| E marte, 22.02.2022, 09:02 PM |
Mesjetë - Ritet e shenjta dhe djallëzore të klerikëve, trillet e çmendura, të vërteta e ferrit dhe gjyqet e inkuizicionit
Nga
Albert Vataj
Më
12 Tetor 1285 , në Mynih të Gjermanisë,
180 herbrenj janë djegur të gjallë në sinagogën e tyre, ndërsa kishin refuzuar
të pagëzoheshin si të krishterë. Kjo ngjarje ngjethëse është vijim i një
ndëshkimi të përgjakshëm. Thashethemet se hebrenjtë kishin blerë nga një grua e
moshuar fëmijë të krishterë, me gjakun e të cilëve do të gatuanin bukën e
bekuar të Pashkëve, çuan në vrasjen e 68 çifutëve. Në mesjetë rituale të tilla
të fshehta ekzistonin, së paku nga rrëfimet dhe dorëshkrimet e ndryshme,
kryesisht nga pjesëtarë të këtyre grupimeve të fshehta, por edhe nga dëshmitë e
gjyqeve të inkuizicionit.
Umberto
Eco në librin e tij “Emri i trëndafilit” trajton veprimtarinë e grupeve të
fshehta, kryesisht ato fetare, përplasjet, oponenca, luftrat e përgjakshme, intrigat,
gjyqet dhe panoramën e errët të atyre kohëve.
Mes
të vërtetës dhe trillit është një cohë e hollë.
Në
këtë libër, faqe 72, Eco sjell bashkëbisedimin e abatit Umbërt dhe inkuizitorit
Uilliam për apostujt e rremë të Mantefalkut ose vëllezërit e “Shpirtit të
lirë”.
Janë
episode ngjethëse të librit. Në tërësinë e vet gjithçka në këto faqe është
fantastike dhe e frikshme, është tejshpuese dhe murosëse, është loja e
kapërcyellit të mendimeve dhe aktit, është një përplasje e frikës dhe dyshimit,
e drejtësisë dhe lajthitjes, është gjithçka që gatuhet në terrin e mendimeve
dhe eksplodon në dritën e faktit.
“Mlidheshin
natën në një qeli vere merrnin një fëmijë të sapolindur, i’a hidhnin
njëri-tjetrit derisa vdiste nga goditjet… a nga tjetër gjë…, E kush e mbante
për herë të fundit gjallë dhe i vdiste në duar bëhej kryetar i sektit. Dhe
trupin foshnjës e bënin copa-copa, e përzienin me miell dhe e bënin oste blasfemie”.
Kësisoj
ishin pohimet e dëshmitarëve në gjyqet e famshme të inkuizicionit, megjithëse
sipas personazhit në këtë libër, këto nuk ishin konsideruar.
Djalli
është kokëfortë thotë Eco në “Emri i trëndafilit”, ndjek një ritëm në
djallëzitë dhe joshjen e tij, i përsërit ritet e veta edhe pas mijëra vjetësh,
por është gjithnjë po ai, mizor.
Për
të vijuar…
“Ndiznin
kandilat natën e Pashkës dhe shpinin vajza poshtë në qilar. Pastaj shuanin
kandilat dhe u hidheshin sipër, megjithëse mund të kishin mes tyre edhe lidhje
gjaku. E po të lindte ndonjë fëmijë nga ky bashkim, fillonte përsëri ai riti
prej ferri, të gjithë rrinin rreth e rrotull një poçeje plot me verë, që quanin
fuqizë, e pinin sa deheshin dhe pastaj e prisnin copa-copa foshnjën, i’a
kullonin gjakun në një kupë, hidhnin fëmijën ende të gjallë në zjarr, përzinin
hirin e fëmijës së djegur me gjakun e mbledhur prej tij dhe e pinin.
Kjo
ishte shkruar nga Mëhill Pseli rreth marifeteve të djallit… dhe dëshmuar gjatë
torturave të një far Bentivenga, i cili akuzohej për blasfemi dhe gjykohej nga
inkuizicioni.
Vetëm
një gjë që i cyt kafshën më shumë se sa qejfi, shkruan Eco, është dhimbja. Nën
torturë jeton si në mbretërinë e barërave vegimndjellëse. Gjithë ç’ke lexuar të
vijnë në mend, sikur të të kenë rrëmbyer jo nga qielli por nga ferri. Nën
torturë thua jo vetëm atë që do inkuizitori, por edhe ato që mendon se do t’i
pëlqejnë atij, sepse vendoset një lidhje vërtetë djallëzore ndërmjet teje dhe
atij…
Mitet
e gjakut të pastër, gatimi i bukës së shenjtë me gjakun e fëmijëve të vegjël
dhe flijimi i virgjëreshave, orgjitë në strehët e nëndheshme dhe kodi e rreptë
i heshtjes, përbëjnë në vetvete aktivitetin e sekteve religjioze dhe jo vetëm,
këtyre grupimeve, të cilat pasi dendeshim me ekstazi dhe retorikë dehëse,
lëshoheshin në çapërlime dhe pështirje, në masakrime dhe monstruozitete.
Mesjeta ishte vërtetë mizore, etja për gjak ishte e njëjtë sa përkushtimi për
adhurim. Të vërtetat rreth riteve dhe marifeteve djallëzore, mund të jenë të
gjitha trille, sikurse edhe gjykimet e famshme të inkuzicionit mund të ishin të
gjitha një fars, por ajo që nuk përjashtohet është ana e errët e njeriut,
instinkti i tij shtazor.