| E diele, 20.02.2022, 08:52 PM |
Propaganda qesharake e qeverisë Kurti!
Nga
Kimete Berisha
Propaganda
dhezë veç për të keq.
Përdoret
për t'i bindur popullin që ta urrejnë armikun tënd,përdoret për t'i shfrytëzuar
popullin si ushtarë në luftë kundër armikut tënd...
dhe
në fund, Ata të vijnë pas Teje!
Kaq.
Por,
kur populli vijnë me Ty, nuk mundesh më t'i ushqesh me 'përralla për armikun',
sepse ata më nuk ushqehen me urrejtje, por tash prej teje lypin t'i
materializosh premtimet, që inke përdorë si armë kundër armikut tënd.
Nëse
e përsërit, e përsërit dhe e përsërit në pambarim një fjalë të keqe, një nofkë
ose një rrenë për dikë, gjindja të besojnë sepse mezi s'presin të dëgjojnë keq.
Hasret
presin veç të dëgjojnë keq për dikë, sepse sa më i keq tjetri, vetja të duket
më i mirë.
Janë
hastretgjinj për të keqen, sepse është satisfaksion i madh kur dikush ta gjen
adresën dhe fajtorin e pakënaqësisë tënde.
Pra,
mund ta shkatërrosh dikë me propagadë.
Ama,
jo edhe të ndërtosh me propagandë.
Propagandë
pozitive është zor, e paarritshme të realizosh.
T'i
mund të reklamosh një pseudo shkrimtar ose një pseudo këngëtar, ama me reklamë
merr fund propaganda jote, dështon.
Sepse,
nuk ndërtohet vlera e mira me rrena.
Rrena
shkatërron, por nuk ndërton.
Albin
Kurti na ka bindur (s'i ka lyp kush fakte), me propagandë, që qeveritë e
kaluara kanë qenë shkatërruese, por nuk ka se si na bind me propagandë se
qeveria e tij është krijuese, ndêrtuese, sepse
për
të na bindur duhet fakte, duhet të krijosh, të ndërtosh.
Askush
nuk të lyp fakte për shkatërrim (mjafton pakënaqësia, që e zëvendëson faktin),
ama për ndërtim, për mirëqenie, për kënaqësi, për lumturi duhen fakte konkrete.
(Nuk
ka nevojë për asnj? arsye që të jesh i pakënaqur, por ka nevojë për arsye që të
jesh i kënaqur).
E
fut dorën në xhep - gjen pare, ky ësht? fakt. Kuleta nuk mbushet me propagandë.
Ama,
zbrazet me propagandë.
Neve
na ke bindur se jemi të varfër shkaku se na kanë vjedhur qeveritë e kaluaa, ama
nuk mund të na bindësh që tash me Ty jemi të pasur, pa na i mbushur xhepat.
Pra,
e mira lyp fakte.
Të
keqes i mjafton vetvetja.
Kur
e dëgjova Hekuran rrenësin duke iu treguar fukarenjëve shqiptarë se si Kosova
është e zhvilluar si Franca, m'u kujtua Kulla e Eiffelit në një restorant në
Janjevë.
Hekurani
na i ka dhënë dy mundësi:
Kush
do prej neve mund të ndjehet francez, kush nuk do të ndjehet francez, mund të
ndjehet si qytetar i Austrisë, që renditet e para në botë për standardin e
lartë të jetesës.
Ani,
e kuptoj, do t'i manipulojë fukarenjtë, t'i bindë se janë të pasur por nuk janë
të vetëdijshëm që jetojnë si n'Paris.
Sepse,
Parisi, më mirë shihet nga largësia, nga qielli.
Sa
më afër Parisit, aq më pak e vëren se sa i mirë është Parisi.
Shqiptari
ka punuar gjithë jetën, e merr pensionin 90 euro, nuk ia numërojnë vitet e
punës para luftës, sepse nuk ia ka paguar tatimet pushtuesit serb.
Nuk
na e numërojnë tatimin që ia kemi paguar Republikës së Ibrahim Rugovës!
Gjatë
viteve të '90-ta politika shqiptare na tha: braktisni punën kolektivisht për
patriotiëm.
E
braktisën.
Pastaj,
u kërkua nga të papunët t'ia paguajnë tatimin Republikës inekzistente. Po u
treguar se ku ti marrin paret.
Dhe,
të dilte emri në gazetë, nëse nuk ia paguaje tatimin LDK-së.
Tash
LDK le t'i paguan pensionet e shqiptarëve!
Sepse,
ky shteti i Kosovës e merr parasysh vetëm pensionistin që nuk e ka lënë punën
'nën masat e dhunshme' të Serbisë.
Absurditet
që e duron veç shqiptari.
A
është keq apo neve po na duket keq?
Çmimet
janë ngritur!
Rrymën
na e kanë shtrenjtuar si të ishim hasmi i tyre!
Papunësia
është e madhe.
Bizneset
e vogla janë shuar.
Kush
punon merr social, jo rrogë.
Zëri
i studentëve nuk dëgjohet për asnjë problem.
Ata
janë të lumtur.
Trupin
në Kosovë, mendjen në internet.
Jetohet
në një tjetër dimension paralel!
Realitetin
e keq e mundin me lojë.
Vritet
armiku online në lojë, por ama armikut të vërtetë që ta shkatërron jetën, nuk i
thua MO'!
Argëtimi
është perendia e shqiptarëve.
Argëtoji,
nëse do t'i kontrollosh!
Pronarët
e bizneseve (që janë skllavopronarë),
luajnë
me dinjitetin e vajzave e djemëve:
i
largojnë nga puna për qejf,
për
shmangie të taksave;
për
që kanë qëndruar shumë gjatë në WC (gjatë orarit të punës),
që
kanë mbajtur çehte dhe nuk kanë buzëqeshur në fund të orarit 12-të orësh;
që
i kanë zënë duke u ulur për të pushuar.
(Pra,
skllavopronarëve nuk u është rritur çmimi i rrymës e 'skllevërve' të tyre -PO.
Fondi
i Ringjalles Ekonomike u është dhuruar atyre, milionerëve, e jo varfanjakëve).
Askush,
s'ka sigurim shëndetësor. Kerret po. Kanë sigurim. Që dmth. kerret e shqiptarëve
janë më të rëndësishme se pronarët e 'tyre'!
Qentë
të ndjekin udhëve.
Bërllogu
deri në fyt.
Ekzodi
i shqiptarëvs vazhdon.
Kosova
është pushimore për kriminelët.
Është
vendi më i varfër në Evropë.
E
njëfarë Hekuran Murati, të thotë:
Jooo,
po të duket Ty, se s'je Ti i varfër.
Je
Francë, je Austri....
Por,
Je i çmendur, prandaj nuk e di se sa i pasur e sa i lumtur je!
Kushtet
për të qenë Francë i kemi plotësuar, Kullën e Eiffelit e kemi, tash duhet ta
gjejmë diku edhe një Mozart dhe një Frojd që të kompletohemi si Austri.
Veç
se Mozarti s'ka varr, s'di a na konvenon ta kemi.
Ti
po largohesh nga Kosova jo shkaku i fukarallëkut, por shkaku se je aq budalla
sa nuk e sheh pasurinë që ta ka dhënë qeveria Kurti.
Trego
Ti rrenës se çka i keni bërë Ju me Fondit për Ringjallje?
Kë
e keni ringjallur Ju ekonomikisht, përveç pasanikëve?
Kjo
është qeveri anti-shqiptare, që me
propagandë
do t'i sëmurë shqiptarët mendërisht, t'i bind fukarenjtë shqiptarë se janë
çmendur,
që
për karasevda po ikin nga Franca e Kosovës në Francë,
po
ikin pa asnjë nevojë nga Austria e Kosovës në Austri.
'Të
çmendurit nuk ikin nga çmendina, sepse aty je i lirë të jesh kushdo', të jesh
Skënderbeu, dhe s'ta prish kush qejfin.
P.S.
Shqiptarët t'pshurrin n'propagandë.
Po
ta thotë Kim-i, një fëmër e gjysmë!
_____________
1 mars 2018
Albin
Kurti për Ramush Haradinajn:
'T’ia
rrisësh pagën vetes është hajni, është vjedhje'.
15 shkurt 2022
Albin
Kurti ia rritë pagën vetes më shumë se Ramush Haradinaj.
Kjo
i bie shkurt: Sipas Albin Kurtit, Albin Kurti është hajn dhe vjedhës (sepse ia
ka rritur pagën vetes).
P.S.
Çfarë po ndodh ore kështu?
A
di dikush me tregu: Kush është ky njeri që rrenë kah t'rrotullohet dhe rrenë
kaq keq?
Qysh
u bë kaq mediokër?
A
është ky Albin Kurti?
Kush
është pra ky Albin Kurt që e mohon Albin Kurtin!
Ku
është Albin Kurti?
Çka
e ka gjetur?
Ku
ka shkelur?
Seriozisht.
Kush
është ky?
Qysh
është e mundur që njeriu e ka harruar komplet autobiografinë e tij?
https://www.facebook.com/kimete.berisha