Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kimete Berisha: Presidentja sillet si superfuqi botërore, Kryeministri i trajton shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë

| E diele, 13.02.2022, 11:57 AM |


Kimete Berisha:

Këqyrja buzët çka ju paska kovat, dhe e kupton se ku i ka çu paret e naftës: në shpritza.

- Punëtorët po rrëzohen nga ndërtesat në vendin e punës

(nuk i kanë veshjet e duhura; nuk kanë sigurim shëndetësor as hiç asgjë krye shpirti);

- mjekët po ikin nga Kosova

(20 mjekë janë larguar veç në janar 2022);

- punëtorët në sektorin privat trajtohen si skllevër, punojnë 14 orë në ditë, të privuar nga të drejtat elementare;

- Kosova është parajsë për skllavopronarët dhe tregtarët kriminelë në sektorin privat;

- infermierëve u shkon paga në ushqim, nuk u paguhet meditja; punojnë 12 orë dhe nuk i bën kush hesap për njerëz;

- i mbush 40 vjet e nuk gjen punë;

kur gjen punë - eksploatohesh për një social që e quajnë rrogë;

- i shikon deputetët kah i fryjnë buzët, kerret dhe xhepat me taksat tona;

- Presidentja sillet si superfuqi botërore, flet p?r probleme planetare dhe ia përshkruan NATO-s  detyrat e punës;

- Kryeministri i trajton shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë;

(e serbët i trajton si popull hyjnor),

serbët jetojnë 'falas' me paret e shqiptarëve;

- Rrogat e vogla. Shtrenjtë.

Bujqit janë lënë të vetmuar.

Një thes pleh që ka kushtuar 8 euro - tash kushton 25 euro.

Kjo bëhet për t'i lënë shqiptarët tokat shkret e për të blerë miell të krimbur të Serbisë antishqiptare;

Kjo politikë nga qeveria Kurti bëhet për ta zbrazur Kosovën nga shqiptarët.

Vuajtje që nuk mbaron kurrë.

- Kur punoja gazetare me honorare në një gazetë, ju betohem në Zot, për çdo muaj detyrohesha të shtirem sikur e kam nanën n'spital, se shans nuk kishte ndryshe t'i nxjerrja paret e mia.

Nana e ka ditur se e 'shfrytëzoj' dhe e paraqes të 'sëmurë' 'për pare' dhe kurrë s'më ka thënë 'po ma ndjell'!

- Shumë kemi heq n'këtë dynja, plus çka kemi pa provuar...

Të kishim bile dashuri...ishim mashtru me të...