| E shtune, 26.02.2022, 11:41 PM |
Pse hesht Edi Rama për invazionin rus në Ukrainë?!
Nga
Enver Bytyçi
Një
fotografi e Edi Ramës me Lavrov dhe në shoqërinë e Baton Haxhiut e Sokol Ballës
flet shumë! Eshtë foto në Moskë. Aty ai në cilësinë e kryetarit të OSBE-së ka
këputur mufka pa fund. Ka mburrur fuqinë bërthamore të Rusisë. "Zoti na
ruajt, ju mund ta pushtoni Europën vetëm në pak ditë", i ka thënë
Lavrovit. Dhe ka lavdëruar me nota të larta vlerësimi aftësitë dhe lidershipin
e Vladimir Putin. Më pas ka kuptuar se e gjithë biseda është e
regjistruar. Eshtë bërë keq. Sepse një
bisedë e tillë e regjistruar është provë diskredituese për të!
Por
nuk është kjo arsyja e vetme pse Edi Rama hesht për sulmin rus kundër Ukrainës.
Janë lidhjet me Aleksandër Vuçiq ato që e bëjnë të flasë për "rritjen e
çmimeve" sapo ka përfunduar samiti i NATO-s për luftën. Nuk dëshiron të
flasë për shkeljen e integritetit territorial të një vendi si Ukraina, sepse
kjo shkon në disfavor të presidentit serb. Nuk flet për sanksionet e Shqipërisë
kundër Rusisë, sepse Serbia nuk është dakord për këto sanksione miku I tij,
Vuçiq. Pakti Rama-Vuçiq përmban njëkohësisht harmonizimin e qëndrimeve të të
dyve për zhvillimet në Europë.
Të
dy, si Rama dhe Vuçiq, janë kritikë të Europës. E si të tillë invazionin rus në
Ukrainë të dy e duartrokasin si shuplakë ndaj kontinetit europian. Sikur këta
dy udhëheqës autoritarë të modelit Putin të kishin dënuar politikat agresive
ruse në Europën Lindore e Juglindore, sa kanë kritikuar politikat europiane në
rajon, do ta kishin dëshmuar shumë herë më mirë orientimin e tyre perendimor.
Por kanë bërë të kundërtën.
Prandaj
ata heshtin për shkeljen ruse të së drejtës ndërkombëtare dhe cënimin nga ana e
saj të integritetit territorial të shtetit të Ukrainës. Ndaj Aleksi i Sorosit
George përpiqet t'ia maskojë këto qëndrime kryeminstrit të Shqipërisë Edi Rama!