Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arbana Xharra: Rendesia e aleances me SHBA

| E enjte, 24.02.2022, 09:30 PM |


Arbana Xharra:

Nuk ka nevoje me qene ekspert i zhvillimeve mes Ukraines dhe Rusise per me kuptu rendesine e aleances me SHBA-ne. Tash 23 vjet kolonat e shqiptareve sikurse sot te ukrainasve, na bejne te solidarizohemi me kete popull dhe te jemi mirenjohes ndaj Perendimit e sidomos Amerikes. Gjeneratat e reja, te cilet nuk e kane perjetuar luften apo kane qene shume te vegjel per ta kujtuar, duhet ta dine qe Kosova as sot e as neser nuk mund te ekzistoje pa aleance me SHBA. Rusia ka kohe qe po e furnizon Serbine me armatim, perkunder reagimit te NATO-s, nje mesazh ky per aleancen euroatlantike qe Rusia e ka nje aleat ne Evrope e qe kjo eshte Serbia. Ne qe e kemi perjetuar luften e dime me se miri se neper cka po kalon populli i Ukraines.