| E shtune, 12.02.2022, 05:28 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Testamenti
Plaku
i kërrusur në luftë me halle,
S’jetonte
si dikur me ideale…
Ndonëse
përballë jetës sfiduese
Tre
djem i rriti i bëri me nuse!
Nuk
ndihej mirë tani në pleqëri,
Filloi
të ankohej në fëmijët e tij!
Për
një përkujdesje më me dinjitet,
I
thirri djemtë dhe rejat n’kuvend!
Kur
të vdes një ditë me siguri,
Do
t’keni dhurata të dashurit e mi!
Një
kapital që s’e imagjinoni,
Edhe
pas vdekjes do t’më kujtoni!
Fëmijët
u gëzuan nga ky premtim,
Ngarendën
te baba të gjithë në shërbim!
Pas
disa vitesh me plot lezet,
Plaku
u shtri për të ndërruar jetë !
Nxori
nga goja fjalët më të mira:
-Nën
dardhë e keni qypin me lira!
Pasi
e varrosën krejt sipas adetit,
Vajtën
te dardha n’vend të Amanetit!
I
nxorën lopatat ç’të shohin me sy,
Në
qyp e gjetën vetëm një bri!
Një
bri bualli me rrathë shumë,
Që
askujt s’i hynte në punë!
Shikojnë
brenda mos fshihej sekreti,
Gjetën
një letër në formë Testamenti!
-Kush
mundohet për fëmijë,
I
hyftë n’bythë çeky bri!
(Karikatura marrë nga
interneti)