| E merkure, 16.02.2022, 08:35 PM |
KOMPLEKSITETET TEK HERONJTË DHE TRADHËTARËT
Pjesa
I
Nga
Fahri Dahri
Këto ditë ka një revansh se kush e kush t'i mbrojë
si heronj dhe kush e kush t'i demaskojë tradhëtarë. Këto të kundërta janë
normale dhe të gjendura pa vështirësi gjatë historisë njerëzore. Dhe kështu do
të ndodhë, sepse janë të pashqitura dy të vërteta të paevitueshme:
a)- Koha dhe,
b)- Përkatësia ndaj interesave individuale apo
grupimit".
Në këtë artikull gjithçka do shtjellohet
vetëm i mbështetur tek përvoja, do largohemi nga teoritë e ndryshme, si ato
politike, partiake dhe sociale. Ato, tek shumica e popullit janë bërë të
neveritshme, veprimet e mbrapshta të politikës na kanë krijuar një ndjenjë
pështirosjeje, përbuzjeje të thellë.
Do ti referohemi ngjarjeve aktuale të kohës,
realiteteve të cilat politika i ka nxjerrë nga binarët (shinat).Treni është
zhulatur në kënetën e mashtrimeve, gënjeshtrave, shpifjeve të anëtarëve
"byroistë" të mbi 250 vagonave që kanë vithisur lokomotivën e jetës!.
Deri këtu gjithkush është i informuar, e njeh mirë
realitetin; por është mësuar, edukuar që të ecë në jetë duke forcuar durimin,
rritur vigjilencën, kujdesin për t'iu shmangur katastrofave vetiake dhe më tej.
Shkrimi do përqëndrohet tek disa individë, që me
qendrimet e tyre, kanë krijuar kompleksitete. Ndaj veprimeve të tyre, disa prej
nesh shikojnë vetëm anët e mira, heroizmat; ndërsa disa vazhdojnë dhe mbeten
"skllavë" të anëve të këqia, tradhëtitë.
Nuk është për tu habitur, as çoroditur nëse tek i
njëjti individ shikojmë si heroin dhe tradhëtarin, sepse këto sjellje nuk
janë të izoluara. Të tilla figura gjenden në çdo popull, në çdo vend dhe kohë.
Figura të tilla gjinden jo pak edhe tek
personalitetet tona. Sot po flitet shumë për mitroviciotin Xhaferr Deva.
Do përqëndrohem në dy shembuj të përafërt, që
trazojnë mendjet dhe qendrimet e mbarëshqiptarëve brenda 100 viteve të fundit.
Veprimtaritë e tyre kanë shumë domethënie, por trajtimin do e kufizojmë
tek qendrimet që duhen mbajtur në sjelljet e tyre ndaj atdheut dhe mbarë
shoqërisë shqiptare.
----------------
Një ves "tërbimi" i katër dekadave të
shekullit XX-të, krijoi luftë klasash, ndarje, denigrime, poshtrime brenda shoqërisë
dhe familjeve (të moshuarit mos i harrojnë; të rinjtë t'i njohin për t'i
luftuar). Sot, për fatin tonë, vazhdohet me ato qendrime, i shohim ngjarjet me
dylbitë e asaj periudhe, gje që dikton: Edukim të pandërprerë,
gjithëpërfshirës për të siguruar shplarjen e trurit nga helmet e gjarpërinjëve
rrethues.
Brenda nesh, duam nuk duam, është ulur këmbëkryq
"helmi", i trashëguar, i kultivuar nën kujdesin qëllimkeq nga tre
perandori dhe rregjimi komunist. Urrejtjen, egoizmin, ndalimin e shkrimit të
gjuhës, mos shkollimin, varfërinë. Këto elementë socialë negativë kanë
çoroditur mendjet dhe ndjenjat e kombit tonë, radhazi për dymijë vjet.
Pa paragjykuar askënd, por veset, helmet që nuk
lejojnë të shkëputemi nga e djeshmja, e shkuara, nuk duhet të na mbajnë të
skllavëruar. Të shkulim "kancerin" nga mendja, të largohemi nga
deklarimet e ndarjes së shoqërisë në disa të deklasuar, të tjerët fismë,
të nderuar. Ka ardhur koha që shumë epitete negative të trashëguara nga
intervenimet e huaja:
bizantine, otomane dhe komuniste, t'i lipsim, ti
hedhim mbas krahëve. Boll më me epitete negative për njëri-tjetrit: "Ti
je komunist, je ballist, zogist, apo legalist, konservator, ti je enverist,
kulak, familje e deklasuar, shtoni dhe -ti-të e këtyre 30 viteve".
Socialist, demokrat, socialdemokrat, republikan,
konservator etj. Nuk është fjala për ti shmangur këto të fundit, sepse jetojmë
në epokën e shoqërisë së pluralizmit politik, por këto përkatësi politike ti
trajtojmë, ashtu si duhet, politikisht dhe jo siç na i kërkojnë
dhe kultivojnë "byroistët" partiakë, epitete armiqësore, gjithë
urrejtje. Qendrime të neveritshme, pa asnjë yndyrë, të pa pranueshme. Këto
keqinterpretime, thjeshtë kanë hyrë në shoqërinë tonë për ti shërbyer vetëm
"byroistëve" partiakë. Konkluzion i nxjerrë nga praktika
në veprim për 30 vjet.
Nëse këtë konkluzion, dikush e trajton ndryshe,
atëhere shtrohet pyetja: "Dakort. Nga të mëshuarit e epiteteve negative si
më sipër, ç'farë është përfituar nga shqiptarët?. Praktika tregon se në
shoqërinë tonë kanë rrënjësuar ndarjet, zëmërimet, mërzitjet, urrejtjet,
sharjet, shpifjet. Pra aspak të mira. Përkundrazi, fusha veprimi të lira për të
mbajtur gjallë helmatisjen ndër nesh. Tridhjet vjet kanë kaluar që rregjimet
diktatoriale u shëmbën, nuk ka justifikim që ne, me njeri-tjetrin të ruajmë
peshat negative të para nëntëdhjetës. Ata, para nesh, bënë si bënë e jetuan
jetën e tyre, ashtu gjysma-gjysma, ca komunistë, ca ballisto-zogistë. Para
1944-trës
shqiptarët nuk e njihnin, fjala vjen, fjalën
"kulak", ajo na u shfaq për të luftuar fshatarët e pasur! Më pas, ne
të asaj kohe e kuptuam se fjala kulak do përkthehej në fjalën shqipe
"grusht". Pra, pse ata ishin të pasur, duhej të perballeshin me
grushtin, rrahjen, burgosjen, sekuestrimin pasuror dhe moralisht të deklasuar.
Sot na duhet ti dimë ato qeverisje, por jo ti përdorim.
Ne dhe brezat duhet të bëjmë çmos që së pari secili
të kuptojmë vetveten, më pas ta kontrollojmë dhe arrijmë në vetveprime
pozitive.
Jam i bindur se një kthesë e tillë në qendrimet
disa shekullore ndaj veseve, viruse të kultivuara e të importuara nga
pushtuesit, do na çlirojnë ndërgjegjen, zemrën dhe shpirtin. Arritjet e këtyre
çlirimeve, do të unifikojnë ndjenjat e dhimshurisë, respektit, do sigurohet
zhvillim drejt afrimit, drejt takimit, drejt bashkimit të elementeve përbërëse,
të gjërave të ndryshme; divergjencat do sheshohen. Duhet të sigurojmë sa më
shpejt konvergjencën.
Shoqërisë tonë i nevojiten institucione edukimi
serioze dhe profesionale, me fillesë urgjente në kopshtet, në gjithë nivelet
arsimore. Në tërësi rol të rëndësishëm kanë kalemxhinjtë, intervistuesit,
folësit e mediave, prezantuesit; sociologët, psikologët. Pozicionet publike të
tyre kërkojnë të jenë sa më pak në role teoricienësh dhe sa më shumë afër jetës
praktike. Të gjitha institucioneve kultutore, koha u kërkon reformim
rrënjësor, me taban nga praktika popullore; tepër kujdes në përshtatjet
teorike.
Vijon
Fahri Dahri. 16/02/2022.-