idenë e Fuqisë së mbinatyrshme “te lartësisë”, duke ndjerë frikën prej ndryshimeve të formës së saj dhe errësirës që mbretëronte me largimin e dritës së zbetë natën.[16]Nëpërmjet gjuhës shqipe shpjegohet kuptimi i emrit Sellena: Hëna dritë-argjend, mbretëreshë e natës, largohej duke “sjell” ndriçimin e fortë të Diellit, një shkëmbim i pandërprerë dritash.[17]

Fatbardha Demi, në studimet e saj për simbolet e kultit në Dardani shkruan se simboli i besimit (Hëna Yll), është gdhendur në objektet arkeologjike të arbërve parahistorik.[18]

Në jelek e kemi të qëndisur yllin gjashtëcepësh, të formuar nga dy trekëndësha, që rrethohet me dy hëna vetullore.

Simbolin e“Yllit gjashtëcepësh” që në veshjen e grave tëMedvegjës e hasim tek jeleku, vërejmë se  kemi një yll te formuar nga dy trekëndësha të rrethuar me pikat, dhe te ndodhur ne mes te dy gjysmëhënave, shpreh tre fazat e hënës, ku hëna e plote e shprehur me lulen e formuar nga dy trekëndëshat ylli gjashtëcepësh dhe dy hënat vetullore. Është interesant fakti q brenda lules se dy trekëndëshve, ndodhet një rreth i vogël që ka brenda një lule tjetër, shpreh krijuesin (lulja e vogël) te besimit hënor te periudhës se matriarkatit (dy trekëndësha tëkryqëzuar).

Rrethi apo lulja e vogël, e cila ndodhet brenda lules së dy trekëndëshave, mendoj se e shpreh besimin e Zotit.

Simbolet qe gjenden ne traditën Ilirëve e Arbërve i përkasinperiudhës se krijimit te besimit në lashtësi, gjë qëdëshmon se janë, jo vetëm autokton, por ndoshta dhe ndër autoret e parë të krijimit te teologjisë së besimit ne lashtësi.

Punimi i Jelekut në kulturën popullore shqiptare i kushtohej rëndësi shumë të madhe. Jeleku qëndisej me simbole dhe dekorime tëçmueshme, për të treguar vlerën e bartësit të tij. Jeleku i burrave të kësaj treve po ashtu punohej me stil sa më të lartë, sepse përmes jelekut mashkulli tregonte fisnikërinë, besnikërinë, traditën, kulturën dhe pasurinë e tij. Mendoj se te shqiptarët edhe emërtimi Jelek, ka kuptimin je i pasur, ke lekë, ke karakter të fortë, ke vlerëparash.

Te pështjellaku te moshat e reja para martese e gjejmë të qëndisur yllin gjashtëcepësh njëngjyrësh. Pështjellakët e përcaktojnë moshën dhe statusin e femrave të kësaj ane.

Simbolin e sëpatës që e hasim te pështjellaku i grave të martuara, e të cilat janë në moshë që e kryejnë procesin e lindjeve, mendoj se shpreh simbolin e sëpatës dy tehesh, që e gjejmë edhe në objektet arkeologjike.

Sëpatat dy tehesh, janë përdorur në lashtësi për flijime, dhe shiheshin si simbole të rrufeve dhe stuhisë. [19] Disa studiues sëpatën dy tehesh e shohin edhe si simbol të pleshmërisë.

Sëpatat janë objekte që kanë hyrë në përdorim që nga epoka e gurit, për të cilat mendohet se përveç përdorimit si mjet pune, ato kishin edhe motive të kultit ose magjisë.

Më vonë sëpatat janë punuar nga metalet e ndryshme dhe janë konsideruar si almuset më të rëndësishme shtëpiake.

Sëpatës së dyfishtë (Labrys), rëndësi tëveçantë i kushtohej në Kretëe cila lidhej me kultin e Nënës së Madhe. Sëpata ështësimbol i Nënës Hyjneshë, dhe njëkohësisht simbol lunar, dhe simbol i rrufesë dhe vetëtimës.

Te shumëstudiuesmbizotëron mendimi se sëpata ështësimbol i plleshmërisë që lidhet me jetën dhe ripërtëritjen e natyrës. Për përdorimin e këtij simboli në luginat e lumenjve Vardar, Moravë e Danub, ka shkruar H.G. Buchoolz, i cili në librin e tij pohon se kjo kulturë përmes këtyre lumenjvedepërtoi në Evropën Qendrore dhe veriore.[20]

Përparësja në foton e paraqitur në vijim, është punim dore me vjetërsi mbi 100 vjeçare, e trashëguar nga brezat e mëparshëm në familjen Berisha në fshatin Sfircë.

Kjo përparëseështë bartur mbi këmishën e gjatë, të qëndisur me ornamente të kultit dhe florale. Mbi përpares janë bartur tre mindila, të qëndisur, po ashtu me plotë ornamente të kultit, që janë punuar duke i dhënë veshjes botëkuptime religjioze, dhe estetike pasi që janërenditur me shije.

Te kjo veshje, mjaftë e pasur është edhe pjesa e stolisjes me punime për çdo pjesë të trupit. Në foton në vijim ofrojmë zbukurime qafë, dore, beli dhe krahu, të punuara me dorë, me rruza dhe me plotë simbole të kultit.

Prej materialit etnografik të trashëgimisë kombëtarë të shqiptarëve, mund të nxirren shumë simbole të kultit, të cilat na mundësojnë studimet më të thella në disiplinat shkencore, të antropologjisë, arkeologjisë dhe fushave tjera të historisë.

Po ashtu në vijim ofrojmë fotot, ku dy fotot e paraqitura në rendin e parë, janë zbukurime që barten rreth beli, ndërsa fotot në rendin e dytë, janë amulete me motive kulti e magje, të cilat barten në trup dhe në kokë.

Mjaftë e pasur me ornamente kulti dhe zbukurime është edhe veshja e burrave në rajonin e Medvegjës. Me simbole të kultit është punuar edhe Qosteku (çantë), për mbajtjen e orës së xhepit.

Veshja e burrave kryesisht përbëhet nga këto pjesë: Plisi, Marama, Mitani ( i Verës dhe i Dimrit), Jeleku, Gjurdia, Guna, Shoka, Tirqit,  Tlinat, Çorapët, Shputat, Opingat etj. Familjet e pasura bartnin edhe Qyrkun,Xhamadanin, Fremgjymlekun, Gjyben e veshje tjera të qepura prej cohe.[21]

Meqenëse kjo veshje e jona kombëtare, i ka ruajtur të gjitha këto tipare dhe vlera kulturore, është interes i yni kombëtar, qëkjo veshje tëprezantohet sa më shumë në muzetë tona popullore, dhe të stimulohet tradita e punimit të saj, si relikt irrallë dhe me shumë vlera të larta të kulturës dhe artit tonë popullorë.

Kjo popullatë autoktone shqiptare, përmes artit të shprehur në kulturën e tyre,  ruajti edhe kulturën e lashtë të qytetërimit perëndimor, andaj mendoj se kjo veshje si relikt i rrallë në Evropë, e meriton që të ketë edhe mbrojtjen nga UNESCO.



[1] Aleksandër Stipçeviq, Simbolet e Kultit te Ilirët, Prishtinë, 1979, fq. 9

[2] Po aty, fq.10

[3] Po aty, fq. 11

[4] Po aty, fq. 11

[5] Aleksandër Stipçeviq, Ilirët Historia Jeta Kultura simbolet e Kultit, Prishtinë, botimi i dytë, 1990, fq, 286

[6] Agim Bido, Arti popullor në veshje e tekstil, Tiranë, 1991, fq. 61-62

[7] Fatbardha Demi, Selenizmi besimi që sundon botën, Tiranë, 2016, fq.32

[8] Po aty, fq. 35

[10] Fatbardha Demi, Selenizmi besimi që sundon botën, Tiranë, 2016, fq. 39

[12] Po aty

[19] Fatbardha Demi, Selenizmi besimi që sundon botën, Tiranë, 2016, fq.  62

[20] Aleksandër Stipcevic, Ilirët Historia Jeta Kultura dhe simbolet e kultit, Prishtinë, 1990, fq. 371

[21]Sabit Uka, Jeta dhe Veprimtaria e shqiptareve të Sanxhakut të Nishit deri më 1912, Prishtinë 1995, fq. 198