| E marte, 15.02.2022, 10:07 PM |
Kush është brava dhe kush çelësi në PD?!
Nga
Enver Bytyçi
Mendonim
dikur se PD-së i erdhi në krye një lider "modern"! Të jem i sinqertë,
me këtë sy e shihja Lulzim Bashën! Por politikani modern me pozicionin që i
japin Bashës sondazhet, do të ishte dorëhequr një qind herë deri më sot! Të
kesh vetëm 25 përqind të mbështetjes së anëtarësisë, ndërkohë që rivali yt
mbështetet nga 73.5 përqind e tyre dhe të vijosh të mbash çelësat e zyrës, kjo
është jo vetëm e turpshme, por edhe e paimagjinueshme!
Ndërkaq
Lulzim Basha ka mbështetjen e vetëm 18.7 përqind të shqiptarëve, të 7.5 përqind
të anëtarëve të LSI-së dhe 3.4 përqind të anëtarësisë së partive të tjera.
Vetëm zgjedhësit e PS-së e mbështesin atë me 19. përqind, ose 5.4 përqind më
shumë se sa Berishën. Çka dëshmon aleancën e pandryshueshme Brava-Rama!
Se
Lulzim Basha do ta çonte veten të ndërronte mbiemrin e tij pas ndërrimit të
bravave, këtë askush nuk e kishte çuar ndërmend. Që një i vetëquajtur kryetar i
PD-së të mbyllet në bunker dhe të mos guxojë të shkojë as në fushatë elektorale
te anëtarësia, kjo nuk besoj të ketë
ndodhur në historinë e ndonjë partie politike në Europë! Prandaj demokratët nuk
besojnë më te brava, por te çelësi që rikthen demokracinë! Luli është Brava,
çelësi është Berisha!
Çfarë nuk i ban burrit vaki, kish pasë thanë një Zenel Marku në Kalis të Kukësit!