| E hene, 28.02.2022, 09:22 PM |
Rusia dhe Putini do të dështojnë me turp në Ukrainë
Nga
Ibrahim Kabili
Sot
është dita e pestë e luftimeve midis Rusisë dhe Ukrainës. Bilaci i luftës është
tragjik. Kemi 352 të vrarë nga Ukraina, dhe 5100 ushtarë të vrarë të ushtrisë ruse. Ushtria
ukrainase i ka shkatërruar armikut deri tani 151 tanke, 29 avionë dhe 29 helikopter
ushtarak. Kievi edhe në ditën e pestë të luftimeve po mbijeton... Po mbijeton
falë patriotizmit, vendosmërisë dhe heroizmit të ukrainasve për mbrojtjen e
atdheut të tyre. Po mbijeton falë motivimit të popullit dhe ushtrisë ukrainase,
për të mos i lëshuar asnjë pëllëmbë tokë agresorit. Po mbijeton edhe falë
përkushtimit dhe vendosmërisë së institucioneve dhe veçanërisht të ushtarakëve
dhe presidentit Volodymyr Selenskyj për qëndresë... Si aktor në profesion,
presidenti po e "aktron" mrekullisht luftën, ndërsa si Komandant i
Forcave të Armatosura po e drejton me shumë kopetencë luftën dhe po tregohet
një burrë i madh shteti! Morali i lartë, figura e tij e qeshur motivon më shumë
dhe forcon besimin në fitore! Sido që të shkojë situata e luftës, presidenti po
e tregohet si burrë shtetas. Bravo!
Krahas
ushtrisë së rregullt, në qytete ka edhe një luftë guerile. Popullata është vënë
në shërbim të mbrojtjes së vendit. Sot në kufirin me Biellorusinë po zhvillohen
bisedime për paqe... Bisedimet për paqe, kur në terren vringëllojnë armët janë
të sforcuara, dhe si të tilla vështirë se japin rezultate... Edhe nëse japin,
ato janë të përkohshme. E megjithatë lutemi të ndodhë e kundërta! Të arrihet
paqa e të shpëtohen jetët që po humbin nga ora në orë. E parë në tërësi ushtria
ukrainase, gjithë popullsia dhe forcat e
afta për luftë, po bëjnë një qëndresë heroike. Për rrjedhojë Ukraina do ta
fitojë këtë luftë. Do ta fitojë pasi lufta e saj është e drejtë. Luftërat e
drejta pavarësisht humbjeve e çmimit që paguhet për To, herët a vonë fitohen.
Kështu do ndodhë edhe me Ukrainën.
Ky
konflikt ushtarak në mes të Evropës në shekullin e XXI e ka tronditur opinionin
botëror. Agresioni nxori në pah kontrakdiktat midis shteteve autoritare nga
njëra anë dhe shteteve demokratike nga ana tjetër. Defakto ky konflikt është
luftë midis lindjes dhe perëndimit, midis Rusisë nga njëra anë dhe Evropë e
SHBA së nga ana tjetër. Konflikti është i shtrirë midis Moskës dhe Kievit, ka
të ngjarë të shtrihet në shkallë më të gjerë. Rreziku qëndron në përhapjen e
konfilktit në vendet e lindjes. Vatra më
e nxehtë është Ballkani Perëndimor. Në Ballkan rrezikohet Bosnjë - Hercegovina
dhe Kosova. Reaksioni zinxhir ndoshta do përfshinte edhe vendet e tjera të
Ballkanit Perëndimor... Shpresojmë se Putini do të tërhiqet kur ka përballë
Fuqitë e Mëdha...
Kjo
luftë mund të evitohej më parë, nëse:
?Çështja
e Ukrainës do merrej më seriozisht nga vendet perëndimore.
?BE-
ja mund ta pranote më shpejt Ukrainën në union.
?BE-ja
duhet ta merrte më seriozisht Rusinë në lidhje me pretendimin e saj për ish
vendet e influencës, të ish B.S.
?Perëndimi
do të merrte masa më parë për fuqizimin ushtarak të Ukrainës.
?Nuk
do ta toleronte Putinin në lidhje me aneksimin e Krimesë.
Që
konflikti të shuhet sa më parë duhet:
?Të
forcohen edhe më shumë dhe të vazhdojnë deri në fund sanksionet ndaj Rusisë.
?Të
gjenden mënyra, rrugë dhe mjete nga aleatët për të ndalur Putinin dhe luftën e
tij me Ukrainën.
?BE-ja
do të mbajë qëndrim tjetër ndaj Serbisë, e cila në konfliktin e fundit u
pozicionua qartë pro Rusisë.
?SHBA
dhe BE-ja të ndalojnë "Open
Ballkanin".
?Perëndimi,
krahas Ukrainës, duhet të marrë masa dhe të sigurojë jetën e presidentit të
Ukrainës.
?Duhet
të netraulizohet me çdo kusht grupi i mercenarëve të vdekjes i vënë për
eleminimin e presidentit.
?Reagimi
i Perëndimit dhe mbështetja e tij për Ukrainën në të gjitha aspektet është i
drejtë dhe efikas.
?Ukraina
nuk duhet ti bëjë asnjë lëshim Rusisë në bisedime.
?Ajo
duhet të vazhdojë luftën çlirimtare deri në fitoren e plotë të saj.
?Ukraina
duhet të çmojë ndihmën e madhe që i kanë dhënë Shqipëria dhe Kosova.
?Qeveria
e Ukrainës në shenjë mirënjohje,
megjithëse
në kohë tejet të vështira lufte, të njohë
Pavarësinë e Kosovës.
?Nga
situata e krijuar dhe qëndrimi i Serbisë ndaj saj, BE-ja ti vendosi kusht
Serbisë; njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
?Në
të kundërt, ajo nuk mund të pranohet në BE.
?Qeveria
dhe institucionet e Shqipërisë në koherencë të plotë me SHBA-të dhe BE-në, kanë
mbajtur një qëndrim shumë pozitiv duke dënuar agresionin e Rusisë ndaj
Ukrainës. Ndërkohë kanë ndërmarrë të gjitha hapat diplomatike, ushtarake dhe
ekonomike, në mbështetje të sovranitetit të Ukrainës dhe tërësisë teritoriale
të saj.
?Kryeministri
Rama dhe Qeveria e tij duhet të anullojnë me çdo kusht "Open
Ballkanin". Kjo është nismë dhe ëndërr e vjetër Serbe. Ajo favorizon
Serbinë si shtet me ekonomi më të fuqishme dhe është e disfavorshme për shqiptarët, aq më shumë
kur mungon Kosova. Pozicionimi i Serbisë dhe Vuçiçit pro Rusisë, në konfliktin
e Ukrainës është tepër domethënës... I lutem zotit Rama të bëjë një
"meakulpa" për "Open Ballkanin", duke e braktisur, Atë! Do
jetë shumë më mirë të bëhej zevendësimi i tij me "Nismën e Berlinit",
e cila udhëhiqet dhe monitorohet nga Gjermania... Vështirë të jetë kaq e
"sinqertë" Serbia!? Ajo edhe tani e tregoj veten se është e orientuar
nga Rusia, Putini dhe "Putinizmi"...
Ibrahim Kabili
Tiranë më 28.02.2022