| E premte, 04.03.2022, 08:54 PM |
Pse Edi Rama sërishmi mbron Open Balkan në favor të aleatit rus, Serbisë!
Nga
Enver Bytyçi
Edi
Rama foli dje nga Lushnja për Open Balkan. E mbrojti me fanatizëm këtë
iniciativë të Aleksandër Vuçiq dhe madje ngriti në qiell votën serbe në OKB
kundër invazionit rus në Ukrainë. U duk se mungonte kjo votë për ta rikthyer në
vëmendje e në këmbnguljen e tij Open Balkan-in e Sorosit, iniciativë që e mbron
aq shumë edhe anti-Sorosi, Richard Grenell?!
Kryeministri
i Shqipërisë duket që mësë shumti është trembur nga agresioni i Vladimir Putin
në Ukrainë për shkak të dështimit të Open Balkan, sesa për shkak të rrezikut
rus në Ballkanin Perendimor. Ndërkohë ai ende beson se "Serbia nuk është
më aleate e Moskës"! Para disa ditësh tha se nuk i dinte lidhjet e
Beogradit me Kremlinin, ndërsa pas votimit të rezolutës në OKB nga ana e
Serbisë hoqi dorë nga ajo që mësoi për qëndrimin pro-rus të presidentit dhe
qeverisë serbe.
Nëse
Edi Rama do të kishte mbrojtur me kaq pasion interesat e Shqipërisë e të
Kosovës, siç mbron me entusiazëm adoleshentësh një votë spekullative serbe
kundër luftës në Ukrainë, shqiptarët do të ishin tashmë jashtë çdo mundësie të
ndikimit dhe rrezikimit të interesave të tyre nga Serbia dhe Rusia. Por jo! Ai
bën të kundërtën. Mbron me këmbngulje e vendosmëri iniciativat dhe interesat
serbe në rajon, me qëllim promovimin e Beogradit si aleat të Perendimit! Edhe
pse vetë miku i tij, Vuçiq, e demanton, kryeministri i Shqipërisë vazhdon ta
mbështesë pa kushte imazhin pozitiv të Serbisë.
Pak
orë pas Edi Ramës, po dje mbasdite, presidenti Aleksandër Vuçiq deklaroi se
pavarësisht votës kundër luftës në Ukrainë Serbia mbetet aleate e Rusisë. Ai
refuzoi sërishmi që të përkrahë sanksionet europiane dhe amerikane kundër
Moskës. Tha se nuk do të lejojë furnizimin me armë të Ukrainës përmes
territorit të Serbisë. Tha se nuk do të ndalojë fluturimet ruse në hapësirën
serbe. Dhe u ankua se Perendimi dëshiron ta anëtarësojë Kosovën në NATO. Madje
shkoi deri atje sa të aludojë që Perendimi dëshiron ta largojë Rusinë nga Këshilli I Sigurimit, e me këtë hap të
anëtarësojë Kosovën në OKB!
Shkurt
ato që tha Rama disa orë më parë në Lushnjë i përgënjeshtroi brutalisht
si-vëllai i tij në Beograd. Kaq e thjeshtë është loja e demantuar e Open
Balkan-it të kryeministrit tonë. E keni parë si çirret dhe kërcënon kur flet
për Open Balkan?! E ka tmerr dështimin e kësaj iniciative, megjithëse ajo është
dublim dhe zevendësim i Procesit të Berlinit. Edhe Grenell mbështet Open Balkan
thjesht për shkak të rolit të Gjermanisë në Procesin e Berlinit! Ndërsa Rama e
ka bërë këtë proces dalje me kohë. Të dyja këto iniciativa promovojnë lirinë e
lëvizjes, qarkullimin e lirë të mallrave, tregtinë e lirë, pikërisht ato
objektiva që kanë përcaktuar Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria për Open Balkan.
Por zgjedhja e Beogradit, Tiranës zyrtare dhe Shkupit zyrtar nuk është Procesi
i Berlinit! Eshtë procesi i Novi Sadit!
Pikërisht
kjo qasje ka bërë që politika shqiptare të jetë e përçarë dhe mosbesuese.
Kundërshtarët e Open Balkan shtohen çdo ditë. Dje është shprehur kundër tij
gjithashtu kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri. Opozita në
Shqipëri ka përgatit një rezolutë për ta refuzuar dhe hedh poshtë Open Balkan,
duke argumentuar se iniciativa të tilla nuk mund të ndërmerren e përkrahen nga
qeveria shqiptare me një vend aleat të Rusisë në kushtet kur Kremlini ka
sulmuar ushtarakisht një vend të pavarur! Ndërsa për ta kundërshtuar këtë
argument, Edi Rama ngre në qiell aktin formal e mashtrues të Beogradit për
votën e Serbisë pro-rezolutës në OKB! Këtë votë Rama e përdor me intrigën e
nxjerrjes në pah të meriave të tij! Ndërkohë ai ka mbyllur dyert e parlamentit,
sepse nuk dëshiron të përballet së paku para 6 marsit me opozitën reale të
këtij vendi!
Megjithatë
ai e Aleksandër Vuçiq e kanë arritur qëllimin minimal të iniciativës së
Procesit të Novi Sadit dhe Beogradit! Kanë arritur ta përçajnë klasën politike
shqiptare jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut.
Kosova është thuajse e unifikuar në qëndrimin e vet kundër Open Balkan. Në
kushtet e luftës në Ukrainë u shuan edhe zërat e Behgjet Pacollit e të
socialdemokratëve destruktivë të Prishtinës pro tij. Në Maqedoninë e Veriut
zërave kundër iu shtua ai i kreut të Parlamentit. Në Tiranë opozita e vërtetë e
vendit, pra ajo e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, është në aksion politik
kundër iniciativës serbe! Dhe kjo po ndodh për herë të parë! Presidenti i
Shqipërisë, Ilir Meta është gjthashtu kundër Open Balkan!
Për
pasojë duhet thënë se Edi Rama me mbështetjen e patericave politike të tij po
luan kalin e Trojës së Serbisë për përçarjen e faktorit politik shqiptar në
Ballkan. Këtë objektiv e nisi me angazhimin që pati para patër vitesh e deri në
vitin 2020 për ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës. Të gjithë e dimë
sesi punoi me pasion kundër interesave të Kosovës dhe e përçau ekstremisht
skenën politike shqiptare!
Ky
është misioni dhe kjo është puna më e mirë që di të bëjë Edi Rama: Përçarja! Të
tjerat s'kanë më rëndësi për të. Prandaj dhe është i përzgjedhuri dhe i
preferuai i përhershëm i politikës së Beogradit! Por uji po shterron në
mullirin e tij! Shpejt do të ikë edhe Aleksandër Vuçiq dhe Ramës nuk i mbetet
partner tjetër për aventurën e tij anti-shqiptare e pro-serbe!