| E diele, 20.02.2022, 05:43 PM |
“Familja është e shenjtë, ta ruajmë si sytë e ballit”
Nga
Zenel Çeliku
Mbas
shumë e shumë përpjekjesh në mbrotje të familjes, sot në Tiranë filloi
rrugëtimin “Konventa e Parë për Familjen” me temë ; “Familja Shqiptare Përgjatë
Dekadave dhe Modeleve të reja”. Kjo lëvizje mbarë kombëtare shumë e
rëndësishme, interesante në mbrojtje të familjes dhe jetës, ndiqet me vëmëndje
të madhe nga mbarë shoqëria shqiptare, por jo vetëm. Pjesmarës në këtë Konventë
ishin Presidenti I Republikës Z. Ilir Meta, deputetë të Parlamentit të
Shqipërisë, diplomat të huaj të akredituar në Shqipëri, pushtetarë, udhëheqës
të gjitha besimeve fehtare, gazetarë dhe organizata civile vendase dhe nga
Kosova, SHBA, Italia, Suedia, Brazili, MKV, të cilat e konsiderojnë shumë të
rëndësishme këtë inciativë për mbrotjen e familjes dhe të jetës në Shqipërie
kudo. E gjithë kjo armatë personalitetesh-civile-shoqërore vëndas dhe te huaj,
është pjesë mjaft aktive e kësaj iniciative shumë të rëndësishme për familjen.
Ideatori
I kësaj lëvizje shumë fisnike, parimore, njerëzore dhe mjaft interesante në
mbrotje të familjes dhe të jetës, është Z. Akil Pano, Pastor Ref. Pedagog, I
cili është I përkushtuar maksimalisht për të mbrojtur familjen shqiptare nga devijimit
e lancuar nga disa organizata dhe indivitë të larguar nga rruga e Zotit. Z.
Akil Pano, Pastor i “Kishës Ungjulli i Krishtit”, I mbështetur edhe nga
personazhe të nderuara të lartpërmendur, këtë lëvizje tashmë e kanë pagëzuar me
emrin “Kualicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës”. Ideja e kësaj lëvizje mbarë
shoqërore, në themel ka mbrotjen e familjes si gjëja më e shenjtë për
shqiptarët, ku fëmijët janë gëzimi I familjes. Devijimet dhe tjera teori në dëm
të familjes, janë apsolutisht të pa pranueshme nga “Kualicioni Shqiptar”. Në
fjalën e hapjes të “Konventës së Parë për Mbrotjen e Familjes dhe të Jetës”,
Pastor Akil Pano nder te tjerave tha:
“Kualicioni
Shqiptar Familjes dhe të Jetës”, është I vetëdijshëm dhe mirnjohës për
historinë dhe vlerat e familjes që na kanë përcjellë të parët tanë, por
kombëngulës e të vendosur për t’i ruajtur, kultivuar dhe përçuar brezave që do
të vijnë-shenjtërinë, dinjitetin dhe paprekshmërinë e institucionit të familjes
për dobi të mbarë shoqërisë tonë. Të mbrojmë familjen, të ç’mojmë familjen, të
ruajmë lirinë, të kultivojmë vlerat-këto janë shumë të rëndësishme për ne. Ne
besojmë dhuratën e jetës dhe përgjegjësinë për të ruajtur atë që në fillimet e
saj. Ne besojmë në shenjtërinë e martesës natyrore mes një burrit dhe një
gruajë. Ne besojmë privilegjin e rritjes, edukimit, kujdesit dhe mbrojtjes së
fëmijëve. Ne besojmë se interesi më I lartë I fëmijëve është që të rriten në
familje të shëndetshme ku modeli prinderor është babai dhe nëna. “Kualicioni
Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës”, angazhohet në ndërtimin e një kulture
nderimi, miqësie dhe solidariteti në familje dhe në shoqëri. Ne jemi kundër
dhunës, të flasim përballë dhunës të çdo forme, të kujdesemi për viktimat e
saj, ne të përgatisim mbrojtje dhe rimëkëmbje për tërësinë e qënies
njerëzore-tha Pastor Pano.
Tashmë
në shoqërinë tonë post komuniste, ndërt të tjerave kemi pranuar edhe fenomenin
homoseksual apo lezbuzmin. Nëse dy persona mashkuj homo apo dy femra lezbike
(të flasim pak hapur që të kuptohen nga të gjithë) dëshirojnë që të
bashkëjetojnë, pra nga I njëjti seks, ata janë të lirë dhe askush nuk I ndërhyn
në jetën e tyre. Por I gjithë problem është se ky kontigjent duke krijuar
shoqata përkatëse kërkojnë që të birësojnë femijë ku në dokumenta të thuhet
prindi-një dhe prindi-dy, pra jo babai dhe nëna, ashtu sikurse e ka shpikur
Zoti. Kjo ide e tyre është kthyer në debat mbarë shoqëror sepse kësaj I thonë
të deformohet familja në mënyrën më negative.Të gjithë e dijmë se njerëzimi
është pjellë e Adamit dhe Evës. Si shumë e shumë personazhe të kësaj shoqërie,
edhe un jamë shumë I ndjeshëm nga këto teori shoqatash apo individ që e quajnë
si të zakonshme, normale dhe njerëzore që një femijë të birësohet nga
bashkëjetesa e dy njerëzve të të njëjtit seks. Të kesh një familje të lumtur
është shumë e rëndësishme. Imagjinoni një fëmijë të porsalindur i vogël dhe i
bukur, por i paaftë për të ngrënë, për tu kujdesur për vetën. Konkretisht, kur
ky femijë do të filloi e të kuptoi, ai do të kërkoi nënën dhe babain dhe kur të
shikoi se nena dhe babai janë të dy burra, mendojeni se me Çfar ndjehsie do të
rritet ai fëmijë. Ose tjetra, ku femija do të filloi të kuptoi, ai do të kërkoi
nënën dhe babain, ndërkohë që ai do të shikoi se babai I tij është një grua.
Kjo do të jetë një traum I madh psikologjike e atij fëmije, ndaj I tërë opinion
është tej I shqetësuar. Të jesh pjesë e një familjeje është një përgjegjësi e
madhe. Eshtë fat i madh që brënda familjes kemi femijë, është bekim nga Zoti,
prandaj fëmija është kaq i rëndësishme në jetën tonë, që do të thotë se që në
krijimin e kësaj bote, fëmija është lindur dhe rritur nga një nënë dhe nga një
baba. Shfaqja e institucionit familjar ku fëmijët janë lulja dhe gezimi i
jetës, përkon me historinë e njerëzimit. Familja e përbërë nja një grua dhe një
burrë kërkon impenjim,angazhim dhe përgjegjësi të madhe. Megjithëse familja ka
pësuar ndryshime strukturore përgjatë historisë, ajo ka mbijetuar deri në ditët
e sotme duke patur Brenda saj nje burrenje grua dhe femijet e tyre. Nëse ky
institucion i përmbush pritjet e tij, do të dalë një shoqëri miqësore,
kulturore, ekonomike dhe plot moral. Janë prindërit ata që formojnë themelin e
institucionit familjar. Për këtë arsye, nëse roli prindëror më fëmijët është i
rregullt, kjo është shumë e rëndësishme sepse ajo familje do të jetë paqësore
dhe e lumtur që nga momenti që u krijuan dhe do t’i shërbejnë shoqërisë me
dinjitet. Kujdesi,formimi dhe edukimi I fëmijëvë nga një grua dhe një burrë
është e do të jetë përgjegjësi madhore dhe jetike për të mos lejuar devijimin e
familjes dhe të njerëzimit.
Zenel Celiku
TIR-FAX News Agency