| E shtune, 26.02.2022, 11:44 PM |
Paqja
në Europë është zëvëndësuar me luftën kundër lirisë dhe demokracisë!
Diplomacia
dështoi në përpjekjet e saj për të parandaluar sulmin barbar.
Prej
tre ditësh Rusia vazhdon agresionin e saj kundër Ukrainës së lirë dhe të
pavarur. Agresioni i Rusisë urdhëruar nga diktatori gjakatar Putin ndaj 40
milion banorëve të Ukrainës, vendit të dytë më të madh si sipërfaqe në Europë
është luftë në zemër të kontinentit tonë, me një potencial të lartë shndërrimi
në një konflikt të gjerë europian dhe botëror.
Ky
është një agresion kundër lirisë, demokracisë dhe paqes në botë.
Partia
Demokratike dhe ne, demokratët shqiptarë, qëndrojmë të vendosur në mbrojtje të
vlerave të lirisë dhe demokracisë, ndërkohë që shprehim solidaritetin tonë të
plotë me popullin e Ukrainës dhe qëndresën e tij heroike.
Partia
Demokratike mbështet qëndrimet e NATO-s dhe BE-se ndaj kësaj lufte dhe
solidaritetin e tyre me Ukrainën.
Ajo
dënon me forcën më të madhe agresionin barbar të Rusisë kundër Ukrainës
sovrane, të lirë e demokratike dhe shpreh bindjen se Rusia meriton çdo ndëshkim
nga vendet e lira për aktin e saj.
Partia
Demokratike e Shqipërisë distancohet nga qëndrimi i dyfishtë i Edi Ramës, i
cili nga njëra anë mbështet NATO-n dhe qëndrimet e saj ndaj Rusisë, dhe nga ana
tjetër mbështet aleancën trilaterale të Beogradit me dy vasalët e tij, Shkupin
dhe Tiranën. Kjo e fundit, e njohur si Ballkan i Hapur është një aleancë e
dominuar plotësisht nga Serbia ose ndryshe “Rusia e vogël” e cila refuzoi të
dënojë agresionin e diktatorit Putin ndaj Ukrainës dhe ti bashkohet BE-së në
sanksionet ndaj Rusisë.
Partia
Demokratike konsideron këtë qëndrim të dyfishtë të Edi Ramës në një moment
kritik për sigurinë e vendit, si një akt të rrezikshëm antikombëtar.