Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Ne mbijetuam, triumfuam mbi të keqen, mbi gjenocidin

| E merkure, 16.02.2022, 09:54 PM |


Blerim Latifi:

Kosto njerëzore që shqiptarët e Kosovës e paguan nën sundimin serb gjatë shekullit XX, është e tmerrshme.

Sipas përllogaritjeve të dëshmitarit të kohës, Leo Freundlich, pushtimi serb i Kosovës 1912-1913, u mori jetën 25 mijë shqiptarëve.

Oliver Jens Schmitt, në librin e tij "Ballkani në shekullin e XX", shkruan se si pasojë e raprezaljeve kundër Lëvizjes Kaçake( 1919-1924) shteti serb vrau 11 mijë shqiptarë në Kosovë.

Dëshmitë e një politikani kosovar të kohës së komunizmit, të dhëna në librin e tij të kujtimeve, ende i pabotuar, Jugosllavia e Titos, midis viteve 1944-1966, ka vrarë 17 mijë shqiptarë në Kosovë.

Në luftën e fundit 1998-1999 shifra e të vrarëve shkon mbi 12 mijë.

Sigurisht këto të dhëna nuk janë të plota, sepse janë mijëra e mijëra shqiptarë të tjerë që kanë humbur jetën nga forma të tjera të terrorit shtetëror serb e jugosllav midis viteve 1912-1999.

Shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve për në Turqi e vende të tjera, në kohë të ndryshme, kapin shifra që i afrohen gjysmë milionit.

Por ne mbijetuam. Triumfuam mbi të keqen. Mbi gjenocidin.

Gëzuar Dita e Pavarësisë! Lavdi burrave e grave të Kosovës që u martirizuan për Lirinë e saj!