| E diele, 13.02.2022, 10:13 AM |
Ku ta gjej një burrë si DAN PATOKU?
tregim
Nga
Përparim Hysi
Dan
Patoku ishte nga KOSOVA dhe, kur erdhëm ne me familje nga Skrapari, e gjetëm
atë dhe si shumë jabanxhinj të tjerë, në fshatin PETOVË e re të rrethit të
FIERIT. E theksoj këtë mbiemrin "e re", se ka patur dhe një PETOVË
tjetër, që quhej PETOVË e vjetër. Petova e vjetër, në këtë kohë, kur rrëfehen
ngjarjet tek ky tregim, banohej nga banorë vendalinj dhe si jabanxhinj kish një
familje nga Prizëreni dhe 10 familje çobanësh apo vlleh të ardhur nga
VOSKOPOJA.
Petova
e re, ndryshe nga Petova e vjetër, i
kish të gjithë banorët të ardhur; kish kosovarë;shqiptarë nga viset shqiptare
të Malit të Zi;kish boshnjakë;dy familje çame dhe 10-familje nga SKRAPARI.
Gjithësej, PETOVA e re kish 33-shtëpi dhe, sado me përbërje heterogjene, kishte
një shkuarje dhe harmoni që nuk e gjeje kund. Gëzimet, sidomos dasmat, i gjithë
fshati dhe ca më shumë hidhërimet i ndanin mes tyre.Askush nga familjet e
PETOVËS së re, nuk vuante për bukë dhe, kur shihej gruri, i vetmi fukara ndihmohej nga gjithë fshati për
ta siguruar bukën për tërë vitin.
Kur
flas për PETOVËN e re, më zë lemza nga malli. Mund t'ju sjellë plot shembuj për
të treguar se ç'njerëz babaxhanë ishin ata. Dëgjova në rrugë që qante një qingj
i vogël dhe vrapova t'i vija në ndihmë. E solla në shtëpi dhe babai im më tha:-
Do shkosh shtëpi për shtëpi me qingjin
në dorë dhe do pyesësh se i kujt është. Në i del i zoti, lërja në derë dhe
ktheu në shtëpi. Brodha shtëpi më shtëpi dhe askush nuk i doli zot dhe unë u ktheva
në shtëpi me"peshqeshin"që gjeta në rrugë. Apo dhe një fakt tjetër:ne,
si familje erdhëm nga Skrapari dhe, sa ngritëm shtëpinë tonë, për tri muaj
familjarisht u strehuam tek kosovari NASUF ALIA (NIKOÇI);tri muaj në atë
familje të madhe ku u shtuam dhe ne, pa paguar qoftë dhe një qindarkë. Por
qëllimi i këtij tregimit tim, është një ndodhi ku heroi i tregimit është një
kosovar që quhej RAMADAN SHABAN PATOKU! Kështu e deklaroi veten ai, kur
plotësoi një deklaratë tek imatë që ishte asi kohe (flitet në vitet e para të
pasçlirimit) si"avokat i fshatit" dhe për këtë qe zgjedhur dhe
kryetar këshilli apo sekretar i këshillit të fshatit. RAMADAN SHABAN PATOKU në
fshat, shkurtimisht, thirrej DAN PATOKU.
Qe
si dru i thanës, me një palë mustaqe që ishin zverdhur nga tymi i duhanit. Mbi
kokë qylafin e bardhë apo plisin. Kur dëgjova mbiemrin"Patoku", unë
nuk e mbajta të qeshurit, se e mora si"ruajtës patash"(patok është
mashkulli i patave), por, ndryshe, dhe fare larg"patokut të patave"
paskësh qenë ky mbiemër. Vinte shpesh ndër ne dhe unë(epo kur goja më ka lënë
rehat, ndonjëherë?, sado që nuk më
takonte, i them:-MIXHA DAN ke ruajtur pata andej nga KOSOVA që të kanë vënë këtë mbiemër"PATOKU?".
Babai qe gati të ma flakërinte nga ato të tijat, por MIXHA DANI, pa e prishur
terezinë, tregoi:
-Patok
ndër na, i thonë përroit.Dhe unë gati në"përrua" e kisha ngritur
shtëpinë, se luftoja kundër shkjaut. Kështu më mbeti"Patoku". Kur
dëgjova këtë rrëfim, u skuqa deri tek veshët dhe, si fëmijë që qeshë, thosha me vete:- Në përrua ky dhe paska bërë
kiametin. Sos se është ndonjë trup që nuk e nxë dera, por një burrë që shumë, shumë
mund të peshonte afër 60 kg dhe gati 1, 60 i gjatë.Por koha tregoi që RAMADAN
SHABAN PATOKU apo DAN PATOKU ishte i tillë burrë që zor t'ia gjeshë të
gjashmin.
* *
*
Arat
tona kufizoheshin me ato të DAN PATOKUT. Sado që kufiri ndarës qe i gjatë, të
gjitha arat shoqërofeshin me gardhet. Gardhi ishte shenja ndarëse dhe askush
nuk i shkelte këto gardhe. Qenë të tilla, si "piramidat" në kufi.
Sikur ta matje kufirin me arat e DANIT, ishte mbi 5 km. Në një vend, si gardh ndarës, shërbente një ferrë e madhe
që nuk e çante dot asnjë bishë e egër.Në MYZEQE ferrës së madhe i
thonë"blacë". Kjo"blaca e madhe" e ka dhe historinë të
madhe.
Jemi
aty nga marsi i vitit 1948. Pushtetarët lokalë (PETOVA e vjetër ishte
lokalitet), ngaqë e kishin pushim, kanë dalë për gjah. Janë gati dhjetë
gjahtarë, me çiftet mbushur dhe ndjekin zagarët në zbullim të gjahut.
"Arena e gjahut", po të shprehem kështu, është në arat tona (ne kishim 150 dynymë tokë)
dhe, kur zagarët i afrohen asaj ferrës së madhe apo"blacës" që na
ndante me arën e DANIT, zagarët lehnin të shqetësuar, sikur ishin në zbullim të
ndonjë bishe të egër. Gjahtarët me grykën e çifteve, rrethuan "blacën"
dhe prisnin me gisht në këmbëz. Zagarët veç lehnin dhe, kur"bisha"
nuk po dukej, ata me grykën e armëve i hapën ferrat dhe, kur ç'të shohin? Një
mori armësh të fshehura aty. Ishte viti 1948 dhe, me kohë qenë mbledhur armët.
Në të gjendeshin armë të fshehura, të
priste burgu.Mirë janë fshehur, po kush e ka bërë këtë shkelje të ligjit?-pyeti
kryetari i loksalitetit. Kësaj pyetje, iu përgjigj një kalimtar që, sapo mbrriti aty.
Edhe ky qe fshatari ynë, por maçoku i ligësisë ia grriste mushkëritë. Kryetar, -
foli i porsambrrituri, -kjo blaca që ndanë arën e Hazizit ( imatë) me arën e
DANIT, më shumë është e HAZIZIT.HAZIZI i ka fshehur se para një muaji pushteti
popullor HAZIZIT i ka pushkatur të vëllanë.Është armik dhe ai i ka fshehur.Në
fakt, vëllan e timeti.HILMI HYSI me
profesion jurist, i diplomuar në MON PELIE qe pushkatuar në shkurt 1948, me
grupin e dytë të deputetëve.
Mirë,
- tha kryetari, - njoftoje HAZIZIN që nesër të vijë në lokalitet. Ç'gëzim që
ndjeu ky"korrieri" dhe u jep këmbëve dhe sa sos tek shtëpia, i thotë
timeti:- Nesër në ora 8 në lokalitet, - më la porosi kryetari. Babai im qe
mësuar me mbledhje në lokalitet se, asokohe, qe kryetar këshilli për Petovën e
re. Mirëpo "korrieri" nuk e mbante dot"gëzimin e madh" për
vete dhe frymën e mban teë DANI:tek DAN PATOKU. Qe më i ri se DANI dhe i thotë:- Mixha DAN! Hazizit
ia vura prangat?
-Por
pse, mor çun?
Aty
tek"blaca" që ndanë me arën tënde, ata të pushtetit kishin ra për gjah dhe i kanë
gjetë do armë të fhsehura.U thashë:-Hazizi i
ka fshehur se ia kanë vra dhe një vëlla dhe asht armik!
-
More rrezikzi, -ka mbriit DAN PATOKU, po ato armë i kam fshehur unë dhe janë të
NURIES.Iu vra burri aty ka çlirimi dhe m'u lut:- Pashë zotin m'i hiq syshë dhe
unë i hodha bash aty ku s'i gjet njeri.
-I
hodhe, nuk i hodhe, çfarë të duhet ty, kur faji mbetë tek HAZIZI e ta mbaj me
shëndet.
-Jo,
mor hajn, nuk e lë me shkue harap pa faj
se më thonë RAMADAN SHABAN PATOKI dhe ti hiqmu sysh, se nuk të shoh dot. Të
nesërmen, qysh në mëngjes, babai im e mbajti frymën në loklaitet. Kujtonte se e
kishin thirrur për ndonjë problem, por, këtë radhë, qe ndryshe hesapi. Ata, të pushtetit lokal, e kishin bërë procesin gati.Kishin firmosur
dhe dëshmitarët dhe pritej firma e timeti si fajtori pa faj. Ia raportuan
gjendjen dhe i thanë të firmoste.
Jo vetëm që nuk firmos, por as di fare në ka
patur armë të fshehura në blacën që ndan me arën e DANIT.
-Qemë
10-burra që i gjetëm dhe nuk ke pse nuk pranon? Ndërsa imatë po kundërshtonte, befas,
fare pa trokitur, hyn DAN PATOKU dhe thotë:- A e kini thirrur HAZIZIN, a? Po
ato armë i kam hedhur unë, kur u vra burri i NURIES! Shloheni, mor, burrin e
huej, ej!
Dhe
kështu e lëshuan baban tim
dhe"korrieri" u largua me bisht në shalë.
P.S.
Me rastin e 50-vjetorit të SHPALLJES SË PAVARËSISË, RAMADAN SHABAN PATOKU për luftë kundër shkjahut, shpallet patriot.
Iu dha një hyrje në një lagje të Fierit dhe ndërropi jetë mesviteve tetëdhjetë.
Tiranë, 9 shkurt 2022