| E premte, 25.02.2022, 11:31 PM |
Dritan Demiraj:
Ajo qe po ndodh ne Ukraine eshte nje nga
krimet me te medha te shekullit te XXI.
Por ka akoma shprese, "dardha e ka
bishtin prapa".
Lidershipi politik qendror dhe lokal ne
Ukraine nen lidershipin e presidentit Volodymyr Zelenskyy dhe kampionit te
botes Vitali Klitscho jane shembulli me i mire rreth mobilizimit dhe
organizimit te rrezistences se organizuar te armatosur kunder pushtimit te
paprecedente te Ukraines.
Respekt, admirim dhe mbeshtetje maksimale
per kete model lidershipi.
Forcat e armatosura te Ukraines, forcat
speciale ushtarake, te sherbimit te inteligjences, te policise ne bashkepunim
me forcat e rezistences dhe popullsine civile duhet te fillojne urgjentisht
organizimin e rezistences ne çdo rruge, kryqezim, baze ushtarake, detare,
ajrore, televizion, qytet, zone rurale, kufitare, etj me qellim rritjen e
kostos se pushtimit te vendit te tyre.
Ne keto momente eshte jetike organizimi i
luftes guerrile ne çdo kohe, ne çdo vend dhe me çdo mjet, ne menyre qe njesite
pushtuese ruse te mbahen gjithe kohen nen goditje, te ndihen te pasigurte dhe
te futen ne panik.
Eshte e papranueshme qe nje ushtri me më
shume se 200.000 ushtarake te lejojne fluturimin e dhjetra helikoptereve te
sulmit ne lartesi aq te ulet pa i demtuar dhe depertimin e autokolonave me
mjete te mekanizuara dhe te blinduara pa organizuar nje rezistence me te forte.
Si perfundim, le te sherbeje ky pushtim
si nje mesim i nxjerre per dy qeverite tona si ne Shqiperi dhe ne Kosove per
krijimin e nje qasje gjitheperfshirese sa i perket fuqise ushtarake kombetare,
rritjen e kapaciteteve luftarake, rritjen e fuqise ushtarake dhe krijimin e
njesive te fuqishme.
Shqiperia dhe Kosova duhet te
bashkepunojne shume me teper ne kete drejtim dhe te largohen nga modeli i kapaciteteve dhe stervitjeve ne lap-top dhe
nga qasja "Jemi ne NATO dhe na mbron ajo".
Anetaresimi ne NATO eshte padyshim nje
arritje e jashtezakonshme e qeverise se viteve 2005-2013, e cila u realizua per
shkak te mbeshtetjes se Amerikes dhe reformave ne sektorin e mbrojtjes, por siç
e dime te gjithe kemi shume per te bere ne kete drejtim.
Ne Aleance sot jane anetaresuar 30 vende,
por shume prej tyre e kane sigurine kombetare prioritet absolut.
Se fundi, armatosja e Serbise dhe shfaqja
e saj vazhdimisht me kercenime sa here qe merr porosi nga Rusia, duket te mos
neglizhohet ne asnje rast.
Jemi me popullin e Ukraines ne keto momente shume te veshtira.