| E merkure, 02.03.2022, 07:17 PM |
 VRASTARË TË MJERË
VRASTARË TË MJERË
(Motive
atdhetarie të Ukrainës)
Nga
Meti Rexhepi
udha  për te dita ishte zënë prej kuçedrës me tyta
andej
e këtej ura aortë zemrash që e shqiptojnë amësinë
dy
trupa urë mbi urë nuk i ngopte rrjedha
kjo
urë e dy shpirtrave nuk shikohej si pamje as si arkitekturë
Vitaliy
Skakun  të dukshmen dhe të padukshmen urë
nën
goditje tytash shtypej mbi dy dashuri
duhej
t`ia rrënonte kalimin dhe për dashurinë e tretë
kuçedra
e shëmtuar e shtanguar e kishte copëtuar
shpirtit
i pati dëftuar për ardhjen e një pastërtie të amshuar
tri
dashuri etërish  i mbillte edhe në erë
kufomash
*
dashuria
e kokrrave të grurit i mbulohej me jorganin e bardhë
t`i
rrëshqisnin përmbi shtrëngatat  (ulë)ruse
prej të egrit acar
mes
arash kallinjsh lule-diejsh me simbol portokallie
galerë
e vjetër në detin e nderë hambarë të zbrazur galdimesh
në
trasta të zeza ecejakesh bartej e zeza për të verdhën
e
bardha për lëbyrje pamjesh
e
kaltra për fundosje ujërash
e
kuqja për lumenj gjaku trupash
si
do të çelë nesër në cilin sfond i bie Perëndimi i të zezës
djersë
të tymosura gjak i ngjizur ose mugullim gjenesh
hullitë
ishin hapur farë ishte hedh
në
vorbull  llahtarie kush do të vjelë
*
Vitaliy:
ja si bëhet akti im shkëmb
edhe
një kumt për lëvrim
për
lëvrimin e thellë  e më të thellë
mbjellje
me farën e pastër të gjakut
*
e
hodha urën në erë
për
tri dashuritë përnjëherë
të
bëhej kodër midis rrafshit
të
behej mal tej malesh  mbi barbarë
*
e
hodha urën e jetës në erë
liria
ime të shqiptonte shije
dhe
Krishti të mos mbetej vetëm ikonë dhembshurie
ja:
matanë le të më shikojnë vrastarët e mjerë
Gjilan, më 27 shkurt
2022
