| E merkure, 23.02.2022, 07:50 PM |
Gabimet e rënda të Enver Hasanit , Ish-Rektor Univeriseti dhe Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese
Shkruan
Fahri Xharra
Në intervisten e tij dhënë
Insajderit Ish-Rektor Univeriseti dhe
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani për Nexhmedin Spahiun ka
thënë : “Më pastaj, mbas luftës, sa kam qenë rektor i UP-së, e kam pas
dërguar Nexhin, bashkë me disa të tjerë, për të bërë doktoratë në Gjermani, dhe
e kanë kthyer pas një kohë jo fort të gjatë, për arsye jo të këndshme dhe ai
duhet të tregojë pse. Nuk po flas shumëçka që mund të flas për të dhe
Shkëlzenin, sepse prek privatësinë e tyre! Këtu i shkëputa shkarazi këto
ngjarje dhe kujtime, për të treguar se këta nuk e kanë fort me temën, sa më mua
“ad hominem”.” (nga Insajaderi )
E para, kush të dha urdhër për ta dërguar Nexhin për doktoratuë në Gjermani,
apo ishte tjeshtë miqësia yte me te që më parë? Kush janë të tjerët që nuk po i
përmendë. A mos ishte kjo shkelje e pozitës si Rektor Univeristeti ? Shkuarja
dhe kthimi tyre ka kushtuar pare, kush i pagoi ato ?
Me qenë se nuk po i di të tjerët , po a nuk e njihshe kapacitetin mendor të
tij. E di që ai nuk e ka kryer asnjë fakultet kurrë , bile sipas Univeristeti
të të një qyteti nëShqipëri, ku jepte mësime
kanë vërtetuar s Nexhi nuk kishte asnjë
shënim që ka qenë në Matematikën e Univeristetit të Zagrebit. Le të
dokumentohet se kur e kreu Matematikën në Prishtinë dhe se çka kreu në “Central
European University” në Vjenë apo Budapest ?
Nëqen e tij lexojmë”
-Studied at Central European
University
-Studied Mathematics at
University of Prishtina
- Studied Mathematics at
University of Zagreb, Croatia.
Deri sa ne në vitin 1974 me ligj e hoqem
emri n“šiptar” , qëllimi serb ishte të na dallon nga Albanac, duke ia
prezantuar botë si një mbetje , ky me direktivë serbe e çpiki “Kombin Kosovar
“.
E dyta shumë me peshë që e
rëndon situatën e Kosovës, si ish
Kryetar i Gjykates Kushtetutes të
Kosovës me pafytyrësi deklaron : “Enver
Hasani: Kryeminstri ka dështuar në dilog; Asociacioni vështirë se mund të
anulohet.
Pse nuk dole me kohë kundër Isa Mustafës dhe Thaqit që mos të bëjnë këtë
marrëzi ? I frigoheshe vendit të punës apo diçka më shumë. Tani mos llomotit
shumë kur edhe vet je pjesëmarrës në këtë vendim.:
“HASANI: Formimi i
Asociacionit është një detyrim kushtetues dhe ndërkombëtar, që vështirë se mund
të anulohet. Kjo është një çështje tjetër prej natyrës juridiko-kushtetuese të
Asociacionit. A do të jetë ai një strukturë juridiko-kushtetuese, që përfaqëson
komunitetin serb të Kosovës si një komb shtetformues në Kosovë, apo do të ngel
siç është sot? Nëse ndryshon statusi juridik-kushtetues i komunitetit serb në
Kosovë, doemos ndryshon edhe Kushtetuta e Kosovës dhe vetë natyra e shtetit
tonë. Këtë synojnë serbët, jo pasje të kompetenecave ekzekutive, sepse ato i
kanë komunat e Kosovës gjithandej.
Për të qenë më i qartë me
ju, serbët synojnë që të fitojnë një strukturë juridiko-kushtetuese nga e
drejta publike, që ka organet e veta që përfaqësojnë komunitetin serb në
Kosovë, që ndryshe quhet autonomi politiko-territoriale. Kjo është vetëm faza e
radhës e serbëve. Prandaj ka shumë rëndësi që njohja jonë nga Serbia të jetë
pika kryesore, njohja de jure, e plotë, e pakthyeshme dhe e tërësishme. Po nuk
u bë kjo, serbët do të insistojnë pas një dekade në perfeksionimin e fitores së
tyre që e synojnë me asociacionin, ashtu siç kanë bërë me decentralizimin, që
tani duan ta fusin si kategori juridik-kushtetuese të posaçme, me emërin
Asociacion (lexo: autonomi politiko-territoriale). Vetëm njohja de jure nga ana
e Serbisë e pengon një gjë të tillë. Po nuk i fitua njohja e tillë nga ne këtë
herë, kurse ata fitojnë Asociacionin, ateherë kërkesa e tyre e radhës do të
jetë një status (kon) federal brenda Kosovës. (https://insajderi.org/interviste-enver-hasani-kryeminstri-ka-deshtuar-ne-dilog-asociacioni-veshtire-se-mund-te-anulohet/
)
Gabimet nuk falen , herë do kur do historia do i gjykojë !
Fahri
Xharra, 23.02.22
Gjakovë