| E enjte, 17.02.2022, 07:50 PM |
Kosova vatër e patriotizmit dhe atdhedashurisë
Nga
Ibrahim Kabili
Kosova
feston sot përvjetorin pavarësisë së Saj! Kosova një fjalë e madhe dhe magjike.
Kështu tingëllon ajo për çdo shqiptar kudo që gjendet ai, në Shqipëri, Kosovë,
në trojet etnike dhe diasporë. Mua Kosova më ka tërhequr që në vitet e rinisë
time të hershme, u forcua dashuria për Të gjatë shkollimit, u bë pjesë e jetës
dhe profesionit të mësuesisë gjatë punës 4 dekadëshe, dhe akoma më shumë po më
tërheq dhe tani...Vit pas viti ajo po më ringjall ëndërrat rinore. Kështu pa e kuptuar po më shton edhe më shumë
atdhedashurinë. E kështu në këtë moshë të tretë çdo ditë e "punës"
time fillon me leximin e shtypit të ditës për Kosovën... Lidhja ime me Të është
e përjetëshme... Ajo është djepi i atdhetarisë,
vendi ku kanë marrë udhë ngjarje të historisë sonë kombëtare, vendi ku u
zhvillua Lidhja Shqiptare e themeluar në Prizren, është trualli i vjetër
arbëror ku filluan kryengritjet e mëdha të viteve 1910, 1911 dhe ajo e vitit
1912. Eshtë vendi që dërgoj përfaqësuesit e saj në Vlorë për Shpalljen e
Pavarësisë, është vendi që ka luftuar deri në vetëflijim kundër luftërave
pushtuese dhe gjenocidiale të Serbisë... Kosova është vendi që e ka paguar
shumë shtrejtë dhe me shumë gjak lirinë... Lirinë dhe pavarësinë e saj...
Kosova ëshë djepi i Hasan Prishtinës, Azem Bejtës, Shotë Galicës, Ahmet Delisë,
vendi i vëllezërve Gërvalla me shokë, është vendi ku u ngjizën demonstratat e
studentëve dhe profesorëve të U.P. të viteve '70- '80. Këtu u hodhën bazat e
pavarësisë së saj, ajo është djepi i Adem Jasharit dhe luftëtarëve të lirisë,
është toka e bekuar ku u lindën dhe u edukuan me ndjenjën kombëtare luftëtarët
e UÇK-së, është vendi ku liria ka një çmim të lartë, është vendi ku shqiptaria
paraqitet në shkallën më superiore, në lidhje me qëndresën dhe dashurinë për
Atdheun, për vendin e të parëve...
Në
këtë përvjetor të 14-të të Pavarësisë së saj ajo vjen më e vendosur se kurrë
për konsolidimin e pavarësisë dhe shtetit të saj... Ky shtet i ri i dalë pas
Shpalljes së Pavarësisë më 17 shkurt 2008, ka kaluar dhe po kalon pengesa dhe
vështirêsi të mëdha në rrugën e zhvillimit dhe konsolidimit të tij... Kjo rrugë
është dhe do vazhdojë të jetë ende e gjatë dhe e minuar nga Serbia.
Fatkeqësisht rruga bëhet edhe më e vështirë nga qëndrimet e disa politikanëve
në Kosovë... Unë kam shkruar e
rishkruar për këtë "takam" njerëzish
në Kosovë, qëndrimet mjerane të tyre në lidhje me lëshimet e njëpasnjëshme që i
kanë bërë Serbisë me të "ashtuquajturin" dialog me të... Këto lëshime
në mendimin tim mbajnë erë tradhëtie... Këtu kam parasysh marrëveshjet me
Serbinë që janë në disfavor të Kosovës, si; faljen e territoreve të Kosovës
Malit të Zi, por edhe Maqedonisë së Veriut pse jo, teoritë e fëlliqura
antishqiptare të "ndryshimit të kufijve" apo "shkëmbimit të
territoreve" etj... Mendoj se këto politikanë janë "esadistët" dhe
"morinistët" e rinj në shërbim të Serbisë... Besoj dhe shpresoj se ky
"model demode" doli jashtë loje me zgjedhjet e fundit parlamentare në
Kosovë. Në vitet në vijim historiografia do i dënojë këto politikanë që për
interesat e tyre i venë flakën vatanit... Do kisha shumë dëshirë që drejtësia
kosovare ta thotë fjalën e saj... Kjo ditë me sa shoh unë është e largët apo e "pamundëshme". Kjo ëshë e
pafalshme për Drejtësinë dhe Qeverinë Kurti.
Pavarësisht
kësaj, unë mendoj se, Kosova dhe shteti i saj ka në udhëheqje të tij
politikanët më të mirë që nga pavarësia e saj. E arrij këtë konkluzion pasi:
?
Treshja kryesore Kurti, Osmani, Konjufca; Ministrja Gërvalla, dhe ministrat e
tjerë janë në unison dhe kanë të njejtin qëndrim për temat bazike të dialogut me
Serbinë.
?Ka
unitet midis tre pushteteve kryesore në Kosovë, ky konkluzion del pasi mjafton
të kujtojmë si funksiononin pushtetet me qeveritë e mëparme.
?Klasa
politike aktuale nuk është e përfolur për korrupsion.
Kosova
dhe Qeveria Kurti duhet:
?Të
luftojë me anë të reformave korrupsionin në qeverisje.
?Drejtësia
të dënojë ish-qeveritarët, pse jo edhe qeveritarët, e përfolur për korrupsion.
?Të
vendosë reciprocitetin e plotë me Serbinë.
?Të
refuzojë "Open Ballkanin", dhe "Asociacionin e Komunave me
shumicë serbe" me kopetenca ekzekutive.
?Të
shkundet nga plogështia dhe apatizmi në qeverisje.
?Ti
përgjigjet në kohë Serbisë e cila po saboton fuqishëm ekzistencën dhe
funksionimin e shtetit të Kosovës.
?Të
miratoj në Kuvend një Rezolutë mbi krimet dhe gjenocidin serb kundër
Kosovës dhe popullsisë së saj në luftën
e fundit të viteve 1998-99.
?Të
mos i lëshojë pe Serbisë, të mos tregohet inferiore por e barabartë me të, në
temat e dialogut...
?Çdo
gjë duhet ta kordinojë me Amerikën, pasi Ajo dhe disa aleatë janë garanci për
Kosovën.
?Të
bashkëpunojë më shumë me elementët e rij dhe përparimtarë të opozitës.
?Të
mbrojë me çdo kusht luftën e drejtë dhe legjendare të UÇK-së dhe luftëtarët e
lirisë.
?Të
forcojë edhe më shumë shërbimin diplomatik dhe lobojë për njohje të reja.
?Të
vendosë e forcojë pushtetin në Veri.
Liria
e Kosovës e ka një emër, UÇK-në. UÇK-në e lavdishme, që solli lirinë dhe
pavarësinë. Natyrisht Qeveria e Kosovës ka shumë sfida, por me përkushtim
maksimal dhe mbështetjen e aleatëve do t'ja dali me sukses. Urime Kosovës dhe
popullit të saj në këtë përvjetor të Pavarësisë!
Ibrahim Kabili
Tiranë më 17.02.2022