| E marte, 15.02.2022, 07:00 PM |
Blerim Rrecaj
Pëllumb
pavarësie
Kaloj
pragun e derës
Së
ballkonit
Si
duke dalë jashtë shtetit
Si
duke kaluar kufirin
Pa
pikë kontrolli
Pa
pasaportë
Pa
asnjë dokument identifikimi
Dielli
rrezëllitës
Sërish
shfaqet
Në
këtë stinëdimër
Pas
tri-katër ditësh
Është
duke perënduar tash
Duke
kaluar nëpër prag horizonti
I
verdhë e i ndezur
I
artë e i zjarrtë
Si
pesëlirësh
Si
medaljon
Si
diamant
Që
sytë e shpirtit t’i shndrit ngadalë
Për
t’ia dhuruar hënës
Pothuajse
të plotë
Dhe
të bardhë
Si
lëmsh
Si
topth brumi
Si
plis me mahramë
Që
doli në tjetrën anë
Është
e para herë
Që
veten e shoh
Mes
tyre
Si
nëpër pasqyre
Si
çun që rritet mes prindërve
Një
pëllumb fluturon zemërhapur
Nëpër
botë
Nëpër
Kosovë
Me
krah pavarësie kah paqja e vërtetë
I tëri i ndritur me dritë diellhëne